Autor: TV News
Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i Republikës, pavarësisht dorëheqjes së paraqitur të hënën në mëngjes, ka vendosur të riemërojë ish-ministrin e Mbrojtjes, i cili kishte preferuar të tërhiqej: Nuk ekzistonin kushtet për të vazhduar, kanë mbizotëruar interesat e palëve. Pak çaste pas konfirmimit të emërimit të Lecornu-së nga Elizeja, vetë ai publikoi një mesazh në X: E pranoj për detyrë misionin që më është besuar, për të siguruar që Franca të ketë një buxhet brenda fundit të vitit. Macron ka vlerësuar se takimi i sotëm me partitë politike në Elize…
Drejtori i Zyrës së Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Russ Vote, njoftoi sot nëpërmjet platformës X se “reduktimi i stafit ka filluar”, që do të thotë shkarkimi i punonjësve federalë për shkak të paralizës fiskale të shtetit. Zyra e Vote i tha AFP-së se një “numër i konsiderueshëm” punonjësish do të pushoheshin nga puna, pa dhënë shifra specifike ose pa specifikuar se cilat departamente do të preken. Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë tha se punonjësit po pushoheshin nga puna, gjë që ai e quajti “pasojë e mbylljes së qeverisë nga demokratët”. Punonjësit që morën njoftime për pushimet e tyre…
Presidenti Vladimir Putin deklaroi këtë të premte se Rusia po zhvillon armë të reja strategjike dhe se mungesa e një vendimi nga SHBA për zgjatjen e marrëveshjes “New START” nuk do të ishte problem i madh për Moskën. Marrëveshja, që vendos kufij për kokat bërthamore, skadon vitin e ardhshëm. Duke folur gjatë një samiti në Taxhikistan, Putin tha se një garë e re armatimesh ka nisur dhe Rusia është e gatshme të zgjasë marrëveshjen nëse SHBA bën të njëjtën gjë. Ai paralajmëroi gjithashtu se Rusia do të vazhdojë testimet dhe zhvillimin e armëve bërthamore të gjeneratës së re. “Ne jemi…
Një shpërthim i madh është raportuar në një fabrikë ushtarake të eksplozivëve në shtetin amerikan Tennessee. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se ka viktima, por deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera. Mediat lokale raportojnë gjithashtu se disa persona rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në një fabrikë të kompanisë Açurate Energetic Systems, e vendosur në zonën Bucksnort, pranë qytetit McEëen, rreth një orë në jug të qytetit Nashville. “Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim në fabrikën e Açurate Energetic Systems në zonën Bucksnort. Shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për…
Pas dy orësh diskutimesh, Presidenti francez Emmanuel Macron përfundoi takimin me krerët e partive politike, mes tensioneve dhe pritshmërive për emërimin e kryeministrit të ri. Sipas Laurent Panifous, kreu i grupit centrist LIOT, “qeveria nuk do të shpërndahet”, ndërsa emërimi i kryeministrit të ri pritet të ndodhë brenda orëve në vijim. Nga ana tjetër, Marin Tondelier, udhëheqësja e partisë së ekologjistëve, u shpreh e zhgënjyer pas takimit në Pallatin Élysée. Ajo konfirmoi se kryeministri i ri nuk do të jetë nga e majta, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi në kampin e saj politik. “U larguam pa marrë asnjë përgjigje, përveç…
Qumështi është i shëndetshëm dhe ushqyes, por nëse e teproni me pirjen e tij, nuk garanton shëndet më të mirë. Sipas një studimi suedez, pirja e tepërt e qumështit mund të shoqërohet me vdekshmëri dhe një rrezik në rritje të frakturave. Për studiuesit, pirja e tepërt e qumështit do të thotë tri ose më shumë gota në ditë. Rezultatet e studimit janë edhe më shqetësuese për gratë. Kur është fjala për pjesëtaret të gjinisë femërore, është zbuluar se konsumimi i tri ose më shumë gotave në ditë mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes në krahasim me ata që pinë vetëm…
Forcat e Armatosura Gjermane po planifikojnë të bëjnë një porosi të madhe për sistemin e mbrojtjes ajrore ”Skyranger” nga kompania ”Rheinmetall”, me qëllim forcimin e aftësive të tyre mbrojtëse nga dronët. Gazeta ”Handelsblatt”, duke cituar burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe njerëz të njohur me sektorin industrial, raportoi se më shumë se 600 sisteme mbrojtëse do të porositen nga kontraktori i mbrojtjes me seli në Dyseldorf këtë vit. Vlera e porosisë, duke përfshirë automjetet shoqëruese, vlerësohet në më shumë se 9,0 miliardë euro (10,4 miliardë dollarë). Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin nuk konfirmoi asnjë shifër, por tha…
Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të reagojnë me masa konkrete pas një sulmi rus në shkallë të gjerë ndaj objekteve energjetike ukrainase që vrau një djalë 7-vjeçar në Zaporizhia dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në nëntë rajone dhe pjesën lindore të Kievit. “Ajo që nevojitet nuk janë fjalë boshe, por veprime vendimtare, nga SHBA-ja, Evropa dhe G7, duke ofruar sisteme mbrojtëse ajrore dhe duke zbatuar sanksione”, tha Zelensky në një deklaratë, duke shtuar se Rusia nisi më shumë se 450 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe më shumë se 30 raketa në të gjithë vendin. Presidenti ukrainas tha se sulmi kishte shkaktuar ndërprerje…
Të paktën dy persona humbën jetën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që goditi Filipinet sot , duke shkaktuar një paralajmërim për cunami që u hoq më vonë, thanë autoritetet. ❗️⚠️🇵🇭 – A 7.6-magnitude earthquake struck offshore in the southern Philippines on October 10, 2025, at a depth of 10 km (6 miles) off Manay town in Davao Oriental province, Mindanao region. The Philippine Institute of Volcanology and Seismology (Phivolcs) warned of potential… pic.twitter.com/D6UiQA2Z6Z — 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) October 10, 2025 Tërmeti goditi rreth 20 kilometra larg bregdetit të qytetit Manay në ishullin jugor të Mindanaos në…
Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka shpallur fituese të Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025, politikanen opozitare venezueliane Maria Corina Machado. Machado u vlerësua për përkushtimin e saj të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave demokratike të popullit të Venezuelës dhe për përpjekjet e saj në promovimin e një tranzicioni të drejtë e paqësor nga diktatura drejt demokracisë. Pavarësisht se gjatë vitit të fundit është detyruar të jetojë e fshehur dhe përballet me kërcënime serioze për jetën e saj, Machado ka zgjedhur të qëndrojë në vend, duke u bërë simbol i guximit dhe shpresës për miliona qytetarë venezuelianë. “Kur…
