Autor: TV News
Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar. Për javën e dymbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Igball Jasharit, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 80 minuta të ndeshjes, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Enver Prapashtica, Besim Slishani dhe Bujar Asllani. Pasi mori këtë çmim, Jashari u shpreh i lumtur që u…
Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, është afër rikthimit pas operacionit në meniskun e gjurit të majtë më 27 shtator. Fillimisht jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë, Garcia po përparon mirë në rikuperimin e tij dhe tashmë ka filluar stërvitjen individuale në Ciutat Esportiva Joan Gamper. Trajneri Hansi Flick konfirmoi se Garcia nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge. “Ne presim që Joan Garcia të ribashkohet me ekipin për ndeshjen e parë pas pushimit ndërkombëtar, por nuk mendoj se ai do të jetë i disponueshëm të mërkurën. Megjithatë,…
Dashi Do ndiheni shume mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Mosmarrëveshjet e se kaluarës i keni lënë pas krahëve. Beqaret do jene me te vendosur se kurrë te fillojnë një histori dashurie me personin qe ka kohe qe i josh. te ardhurat duhet menaxhuar me shume përkujdes qe te mos ketë vështirësi. Demi Do jeni shume nervoze sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje si duhet. Debatet do jene te forta duke qene se as partneri nuk do toleroje aspak. Beqaret do jene një dite normale. As…
Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli është deklaruar për “Front Online” ndaj rritjes së faturave të energjisë elektrike, duke thënë se shumë qytetarë po përballen me pagesa të fryra që arrijnë mesatarisht deri në 35 euro për anëtar të familjes. “Faturat e fryra të energjisë në mesatare deri në 35 euro për anëtarë të familjes. Dhimbje për popullin, përgjegjësi për qeverinë. Qytetarët po përballen me një situatë të padurueshme: faturat e energjisë janë fryrë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa dimri afrohet dhe shumë familje nuk kanë mundësi të ngrohen si duhet”, thotë Qorrolli. Ai ka theksuar se situata është…
Pep Guardiola tha se Erling Haaland tani ka arritur nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos me golat e tij, pasi ndihmoi Manchester Cityn të fitonte 3-1 ndaj Bournemouth. Norvegjezi shënoi dy herë në fitoren ndaj Bournemouth në xhiron e dhjetë të Premier Ligës dhe tani ka 13 gola këtë sezon në kampionat. “Qytetarët” janë në vendin e dytë në kampionatin anglez, por asnjë lojtar tjetër në ekip nuk ka shënuar më shumë se një gol në ligë gjatë sezonit. Trajneri i City-t tha se falë dominimit të tij në listën e golashënuesve, Haaland tani është si Messi dhe Ronaldo…
Lajme pozitive për Juventusin përpara ndeshjes së tyre të ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Sporting Lisbon, pasi Kenan Yildiz duket gati të kthehet. Pasi humbi fitoren e fundjavës jashtë fushe ndaj Cremonese për shkak të një shqetësimi të vogël muskulor, futbollisti turk është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën vetëm dy ditë para ndeshjes evropiane. Yildiz u la jashtë si masë paraprake për të pushuar gjurin e tij. Megjithatë, gjatë seancës së djeshme, ai u stërvit rregullisht me shokët e tij të ekipit dhe e përfundoi të gjithë stërvitjen pa probleme. /GazetaBlic Sport
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e parë ndaj Bournemouth. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar sulmuesin Erling Haaland, shkruan GazetaBlic Sport. Haaland ka shënuar pas 16 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: VIDEO
Bournemouth ka barazuar rezultatin ndaj Man Cityt. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar Tyler Adams, shkruan GazetaBlic Sport. Adams realizoi golin e barazimit pas 17 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-1. Ja goli: VIDEO
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar sërish golin e avantazhit ndaj Bournemouth. Haaland realizoi golin e dytë personal në këtë duel, shkruan GazetaBlic Sport. Norvegjezi realizoi pas 33 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 2-1. Ja goli: VIDEO
Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e avantazhit ndaj Elches. Golin e avantazhit e ka shënuar sulmuesi, Lamine Yamal, shkruan GazetaBlic Sport. Yamal realizoi pas 9 minutave lojë në duelin e La Ligas. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: VIDEO
