Autor: TV News

‘Camp Nou’ i rinovuar nuk i ka hapur ende dyert për ndeshje zyrtare dhe do të ketë nevojë për disa rinovime të vogla! Kjo ndodhi pasi tifozët katalanas u lejuan të hynin në tribuna për seancën e parë stërvitore të hapur të Barçës në stadiumin që iu nënshtrua një rinovimi të madh, transmeton GazetaBlic Sport. Aktiviteti, i cili synonte të bashkonte ekipin me tifozët, rezultoi në thyerjen e 3 prej vendeve VIP në tribuna. Një foto e ulësve të thyera që do të duhet të zëvendësohen është shfaqur në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të mëdha. /GazetaBlic Sport/

Read More

Mbrojtja e zemrës fillon në shtëpi, me zakone të shëndetshme të përditshme. Mjekët listojnë disa hapa konkretë dhe të modifikueshëm që çdo individ mund të ndërmarrë për të ulur rrezikun e hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Hapi i parë është kufizimi drastik i kripës, një nga kontribuesit kryesorë të tensionit të lartë. Më pas vjen aktiviteti i rregullt fizik dhe menaxhimi efektiv i stresit. Një gjumë i shëndetshëm është gjithashtu kritik, pasi çrregullimet e tij ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e tensionit. Heqja dorë nga duhani dhe alkooli, si dhe mbajtja nën kontroll e yndyrnave në gjak, janë masa të domosdoshme. Qëllimi…

Read More

Të dielën 334.539 mijë qytetarë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kryetarin e ri të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e përgatitjes të materialeve zgjedhore ndërsa ka nisur dhe shpërndarjen e tyre në qytetet përkatëse. Në qytetin bregdetar të Vlorës, të drejtë vote kanë 171.895 banorë të cilët do të votojnë në 232 qëndra votimi të ndara sipas adresave të tyre. Gara në këtë bashki është mes Brunilda Mersinit e cila përfaqëson Partinë Socialise dhe kandidatëve të pavarur Dionis Sota i cili ka mbështetjen e opozitës dhe…

Read More

Drenica po vazhdon shkëlqimin në fustsall. Skuadra nga Skenderaj ka siguruar fitoren e radhës, duke triumfuar bindshëm ndaj Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i ndeshjes në palestrën ‘Ilaz Kodra’ ishte 10 me 2, me kuqezinjtë që kanë bilanc 100%. Drenica është në vendin e parë me 6 fitore nga 6 ndeshje, duke arkëtuar pra 18 pikë. /GazetaBlic Sport/

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lajmëroi nisjen e një foltoreje përpara Kryeministrisë, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të mazhorancës një ditë më parë për të ndërprerë diskutimet në Parlament e për të kaluar direkt në votim. Berisha, në një konferencë me gazetarët, vuri në dukje se, prej fillimit të legjislaturës, Partia Socialiste ka lejuar diskutimet vetëm në një seancë, ndaj opozita do të krijojë një hapësirë të re komunikimi me qytetarët. “Do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet…

Read More

Transferimi i Armando Brojës nga Chelsea te Burnley gjatë merkatos verore u pa si “varkë shpëtimi” për sulmuesin shqiptar. Përveç problemeve fizike të 24-vjeçarit, tashmë ka një tjetër “pengesë” që mban emrin Scott Parker. Trajneri i Burnley nuk i ka dhënë në asnjë rast 90 minut të plota Brojës, ndërsa shqiptari ka marrë trajtën e një “mirazhi” te ekipi aktualë, madje në ndeshje të caktuar nuk përzgjidhet as si zëvendësues. Në raportimet e “Burnley Express”, qartësohet se Armando Broja nuk do të jetë as në ndeshjen ndaj West Ham si startues, e planifikuar nesër në orën 16:00. Deri në këtë…

Read More

Një ditë pas debateve në Kuvend, mazhoranca ka sqaruar dhe një herë ligjin për barazinë gjinore, i cili kaloi në kuvend me 77 vota pro dhe 36 kundër. Ishte relatorja e këtij ligji, deputetja socialiste Iris Luarasi e cila shpjegoi se ky ligj nuk cënon familjen tradicionale por garanton të drejta të barabarta mes burrit dhe gruas.  “Ai nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.Koncepti i “përkatësisë së shumëfishtë” që referohet në ligj nënkupton diskriminimin e shtuar që mund të përjetohet për shkak të moshës, origjinës etnike,…

Read More

Massimiliano Allegri më në fund mund ta mirëpresë Ardon Jasharin përsëri në fushë, ndërsa trajneri i Milanit përgatitet t’i japë mesfushorit zviceran minuta në ndeshjen e së shtunës në Serie A kundër Parmës. Jashari iu bashkua Milanit në verë me pritshmëri të larta, por një frakturë e fibulës në fillim të sezonit vonoi progresin e tij, transmeton GazetaBlic Sport. Tani i rikuperuar plotësisht dhe i rikthyer në stërvitje të plotë për më shumë se një javë, Jashari ishte në stol kundër Romës: një shenjë e qartë se rikthimi i tij është afër. Sipas Gazzetta dello Sport, Allegri po mendon ta…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum. Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Samiti u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, në bashkëpunim me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, duke mbledhur në Athinë ministra të energjisë, ekspertë dhe përfaqësues të…

Read More

Federico Chiesa e ka zgjedhur Leo Messin si lojtarin më të mirë në botë. “Kam luajtur me Cristiano Ronaldon. Të luaja me të ishte e mrekullueshme… Messi dhe Cristiano janë lojtarët më të mirë në histori.” “Por për të qenë plotësisht i sinqertë, duhet të them se Leo Messi është lojtari më i madh në histori”, deklaroi Chiesa në intervistën e tij për Sky Sports. Këtu e gjeni linkun e intervistës së tij të plotë, atje ku ka zbuluar edhe detaje tjera interesante. /GazetaBlic Sport/

Read More