Autor: TV News
Dje, Kosova u përball me një moment të rëndësishëm demokratik, kur u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve lokale. Nga 38 komuna, 17 prej tyre arritën të zgjedhin kryetarin e tyre pa nevojën e balotazhit. Ky proces zgjedhor shënon një hap të rëndësishëm për qytetarët, të cilët në disa komuna, veçanërisht në veriun e vendit, arritën të shprehin vullnetin e tyre pa pasur nevojë për një raund të dytë. Kjo tregon një angazhim të lartë të qytetarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike. Ndërkohë, qytetarët e komunave si Mitrovica e Jugut, Prishtina, Vushtrria dhe disa të tjera do të…
Shtatë pengjet e para izraelite janë liruar nga Hamasi në mëngjesin e sotëm. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Izraelit, e cila ka bërë publikë edhe emrat e tyre. Të liruarit janë: Matan Angrist Gali dhe Ziv Berman Alon Ahel Eitan Mor Guy Gilboa-Dalal Omri Miran Këta janë pengjet e para që janë liruar si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas autoriteteve izraelite, në orën 10:00 me kohën lokale pritet të nisë faza e dytë e dorëzimit të pengjeve. Ndërkohë, raportohet se dy nga gjithsej 20 pengjet izraelite ndodhen në gjendje kritike për shkak…
Në Prishtinë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vetëm edhe tri kuti votimi pa numëruar. Ky moment delikat në procesin zgjedhor ka ngjallur shumë diskutime dhe spekulime mbi rezultatin përfundimtar. Të dhënat e deritanishme tregojnë se Përparim Rama nga LDK është në krye me 34 mijë e 752 vota, ose 33.76%. Kjo e bën atë një kandidat të fortë për të vazhduar në balotazh. Menjëherë pas tij, Hajrulla Çeko i VV-së renditet me 33.05%, duke siguruar 34 mijë e 22 vota. Ky rezultat tregon se gara mes këtyre dy kandidatëve është jashtëzakonisht e ngushtë, duke rritur tensionin dhe pritshmëritë për votat…
Manastirliu takim me bluzat e bardha: Tirana sociale, më shumë shërbime për familjet dhe komunitetin
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, u takua me mjekë dhe infermierë, si një nga grupet e interesit, për të diskutuar rolin që ka bashkia në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Duke vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e bluzave të bardha, për rolin e tyre si profesioniste, gra e nëna ajo tha se Tirana duhet të zhvillohet si një qytet social, ku çdo projekt i ri të ketë në qendër nevojat e fëmijëve, të moshuarve dhe familjeve. “Tirana sociale është në themel të çdo pune që bëhet në Tiranë. Qoftë në infrastrukturë, në ndërtim, fokusi do të…
Refuzimi i kandidatit Florjan Binaj për të dalë në fushatë me kryetarin e Partisë Demokratike, duket se nuk e ka shqetësuar Sali Berishën, i cili në komunikimin e përditshëm me gazetarët vlerësoi qëndrimin e kandidatit që sot gëzon mbështetjen e shumicës së partive opozitare në vend. Berisha shpjegoi se Florjan Binaj është kandidat i pavarur dhe është normale të hartojë strategjinë e tij të fushatës zgjedhore. “Nëqoftëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarët e partive. Por kryetarët e partive do të angazhohen me të gjitha mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për…
Gjatë prezantimit të raportit të OECD mbi rezultatet e Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe Nxënies (TALIS), Kryeministri Edi Rama vuri në dukje domosdoshmërinë e mbështetjes së mësuesve të rinj, uljen e ngarkesës së punës dhe rritjen e rolit të teknologjisë në procesin mësimor. Duke komentuar të dhënat e raportit, Rama tha se shqetësimi për mundësinë që mësuesit e rinj të braktisin profesionin për shkak të mungesës së mbështetjes është një sinjal serioz që qeveria e trajton me prioritet. “Një pjesë e mësuesve të rinj raportojnë që mund ta lënë profesionin nëse nuk ndihen të mbështetur. Ky është një sinjal që…
Një ushqyerje e rregullt nënkupton një ushqim të ekuilibruar, të shumëllojshëm dhe që përmban të gjitha lëndët ushqimore të domosdoshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush. Si rregull, gjatë shtatzënisë ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë (me përjashtim të rasteve kur vuani nga ndonjë sëmundje). Megjithatë duhet thënë se disa ushqime përdoren më shumë se të tjerat, sepse krijesa në rritje shpenzon një pjesë të konsiderueshme për nevojat e veta dhe për pasojë është i domosdoshëm plotësimi i rezervave të harxhuara. Kjo nuk do të thotë që të “ushqeheni…
Petrelë, Tiranë – Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Në këtë fazë, 12 ekipe finaliste me arkitektët më prestigjiozë në botë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, do të paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, me synimin për të përzgjedhur konceptin fitues që do të formësojë një hapësirë kushtuar harmonisë fetare, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Në…
12 studio arkitekture nga vende të ndryshme prezantuan projektet e tyre për “Parkun e Besimit” një hapësirë që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha komunitetet fetare në vend. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ky park do të jetë një hapësirë reflektimi shpirtëror dhe gjithashtu shpalos qartë historinë e vendit tonë. “Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol…
Punimet e aksit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Loti i 5-të po ecin me ritme të shpejta. Zëvëndëskryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi punimet e segmentit Papër-Ura e Grykshit ku u shpreh optimiste se do të kapen afatet për të përfunduar punimet brenda verës së vitit të ardhshëm. “Synimi ynë është që deri në qershor 2026 të përfundojmë plotësisht 18 kilometrat e parë të segmentit, duke e kthyer atë në një autostradë të tipit A, me standarde të plota europiane. Rruga do të ketë dy korsi në secilën drejtim me gjerësi 3.75 m, si dhe një korsi emergjence prej…
