Autor: TV News

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit Fatos Nano. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha teksa ka vlerësuar figurën e Nanos për reformimin e PS dhe anëtarësimin e saj në forumet e majta ndërkombëtare, u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqëve të ish kryeministrit.Lexo edhe :Related Posts “Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëkohësisht  zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku e quan Nonon si arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare.Lexo edhe :Related Posts Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shkruan se ish kryeministri besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit. POSTIMI I BELINDA BALLUKUT:  Lamtumirë Fatos Nano. Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në…

Read More

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson Nanon si figurën që “formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare”. Postimi i plotë:
 Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare. Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë. Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i…

Read More

Një vend të veçantë në jetën tonë e zënë miqtë tanë më të mirë, të parët tek të cilët do të drejtohemi, në momentet tona më të lumtura dhe më të vështira. Çdo shenjë e zodiakut e ka më të vështirë të krijojë miqësi me anëtarë të caktuar të zodiakut, por sidoqoftë, ka tre prej tyre që dinë të kultivojnë miqësi kuptimplote. Nëse ata i përkasin rrethit tonë të ngushtë, jemi me fat: mund të mbështetemi tek ata pa kushte. Luani Ai është njëkohësisht animatori dhe mbrojtësi i grupit, kërkon vazhdimisht që të tjerët të ndiejnë se dikush kujdeset për…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano. Me anë të një statusi në Facebook, Braçe shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe bashkëpunimin që Nano i ka dhënë gjatë rrugëtimit sëbashku në Partinë Socialiste. Postimi i Braçes: UNE U BASHKOVA ME PARTINE SOCIALISTE NE VITIN 1991! Hyra ne kete PARTI vete; si te gjithe gjeta rrenoja te nje Partie qe perfundoi keshtu nga mungesa e Lirise; gjeta njerez-ne krye te tyre FATOS NANO, ne nisje te nje perpjekje per te mesuar me LIRINE njerez dale nga ato rrenoja, por edhe te…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!Lexo edhe : POSTIMI I ILIR METËS:  Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij! /vizionplus.tv 

Read More

 Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare. Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize. Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Homazhet dhe ceremonia shtetërore…

Read More

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thekson se vetëm njohja e rrënjëve dhe nderimi i tyre stabilizon të tashmen dhe garanton të ardhmen. Postimi i Spiropalit: Pusho në Paqe, Kryetar!Vetëm njohja e rrënjëve dhe nderimi i tyre stabilizon të tashmen dhe garanton të ardhmen.Lamtumirë! /vizionplus.tv 

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shkruan e ka cilësuar Fatos Nanon si figurë të rëndësishme për rolin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij në biografinë e tij politike, Fatos Nano ka një kapitull të rëndësishëm për rolin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit të parë të luftës nga dalja publike e UÇK-së, deri te ofensiva e verës së vitit 1998, kur terreni shqiptar ishte arenë e lirë e organizimit të…

Read More

Familja e ish-Presidentit të Kosovës,Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së liderit historik të PS dhe ish-kryeministrit, Fatos Nano, i ndarë nga jeta një ditë më parë. Familja Thaçi vlerëson kontributin e madh që Fatos Nano i dha çështjes së Kosovës në periudhën e paraluftës dhe luftës së viteve 1998–1999 është historike dhe kontributi i tij mbetet një trashëgimi e çmuar e vlerave tona kombëtare. Telegram ngushëllimi i Familjes Thaçi për Familjen Nano: E nderuar Familje Nano, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Në këto ditë dhimbjeje,…

Read More