Autor: TV News
Kryeministri Edi Rama, ka kujtuar me nostalgji disa nga momentet kyçe me Fatos Nanon dhe zhvillimet pozitive që erdhën për vendin gjatë kohës që ai ishte kryeministër i vendit. Për gjithë kontributin që Nano ka dhënë, Rama e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Mos vdeksh kurrë Fatos Nano!” “Pas varrosjes së Parisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si dita e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur. Në krye të qeverisë…
Skuadra e Dritës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Llapit. Golin e avantazhit e realizoi Besnik Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport. Krasniqi realizoi pas 32 minutave lojë nga penalltia. Rezultati aktual i takimit është 1:0. /GazetaBlic Sport/
Publicisti Ermal Hasimja ofron një analizë të thellë mbi ndikimin e Fatos Nanos në politikën shqiptare pas ndarjes së tij nga jeta. Ai thekson se ndarja e tij nuk është një zi për popullin shqiptar, por më shumë për familjen dhe Partinë Socialiste, duke e vlerësuar atë si një figurë të kontestuar në historinë e vendit. Hasimja e përshkruan Nanon si një kryeministër të një qeverie të korruptuar, duke theksuar se qeverisja e tij ka sjellë më shumë dëm sesa dobi për Shqipërinë. Ai argumenton se zhvillimi dhe integrimi i vendit gjatë mandatit të tij ishin të pamjaftueshme, duke vënë…
Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani është rikthyer në aksion, pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave për pothuajse dy muaj. Kapiteni i Kosovës u lëndua në ndeshjen ndaj Zvicrës më 5 shtator, dhe i mungoi Napolit dhe kombëtares dardane që nga ajo ditë. Rrahmani e nisi nga fillimi ndeshjen ndaj Comos, pasi paraprakisht kishte qenë në bankën rezervë ndaj Pisas dhe Lecces. Qendërmbrojtësi i kompletoi tërë 90 minutat në barazimin ndaj Comos. Pas ndeshjes, Amir Rrahmani ka ‘reaguar’ me një postim në rrjetin social “Instagram”. Ai ka shkruar shkurtimisht: “Të rikthehesh është gjithmonë si të…
Ish kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, në nderin të liderit historik të PS Fatos Nano. Basha është shoqëruar nga “besnikja” e tij, ish deputetja Oriola Pampuri. Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe ish presidenti Alfred Moisiu, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ish kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Ogerta Manastirliu e shumë personalitete nga bota e artit dhe kulturës. Pas nderimeve publike, tashmë është radha e personaliteteve shtetërore dhe trupës diplomatike për të nderuar ish kryeministrin Nano, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshjet e mbetura të xhiros së 12-të. Pas dy barazimeve gjatë ditës së djeshme, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion sot me tri ndeshje mjaft interesante. Dje, Ballkani barazoi me Ferizajn në Suharekë, teksa në kryeqytet, Prishtina e Gjilani po ashtu u ndanë baras. Në Gjilan, kampionia në fuqi, Drita i bën konak Llapit të Tahir Batatinës. Drita hyn në këtë ndeshje pas humbjes nga Drenica në Skënderaj, teksa Llapi pas fitores së madhe ndaj Prishtinës në Podujevë. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave nuk pati fitues, pasi…
Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos. Në një prononcim për mediat, Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.Lexo edhe :Related Posts “Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I…
FC Barcelona synon një lëvizje të madhe në merkaton e ardhshme dhe në listën e dëshirave të saj ndodhet sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland. Megjithëse norvegjezi ka një kontratë afatgjatë dhe vlerë të lartë në treg, klubi katalanas po përgatit një strategji që mund të përfshijë një shkëmbim lojtarësh – me Dani Olmon si pjesë të operacionit – për të ulur koston e transferimit, sipas “El Nacional”. Situata është e ndërlikuar, por dëshira e Barcelonës për të firmosur me Haaland nuk është shuar. Presidenti Joan Laporta e mban sulmuesin norvegjez në radar si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit, kur…
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit tha që “qytetarët duhet të mendojnë mirë se kujt ia japin votën në balotazh, sepse nuk do të japim buxhet për ata që nuk dinë të punojnë.” Limaj e cilësoi këtë deklaratë si një ndërhyrje të papranueshme në procesin zgjedhor. Limaj theksoi se është e paqartë se si Kurti vlerëson se kush qeveris mirë dhe në çfarë baze mund të bëhen këto vlerësime, duke e cilësuar këtë si një tentativë për të ndikuar në zgjedhje. Ndër tjerash, ai e ftoi Kurtin të…
Kjo e dielë do të jetë ditë zie kombëtare, në nder të ish kryeministrit dhe liderit të ps Fatos Nano, i cili ndërroi jetë këtë të premte. Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje. Në nderim të liderit historik të PS Fatos Nano do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve homazhe publike të cilat do të nisin në orën 08:30. Më pas nga ora 11:15-11:45 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik. Një pjesëtar i familjes…
