Autor: TV News

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Hagë për një vizitë zyrtare, ka takuar në ambientet e paraburgimit Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Spiropali ka ndarë një video të saj nga Haga, teksa shprehet se Thaçi është në gjendje të mirë, e se i ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare, me shpresën e një vendimi të drejtë nga ana e Gjykatës Speciale. “Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Thaçi dhe përmes tij i dërgova të falat e mia, por edhe të qeverisë shqiptare e besoj të gjithë popullit shqiptar, edhe tre…

Read More

Kampioni olimpik francez Charles Coste, i cili mbante titullin e fituesit më të vjetër të medaljes së artë olimpike në botë, ka ndërruar jetë të enjten në moshën 101-vjeçare, ka bërë të ditur ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari. Coste, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Londrës 1948, mbeti një figurë ikonike e sportit francez dhe një simbol i historisë olimpike. Ai mbajti flakën olimpike gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, më 26 korrik, në një moment emocionues ku, i ulur në karrige me rrota, ia dorëzoi flakën legjendës së xhudos Teddy Riner dhe…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Vlores, Ermal Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Kjo vjen pas doreheqjes së tij nga posti i kreut të bashkisë. Ermal Dredha e filloi karrierën në vitin 1999 si përkthyes për gazetarë italianë gjatë krizës së Kosovës. Në vitin 2000 u emërua menaxher i arkivit kompjuterik në Bashkëpunimin Italian në Tiranë, duke menaxhuar projekte infrastrukture uji. Në 2002 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme si asistent personal i zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Më vonë u drejtues i sektorit të IT dhe i Departamentit të Protokollit Shtetëror. Nga dhjetori 2010 deri në nëntor 2013 ishte…

Read More

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Lushtaku ka marrë njoftimin e klubit mitrovicas, Trepça. Klubi i Trepçës shkarkoi Emin Baliqin pas humbjes 4:1 nga Vushtrria, teksa tani ka njoftuar se drejtimin e klubit e ka marrë Tahir Lushtaku, shkruan GazetaBlic Sport. Më poshtë keni njoftimin e klubit të Trepçës: “Klubi i futbollit Trepça ju njofton se nga sot, Tahir Lushtaku do të jetë në krye të skuadrës si trajner i ri.Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi ka kërkuar ndryshim dhe freski dhe për të rikthyer stabilitetin brenda grupit.Tahir Lushtaku pritet të sjellë përvojën në punën me lojtarët, duke u…

Read More

Rasti i plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb në Leposaviq ka shkaktuar një valë shqetësimi dhe pyetjesh rreth sigurisë në këtë rajon. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar se situata është ende në hetim dhe se informacionet janë të kufizuara. Elshani, në një intervistë për Frontal në T7, shprehu dyshime mbi vendndodhjen e saktë të ngjarjes. Ai tha se nuk janë “shumë të sigurt” nëse plagosja dhe rrëmbimi kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës apo në Serbi. Kjo paqartësi ka ngritur shqetësime për sigurinë e qytetarëve në këtë zonë të ndjeshme. “Duke marrë parasysh…

Read More

Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Ronaldo Junior, shënoi golin e tij të parë për ekipin U16 të Portugalisë në fitoren 3-0 ndaj Uellsit në fundjavë. Ai do të luajë për ekipin u-16 të Portugalisë kundër homologëve të tyre të Anglisë të martën, përcjell GazetaBlic Sport. Në fundjavë kundër Uellsit, në vetëm paraqitjen e tij të dytë për ekipin U-16 të Portugalisë, sulmuesi i akademisë së Al Nassr luajti si titullar dhe shënoi golin e parë në minutën e 42-të me një gjuajtje me këmbën e djathtë. Ja pamjet: Cristiano Ronaldo Jr. scored his first goal for the Portugal U16 team!…

Read More

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me një grup arkitektësh dhe urbanistësh, ku diskutuan për planin “Tirana 2030” dhe projektin e nisur “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke krijuar më shumë gjelbërim, më shumë hapësira për argëtim sport dhe çlodhje në çdo lagje të kryeqytetit. Në bashkëbisedim me arkitektët dhe urbanistët, Manastirliu theksoi rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve në ndërtimin e një qyteti me dimensione të reja sociale. “Janë shumë arkitektë që janë angazhuar në një tjetër plan të mirëfilltë që lidhet me…

Read More

Trajnerit italian, Antonio Conte nuk i pëlqeu të pyetej për mungesën e golave ​​të ekipit të tij. Napoli pret Eintracht Frankfurt këtë të martë në Ligën e Kampionëve dhe Antonio Conte mbajti një qëndrim agresiv në paraprirjen e ndeshjes. Kur u pyet për mungesën e golave ​​të ekipit, trajneri italian reagoi në mënyrën e tij. “Epo, dikush duhet të ketë shënuar, sepse jemi në vendin e parë në renditje… Së pari problemi ishte mbrojtja, tani kemi arritur dy ndeshje pa pësuar gol dhe po flasim për sulmin. Me të gjitha problemet dhe lëndimet që kemi pasur në tre muaj, kemi…

Read More

Gjykata Kushtetuese do të vendosë në orën 17:00 për fatin e Erion Veliajt. Në një njoftim për mediat, Kushtetuesja bën me dije se komunikimi do të bëhet nga kryetarja e kësaj gjykate Holta Zaçaj. Erion Veliaj, i cili ndodhet që prej muajit shkurt në paraburgimin e Durrësit, ankimoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij dhe dekretin e Begajt për zgjedhje të parakohshme. Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese: Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen  e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt “Shfuqizimi i…

Read More

Trajneri argjentinas, Diego Simeone deklaroi se skuadra duhet të marrë pikë për të ndryshuar situatën aktuale në Ligën e Kampionëve. Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, foli me gazetarët përpara ndeshjes së nesërme në shtëpi në Ligën e Kampionëve të UEFA-s kundër Royale Union Saint-Gilloise. Rojiblancos kanë arritur vetëm një fitore në tre ndeshjet e tyre të para dhe me siguri do të kërkojnë një fitore në këtë ndeshje, por ndërkohë, ata kanë fituar vrull, veçanërisht në LaLiga, ku kanë grumbulluar pesë fitore në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit. “Kundërshtari ndërroi trajner tre javë më parë, ata mundën PSV-në…

Read More