Autor: TV News
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Fushiticë të Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën pasi është plagosur në rrethana ende të paqarta. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Insajderin se policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:30. “Rreth orës 13:30, policia është njoftuar për një […] The post Ngjarje tragjike! Një burrë vdes pas plagosjes, policia jep detaje appeared first on InfoKosova.
25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau me thi.kë të atin Pjetër Kodheli pak ditë më parë në Durrës, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. Masa “arrest me burg” rezultoi të ishte e ligjshme. Ai u shfaq duke qeshur në dhomën e xhamit, ku qëndroi gjatë gjithë seancës. I riu ka deklaruar pas ngjarjes përpara policisë se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin. “Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se “nuk e di si ndodhi, mora thi.kën dhe e qëllova”. “Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu…
Policia e Kosovës nuk e ka lejuar tifogrupin ‘Torcida’ të udhëtojë në Vushtrri. Mitrovicasit janë organizuar maksimalisht për këtë ndeshje dhe janë nisur rrugës për në stadiumin ‘Ferki Aliu’, por janë ndaluar nga Policia e Kosovës, transmeton GazetaBlic Sport. Megjithatë, ata janë nisur tashmë në këmbë dhe janë rrugës për në stadium. Këto janë pamjet nga ky moment.
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë lamtumirën liderit historik të PS-së Fatos Nano, me një videokartolinë në të cilën ndan momentet më të rëndësishme që shenjuan karrierën politike të tij. Nano u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare pas më shumë se 20 ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Kreu i qeverisë thotë se “miku i tij i dikurshëm dhe i rigjetur sërish” u nda nga jeta pas një lufte sfilistëve me sëmundjen, por shton se nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe vendi që ka pasur në PS. “Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin…
Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Obiliq. Bazuar në raportimin e “Indeksonline”, flakët kanë përfshirë hotelin në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i cili po garon edhe për kryetar të komunës. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. GazetaBlic ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
E diela e 2 nëntorit u shpall nga qeveria ditë zie kombëtare në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano. Homazhet për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish-kryeministrit Fatos Nano do të zhvillohen në hollin e Pallatit të Kongreseve nga ora 8:30 deri në orën 11:00. Ndërkohë që ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës do të jetwnë orën 12:05. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në mesditë do të ndërpritet çdo veprimtari dhe do të mbahet një minutë heshtje. Fatos Nano ishte një prej figurave kryesore të politikës shqiptare. Ai…
Ka përfunduar ndeshja në Suharekë. Ballkani dhe Ferizaj kanë barazuar me shifrat 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Walid Hamidi shënoi për epësinë e Ballkanit, kurse Haxhimusa barzoi shifrat dhe vendosi epilogun përfundimtar. /GazetaBlic Sport/
Përgjatë vizitës së saj zyrtare në Kopenhagen, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një ligjëratë në Universitetin e Kopenhagës me temë: “Navigimi i zgjerimit: zëri i Shqipërisë në Evropë”. Në bashkëbisedimin e saj me studentë dhe përfaqësues të botës akademike, Spiropali theksoi se “rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë dhe të zhvilluar”. Një Shqipëri me mundësi për njerëzit e saj, sipas Spiropalit, është potencial vlerash dhe kontributesh edhe për BE-në. “E ftuar në Universitetin e Kopenhagenit, ku theksova se rrugëtimi ynë europian nuk është arratisje nga vendi,…
Vushtrria e ka shënuar golin e dytë ndaj Trepçës. Vendasit kanë realizuar në minutën e 37-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati shkon tashmë në 2 me 0, gjithshtu Trepça ka një lojtar më pak. The post Vushtrria dyfishon shfirat, realizon golin e dytë ndaj Trepçës appeared first on GazetaBlic.
Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në datën 9 nëntor; Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Rreth 308 mijë qytetare në 5 njësitë e qeverisjes vendore do të zgjedhin të dielën e 9 nëntorit kryetarët e rinj të bashkive. 13 kandidatë garojnë në këto zgjedhje të pjesshme; PS ka prezantuar 5 kandidatë, PD së bashku me aleatët e saj kanë zgjehdur të marrin pjesë në betejën elektorale të 9 nëntorit me kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë, “Shqipëria Bëhet” ka kandidatin e saj në bashkinë e Cërrikut; në Vlorë garon një kandidat…
