Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Elifi nga Dibra lëviz me karrocë dhe dy motrat e saj çdo ditë e hypin dhe zbresin nga kati i katërt! Ato kanë nevojë për ndihmën tonë!

20 Shtator, 2026

Dita e pestë e protestave kundër vendimit të Speicales, qytetarët mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu

20 Shtator, 2026

Tragjedi në rrugën Manastir–Prilep, humb jetën 17-vjeçarja

20 Shtator, 2026

Vdes alpinisti në Malin Sharr, kufomën ja sjellin me helikopter?

20 Shtator, 2026

Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli

20 Shtator, 2026

Sulmoi fizikisht një të mitur në Kumanovë, arrestohet 40-vjeçarja

20 Shtator, 2026

VLEN: HARAÇINA PO NDRYSHON ME PUNË

20 Shtator, 2026

Sulm masiv me dronë në Moskë, dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

20 Shtator, 2026

Makao, do të mbahet Galaja e Muzikës së Filmit “Hëna që ngrihet mbi Zonën e Madhe të Gjirit” 2026

20 Shtator, 2026

Nga fletoret e shtëpisë te bankat e New York-ut – Kurti mes nxënësve shqiptarë në Bronx: Gjuha jonë nuk mposhtet!

20 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 20 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin

TV NewsBy TV News19 Tetor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Irani ka ekzekutuar një person të dënuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, tha sistemi gjyqësor më 19 tetor.

Ky është dënimi i fundit, teksa Irani së voni ka kryer një sërë ekzekutimesh që lidhen me luftën 12-ditore që Irani dhe Izraeli zhvilluan në qershor të këtij viti.

“Ekzekutimi i këtij spiuni… u krye në burgun e Komit pas konfirmimit nga Gjykata Supreme dhe refuzimit të kërkesës së tij për amnisti”, citohet të ketë thënë Kazem Mousavi, kryegjyqtari i provincës Kom, sipas ueb-faqes së gjyqësorit iranian, Mizan Online.

Identiteti i burrit – që u dënua me varje të shtunën në qytetin e shenjtë të Komit, në jug të Teheranit – nuk është bërë publik.

Sipas autoriteteve iraniane, personi i dënuar kishte nisur kontaktet me shërbimin izraelit të inteligjencës në tetor të vitit 2023 dhe u arrestua në mes të janarit dhe shkurtit të vitit 2024.

Sipas autoriteteve iraniane, i dyshuari nisi të kontaktonte me shërbimin e inteligjencës izraelite në tetor 2023 dhe u arrestua midis janarit dhe shkurtit 2024.

Hetuesit thanë se ai pranoi bashkëpunimin me agjencinë izraelite të inteligjencës, Mossad, dhe i dërgoi online informacione konfidenciale.

Më herët këtë muaj, gjashtë burra u ekzekutuan në provincën Kuzestan nën dyshime për terrorizëm, më pak se një javë pasi një person që u përshkrua si një nga spiunët kryesor të Izraelit u ekzekutua me varje.

Një tjetër, i quajtur Roozbeh Vadi, u ekzekutua nën dyshimet se kishte zbuluar informacione për një shkencëtar bërthamor që u vra gjatë konfliktit të qershorit.

Republika Islamike, e cila kryen ekzekutime me varje, është shteti i dytë në botë pas Kinës, me numrin më të lartë të ekzekutimeve të kryera, sipas organizatave për të drejtat e njeriut./REL

Lexuar: 10

Lajme te ngjashme

Sulm masiv me dronë në Moskë, dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Makao, do të mbahet Galaja e Muzikës së Filmit “Hëna që ngrihet mbi Zonën e Madhe të Gjirit” 2026

Trump dëbon CNN dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë

SHBA-ja dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për Grenlandën pas kërcënimeve për aneksim

SHBA shqyrton tërheqjen e deri 40 mijë trupave nga Evropa

Senatorja amerikane: Duhet t’ua bëjmë të qartë rusëve se NATO në Kosovë dhe EUFOR-i në BeH janë në gatishmëri të lartë

Lajmet e fundit

Elifi nga Dibra lëviz me karrocë dhe dy motrat e saj çdo ditë e hypin dhe zbresin nga kati i katërt! Ato kanë nevojë për ndihmën tonë!

20 Shtator, 2026

Dita e pestë e protestave kundër vendimit të Speicales, qytetarët mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu

20 Shtator, 2026

Tragjedi në rrugën Manastir–Prilep, humb jetën 17-vjeçarja

20 Shtator, 2026

Vdes alpinisti në Malin Sharr, kufomën ja sjellin me helikopter?

20 Shtator, 2026

Musliu: Haga mund të mbajë katër burra, por jo kujtesën e një populli

20 Shtator, 2026

Sulmoi fizikisht një të mitur në Kumanovë, arrestohet 40-vjeçarja

20 Shtator, 2026

VLEN: HARAÇINA PO NDRYSHON ME PUNË

20 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.