Autor: TV News

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së tetë në Ligën Premier. “Djajtë e Kuq” i arkëtuan pikët e plota ndaj rivalit të përbetuar me rezultat të ngushtë 1:2. Pas vetëm 63 sekondave lojë, Unitedi kaloi në epërsi përmes Bryan Mbeumo që shënoi pas asistimit të Diallos (2’). Mbeumo do të mbahet mend në histori meqenëse ishte goli më i shpejtë që është shënuar në këtë përballje mes rivalësh të urryer. Liverpooli tentoi të kthehet në lojë përmes Cody Gakpos, megjithatë ky i fundit goditi shtyllën. Ndërkohë, Unitedi gjithashtu rrezikoi me anë…

Read More

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se një seri sulmesh ajrore izraelite në territor vranë të paktën 33 persona sot, nga numri i mëparshëm që ishte 21 të vdekur. Ushtria izraelite tha se goditi dhjetëra objektiva të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit nëntë ditor të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Izraeli pretendon se këto goditje janë përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Hamasi, të cilat janë mohuar kategorikisht nga organizata palestineze. “Si përgjigje ndaj shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët gjatë ditës, ushtria izraelite ka…

Read More

Anësori i Juventusit, Edon Zhegrova, rrezikon të humbasë ndeshjen e ardhshme të Juventusit në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit të mërkurën në mbrëmje për shkak të dëmtimit të tij të fundit. Futbollisti kosovar është paraqitur vetëm 36 minuta në tre paraqitje si zëvendësues që kur iu bashkua Juventusit, përcjell GazetaBlic Sport. Ai nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje garuese për klubin ose kombëtaren që nga dhjetori i kaluar për shkak të një dëmtimi në muskuj që e mbajti jashtë gjysmës së dytë të sezonit 2024-25. Tani, sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, Zhegrova mund të humbasë edhe…

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në një konvikt të Universitetit Shtetëror të Oklahomës, duke lënë pas disa të vdekur dhe të plagosur. Ngjarja e rënë u shënua në orën 3:40 të mëngjesit. Sipas autoriteteve, si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën disa persona, mes tyre një student, por numri i saktë mbetet i papërcaktuar. Ndërkohë disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore.  

Read More

 Sipas Le Parisien, Ousmane Dembele do të përfshihet në skuadrën e PSG-së që do të udhëtojë për në Leverkusen të hënën përpara ndeshjes së së martës në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen. Fituesi i Topit të Artë më në fund është rikthyer. I lënduar në kofshën e djathtë që nga fillimi i shtatorit, sulmuesi 28-vjeçar do të ribashkohet me shokët e tij të ekipit pas më shumë se një muaji jashtë fushe. Siç raportohet nga Le Parisien, Ousmane Dembele do të jetë pjesë e skuadrës së PSG-së për ndeshjen kundër Bayer Leverkusen. Megjithatë, 28-vjeçari pritet të fillojë në stol…

Read More

Irani ka ekzekutuar një person të dënuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, tha sistemi gjyqësor më 19 tetor. Ky është dënimi i fundit, teksa Irani së voni ka kryer një sërë ekzekutimesh që lidhen me luftën 12-ditore që Irani dhe Izraeli zhvilluan në qershor të këtij viti. “Ekzekutimi i këtij spiuni… u krye në burgun e Komit pas konfirmimit nga Gjykata Supreme dhe refuzimit të kërkesës së tij për amnisti”, citohet të ketë thënë Kazem Mousavi, kryegjyqtari i provincës Kom, sipas ueb-faqes së gjyqësorit iranian, Mizan Online. Identiteti i burrit – që u dënua me varje të…

Read More

Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse duke blerë mijëra dronë Skydagger dhe Bayraktar nga Turqia. Kjo blerje ka shkaktuar një reagim të fortë nga Serbia, e cila e sheh këtë veprim si një kërcënim për sigurinë rajonale. Reagimi serb ka qenë i ashpër, me presidentin Aleksandar Vuçiç që e ka quajtur sjelljen e Turqisë si një provokim të papranueshëm. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve dhe ka akuzuar Turqinë për përpjekje për të ringjallur ndikimin e saj në Ballkan. Ekspertët e mbrojtjes vlerësojnë se dronët turq do të…

Read More

Arbër Zeneli vazhdon me paraqitje të mira në Suedi. Futbollisti kosovar i Elfsborg ka asistuar në golin e barazimit ndaj Oster, shkruan GazetaBlic Sport. Zeneli dërgoi një harkim fantastik në zonë – i cili e gjeti Silverholt që më pas realizoi dhe barazoi shifrat. Ja asistimi i Zenelit: IF Elfsborg och Taylor Silverholt replikerar direkt! 1-1 på Borås Arena 👀 📲 Se matchen på HBO Max pic.twitter.com/n3yQJGB4E3 — Sports on HBO Max 🇸🇪 (@sportshbomaxse) October 19, 2025

Read More

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit. Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar. Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat…

Read More