Autor: TV News
Lionel Messi mbylli sezonin e rregullt të MLS me një hat-trick spektakolar kundër Nashville, duke vazhduar ta shkruajë historinë e tij legjendare në futboll. Ylli i Inter Miami këtë sezon regjistroi 29 gola dhe 19 asistime, shifra që e vendosin në një nivel krejt tjetër në kampionatin amerikan. Me këto gola, Messi ka arritur në 888 gola në karrierë, prej të cilëve 70 me Inter Miamin dhe 50 në MLS. Ky ishte hat-trick-u i 60-të në karrierën e tij profesionale, një tjetër dëshmi e konsistencës dhe madhështisë së tij. Pas shpalljes si MVP i MLS sezonin e kaluar, gjithçka tregon…
Vazhdojnë ndeshjet e javës së 9-të në Albi Mall Superliga. Tre ndeshje të tjera zhvillohen sot me vëmendjen tek ndeshja Drenica-Prishtina, me kryeqytetasit që po synojnë të forcojnë kreun këtë sezon. Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë ato mes Ballkanit dhe Dukagjinit si dhe Llapi ndaj Ferizajit. Kujtojmë se këto ndeshje pritet të zhvillohen në orën 13:00
Plakja e trurit dhe çrregullimet neurologjike të lidhura me të, siç janë dëmtimi i lehtë njohës dhe sëmundja e Alzheimerit, përbëjnë një sfidë të rëndësishme. Hulumtimet e fundit shkencore kanë filluar të eksplorojnë rolin e të ushqyerit në shëndetin e trurit, duke nxjerrë në pah potencialin e dietës mesdhetare. Një studim i ri i botuar në Clinical Nutrition, zbuloi se një dietë mesdhetare e gjelbër, e pasuruar me çaj jeshil, mund të ngadalësojë rënien njohëse. Studimi DIRECT PLUS, një nga studimet më të gjata mbi lidhjen midis dietës dhe funksionit të trurit, përfshiu rreth 300 persona. Pjesëmarrësit ndoqën një nga…
Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan me origjinë polake, Janusz Bugajski, njohësi i çështjeve euroatlantike dhe të Ballkanit si dhe mbrojtës i demokracisë e lirisë së shtypit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik ish-drejtori i VOA-s për Evropë dhe Euroazi, Elez Biberaj. “U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se një “nëndetëse e madhe e trafikut të drogës” është shkatërruar nga forcat amerikane, ndërsa dy prej personave që ndodheshin në bord, të cilët i quajti “narko-terroristë”, janë dërguar në vendet e tyre të origjinës, Ekuador dhe Kolumbi. “Pata nderin të shkatërroja një nëndetëse të madhe që transportonte drogë drejt Shteteve të Bashkuara, në një rrugë të njohur trafiku. Sipas shërbimeve tona të inteligjencës, ajo ishte e mbushur kryesisht me Fentanil dhe lëndë të tjera të paligjshme”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social. Sipas tij, në bord ndodheshin katër persona. Dy prej…
Superliga e Kosovës rikthehet pas pushimit të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës. Ditën e sotme, do të zhvillohen dy ndeshje, kurse, nesër do të luhen edhe tri ndeshje tjera, shkruan GazetaBlic Sport. Drita do të jetë nikoqire e Malishevës, me të dy skuadrat që si objektiv i kanë pikët e plota. Këto janë formacionet zyrtare: Drita: Maloku, Ovouka, Pëllumbi, Bejtullai, Krasniqi, Limaj, Broja, Dabiqaj, Zidane, Sheji, Manaj. Malisheva: Pas pak…
Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufizimet mbi programin e tij bërthamor, pasi ka skaduar marrëveshja 10-vjeçare mes tij dhe fuqive botërore, ndonëse Teherani përsëriti më 18 tetor “angazhimin tonë ndaj diplomacisë”. Marrëveshja e vitit 2015 – e nënshkruar në Vjenë nga Irani, Kina, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara – parashikonte heqjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër Republikës Islamike në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Teheranit. Por, nga marrëveshja Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, ndërsa më pas edhe Irani u tërhoq…
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës. Në asnjërën nga dy përballjet nuk ka gola, me shifrat që kanë mbetur ato të fillimit, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Prishtina e Re – Gjilani 0:0 Drita – Malisheva 0:0 /GazetaBlic Sport/
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi se pika kufitare Rafah, në Rripin jugor të Gazës, në kufirin me Egjiptin, do të mbetet e mbyllur “deri në njoftim të mëtejshëm”. Deklarata sqaroi se hapja e pikës kufitare me Egjiptin do të merret në konsideratë në varësi të faktit nëse Hamasi i kthen trupat e pengjeve dhe i zbaton marrëveshjet. Më parë, ambasada palestineze në Egjipt kishte njoftuar se vendkalimi kufitar Rafah, i cili ka qenë i mbyllur që nga maji i vitit 2024, do të rihapet të hënën. Hamasi ende nuk i ka kthyer të gjithë trupat e pengjeve izraelite…
Në agimin e një dite vere të vitit 2021, shërbimet sekrete ruse zbarkuan në apartamentin e njërit prej gazetarëve më të njohur të opozitës, Roman Badanin. Ishte ora 6 e mëngjesit kur zilen e derës së tij në një lagje të qendrore të Moskës e thyenin pa pushim 6 deri në 8 agjentë civilë të FSB-së, të cilët mbanin në dorë një urdhër kontrolli. Për gjashtë orë me radhë ata kontrolluan çdo cep të apartamentit dy dhomësh, ndërsa jashtë, policë me uniforma bastisnin makinat e tij dhe të bashkëshortes. Më pas, Badanin u shoqërua në komisariat, ku u mor në…
