Autor: TV News
Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore duke shënjestruar disa rajone në mbarë Ukrainën, teksa Moska po tenton që të bëjë përparim në front, thanë zyrtarët ukrainas. Ndërkaq, një guvernator rus fajësoi Ukrainën për një sulm me dronë që shkaktuan ndërprerje të operacioneve në një stacion pompimi të një naftësjellësi të madh më 27 shtator. Sulmet vijnë në kohën kur mundësitë për paqe duken të pakta dhe shumë presin që pushtimi rus i Ukrainës të vazhdojë edhe në për vitin e pestë këtë dimër. Sulmet ruse goditën infrastrukturë kritike dhe një ndërtesë banimi në një “sulm masiv” në rajonin Vinitsia të…
Julian Alvarez ka shënuar gol të jashtëzakonshëm ndaj Real Madrid. Rezultati tashmë është 4 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. Argjentinasi shënoi eurogol nga gjuajtja e lirë. Ja pamjet – VIDEO. The post ALVAAAAREEEEZ! Argjentinasi realizon eurogol, Atletico shënon golin e katërt appeared first on GazetaBlic.
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për disa vjedhje të kryera në seri. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Friday’, është arrestuar Arben Lleshi 42 vjeç, i akuzuar si autor i 7 vjedhjeve,5 biçikletave si dhe në 2 subjekte ka vjedhur sende të ndryshme. Në kudër të operacionit ‘Bashkëpunimi’, policia ka arrestuar Eusedio Dumbollari 29 vjeç ndërsa u shpall në kërkim 28-vjeçari me iniciale O. Sh., 28 vjeç. Dumbollari dyshohet se ka vjedhur më datë 14 shtator vjedhur një shumë parash në subjektin e personit F. Q., ndërsa më datë 17.09.2025, në bashkëpunim me 28-vjeçarin, kanë vjedhur 3…
Dy persona janë shpallur në kërkim pas një operacioni antidrogë në Himarë. Ata janë identifikuar si Romeo Bezhani dhe Argjend Nanaj. 3 parcelat midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur u zbuluan pas kontrolleve me dronë. Blutë kanë asgjësuar 302 bimë kanabisi dhe sekuestruar 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, bazuar edhe në informacionet e siguruara, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit…
BE-ja ka rënë dakord për të siguruar hapësirën ajrore me anë të një “muri mbrojtës” kundër dronëve rusë. Pas një takimi me ministrat e mbrojtjes nga 10 shtete anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore, komisioneri i BE-së për industrinë e mbrojtjes, Andrius Kubilius, deklaroi se një mur kundër dronëve, për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet ajrore, është një përparësi e menjëhershme dhe një element thelbësor i bllokut. Çështja u ngrit në axhendë pas një vale ndërhyrjesh me dronë në Danimarkë, Poloni dhe Rumani, si dhe pas shkeljes së hapësirës ajrore në Estoni nga avionë luftarakë rusë. Sipas planit, muri do të…
Juventus dhe Atalanta përballen sot në Serie A. Ky takim luhet me fillim nga ora 18:00 dhe ndryshe nga pritshmëritë, Edon Zhegrova nuk është përfshirë në formacionin titullar. Trajneri Tudor ka vendosur që të mos e inkuradroj Zhegrovën nga minuta e parë, pavarësisht që mediat italiane e raportuan gjatë gjithë javës këtë gjë. Juventus: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Koopmeiners, Thuram, Cambiaso; Adzic, Yildiz; Openda Atalanta: Carnesecchi; Kossounou, Djimsiti, Ahanor; Bellanova, De Roon, Pasalic, Zappacosta; Samardzic, Sulemana; Krstovic /GazetaBlic Sport/
Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës. Vendi dhe koha kur ka ndodhur e bëjnë të vështirë praninë e dëshmitarëve okulare. Po ashtu, nuk dihet nëse me siguri nëse ngjarja ka ndodhur pikërisht aty ku u gjet viktima. Janë gjetur dy armë gjahu, ndërsa në zonë nuk ka kamera sigurie dhe deri tani nuk ka të dhëna për konflikte të mëparshme që mund të lidhen me rastin”.
Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello ka folur para derbit Milan-Napoli. Dy klubet e mëdha italiane, do të ndeshen nesër në derbin e kësaj fundjavë në Serie A. “Do të jem në stadium per Milan-Napoli. Jam kurioz të shoh nëse Napoli mund ta mbajë ritmin kuqezi, gjë që nuk ka ndodhur gjithmonë në këto ndeshjet që kam parë të ekipit te Conte-s me ekipe të tjera. Kjo gjithashtu sepse Milani duket se është në formë të mirë fizike dhe atletike sipas meje”, ka thënë Capello. Aktualisht, kampioni në fuqi i Italisë, Napoli kryeson elitën e futbollit italiane me 12 pikë…
Radhe të gjata automjetesh janë krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare të Bllatës, ku dhjetëra qytetarë të qarkut të Dibrës i janë drejtuar Maqedonisë së Veriut për t’u furnizuar me naftë dhe produkte ushqimore. Sipas drejtuesve të mjeteve, arsyeja kryesore është çmimi më i ulët i naftës në shtetin fqinj, e cila shitet rreth 60 lekë më lirë për litër dhe, sipas tyre, është edhe më cilësore. Përveç karburantit, edhe produktet ushqimore në Maqedoninë e Veriut kushtojnë më pak se në Shqipëri, çka i detyron qytetarët të kalojnë kufirin çdo fundjavë. Megjithatë, pritjet e gjata mbeten një problem i madh.…
Manchester United ka shënuar golin e parë të tyre ndaj Brentfordit. Golin e realizoi slloveni Benjamin Sesko, në minutën e 27-të. Ky është edhe goli i parë i Seskos me fanellën e Manchester Unitedit. Rezultati është 2-1. pic.twitter.com/NLxwYAgnKz — 📲 Follow @CenterOfGoals (@AllynSkile96068) September 27, 2025
