Autor: TV News
Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano, mbajti një fjalë prekëse në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste. Ajo e përshkroi ditën e sotme si më të errëtën e jetës së saj, duke kujtuar me dashuri, mirënjohje dhe krenari njeriun me të cilin ndau një çerek shekulli jetë, ëndrra, shpresa dhe sfida të përbashkëta. “Dita e sotme është për mua dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem nga njeriu që kalova çerek shekulli jetë. Sot është një nga ato ditë që unë…
Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, gjatë fjalimit në ceremoninë e homazheve shtetërore në nder të liderit historik të Partisë Socialiste, tha se babai i tij do të kujtohet si një burrë i madh shteti. Teksa vlerësoi figurën e babait të tij, Sokol Nano deklaroi se ish-kryeministri nuk kishte frikë nga humbja dhe se e donte lirinë si frymë, jo slogan “Jam i prekur nga vëmendja, përkujdesja juaj që kam ndjerë për babain tim. Ju jam mirënjohës për fjalët e ndjera dhe telefonatat nga të katërta anët e botës për kujtikin e tij. Familjen tim e ka lidhur fati…
Ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams, nuk ka qenë kurrë në gjendje t’i kapërcejë plotësisht dëmtimet e tij të vazhdueshme dhe tani shërbimet mjekësore të klubit bask po shqyrtojnë skenarë që deri vonë dukeshin të paimagjinueshëm. Situata është e ngjashme me Lamine Yamal te Barcelona. Të dy janë miq si brenda ashtu edhe jashtë fushës në ekipin kombëtar spanjoll, dhe ndajnë një dëmtim të ngjashëm që ndikon në performancën e tyre. Që nga fillimi i sezonit, Nico Williams ka filluar vetëm pesë herë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Edhe pse ai nuk është njohur kurrë si një golashënues…
Në homazhet shtetërore për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryeministri Edi Rama e kujtoi si mik, si udhëheqës dhe si njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë politike të vendit. Në fjalën e tij, Rama shtoi se Nano, pasi u nda nga jeta, u desh shumë nga ata që e kanë sulmuar dhe burgosur gjatë karrierës së tij politike.Lexo edhe :Related Posts “I thonë një fjale, vdis pa të dua. Sa do doja i dashur fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit…
Trent Alexander-Arnold ka ndarë njohuri mbi adaptimin e tij te Real Madrid, duke theksuar mënyrën se si ai i qaset seancave taktike dhe admirimin e tij për legjendën e klubit Xabi Alonso. Mbrojtësi i djathtë reflektoi gjithashtu mbi kujtimet e tij për Alonson si lojtar: “Më kujtohet Stambolli, ndoshta. E mbaj mend atë ndeshje qartë. I thashë në bisedën e parë se pasimet që ai bënte është një art. Kur ata të dy [Xabi dhe Gerrard] pasuan topin, tingëllonte ndryshe. Praktikova shumë nga pasimet që e kisha parë atë të bënte”, tha Arnold për Prime Sport. “Sipas mendimit tim, jam…
“Ishte lider i pakonkurrueshëm”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë mortore në nder të liderit historik të PS Fatos Nano. “Erdhi befasisht kjo ditë zie. I pari kryetar, themelues i familjes sonë. Njeriu që ikën sot pa kthim, është rast tejet i veçantë, për t’u përcjellë me fjalën e rastit, pa u bërë qesharak. Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Nëse jam unë zëdhënësi i familjes sonë socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij për të më ftuar në odën e shtëpisë sonë politike. Besoj se vetë ulje ngritjet e…
Malisheva e ka fituar duelin ndaj Dukagjinit në Klinë. Malisheva triumfoi në Klinë me rezultatin 1-2, duke fituar tre pikë të arta në Superligë, shkruan GazetaBlic Sport. Pas disfatës së thellë 0-5 nga Ballkanit, Malisheva u kthye tek tre pikët në Superligë, pasi fituan në një terren të vështirë si ai i Klinës. Brruti realizoi dy golat e fitores për Malishevën, teksa Mërlaku shënoi golin e vetëm për Dukagjinin vendas. /GazetaBlic Sport
DashiMundësi të shumta të presin! Je në një pozicion të mirë me ata përreth teje. Të tjerë po të kërkojnë këshilla dhe udhëzime. Ke një pushtet të madh në duart e tua. Përdore këtë pushtet me mençuri në vend që të abuzosh me të dhe do të dalësh fitimtar. DemiMerrni përgjegjësi për veprimet tuaja në vend që të fshiheni qëllimisht nga radari. Tani është koha për t’u përballur me sfidat që keni përpara. Ngrituni në lartësinë e situatës në vend që të tërhiqeni nga frika. Përqafoni besimin brenda vetes. BinjakëtDikush me të cilin punoni do të ketë nevojë papritur për…
Ish kryeministri dhe lideri historik i PS Fatos Nano u përcoll sot për në banesën e fundiT. Ai do të prehet në varrezat e Sharrës, ndërsa ceremonia është kërkuar nga familjarët që të jetë private. Por në nder të ish kryeministrit Nano, 2 nëntori u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa që prej orës 08:30 deri në 13:00 u zhvilluan homazhe në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm ishin në sërë personalitetesh. Nga Maqedonia e Veriut i pranishëm ishte Ali Ahmeti, ndërsa nga Kosova kryeministri Albin Kurti. Pjesë e ceremonisë ishin edhe deputetë të PS, ministra trë kabinetit qeveritar, krytarja e…
Skuadra e Interit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Hellas Veronas. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Pio Esposito, shkruan GazetaBlic Sport. Esposito ka gjetur golin e avantazhit për Interin pas 93 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-2. Ja goli: VIDEO
