Autor: TV News
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më datë 7.11.2025, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, procedimin penal nr. 55 të vitit 2025, për korrupsion në zgjedhjet e zhvilluara në Qarkun Lezhë. Të pandehurit e dërguar për gjykim janë: Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal; Besnik Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal; Artur Jahja, i…
Premier League vjen nesër me disa ndeshje shumë interesante. Duke filluar nga ora 13:30, zhvillohet derbi i madh mes Tottenham dhe Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport. Nga ora 16:00, Everton e pret Fulhamin, kurse Burnley i Armando Brojës luan në transfertë ndaj West Ham. Granit Xhaka do të luajë ndaj ish skuadrës së tij, Arsenal, me ndeshjen që fillon në ora 18:30. Kurse, në ora 21:00, Chelsea luan ndaj Wolves. /GazetaBlic Sport/
Zyrat e IdentiTek në 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit do të jenë të hapura ditën e shtunë dhe të dielë. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se ditën e shtunë, zyrat e IdentiTek në Vlorë, Berat, Tepelenë, Burrel dhe Cërrik do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 15:00. Ndërsa ditën e dielë, në këto 5 bashki, zyrat do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 12:00. Zyrat do të jenë të hapura për shpërndarjen e ID-ve në bashkitë që do të zhvillojnë zgjedhje lokale, me qëllim që…
Qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, është shumë pranë rinovimit të kontratës me Napolin. Kapiteni i Kosovës pritet të kalojë nga paga aktuale prej 2.5 milionë eurosh në rreth 4 milionë euro në sezon, ndërsa marrëveshja e re do të zgjasë deri më 30 qershor 2028. Pas një mungese prej disa javësh për shkak të lëndimit, Rrahmani u rikthye në fushë në ndeshjen ndaj Comos, ku tregoi se ritmi i lojës kërkon shumë përpjekje, por ai shprehu kënaqësinë për rikthimin. “Ishte shumë e vështirë për mua, pas dy muajsh mungesë humbet ritmin. Vrapimet, duelet… ishte e lodhshme, por jam i lumtur që…
I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë, Astrit Isufi, është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar plagë nga ar.ma e zjarrit. Raportohet se jashtë oborrit të këtij institucioni janë duke qëndruar edhe zyrtarë të policisë. Kujtojmë se Isufi është arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit.
Elita e futbollit të Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës. Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, ndërsa derbi i madh i kësaj xhiro mes Dritës dhe Prishtinës, i paraparë fillimisht të luhej në fundjavë, është shtyrë për shkak të angazhimeve të ekipit gjilanas në garat evropiane. Një prej dueleve më të rëndësishme të kësaj jave do të jetë ai mes Drenicës dhe Ballkanit, ku të dy skuadrat kanë nevojë urgjente për pikë — kuqezinjtë për t’iu shmangur zonës së rrezikut, ndërsa therandasit për ta mbajtur hapin me…
Rita Ora dhe Yll Limani kanë publikuar edhe videoklipin e këngës së tyre të shumëpritur, të titulluar “All Natural”. Ky projekt u lansua në ora 18:00, dhe po mbledh klikime shumë shpejt. Ndryshe, mëngjesin e së premtes, kënga u publikua së pari në “Spotify”, ndërsa tani mund ta gjeni edhe në platformën e “Youtube”.
Më 6 nëntor në fshatin Gollubovc të Malishevës, Naim Morina, 45 vjeç, dhe Driton Morina, 32 vjeç, dyshohet se u vranë nga dhëndri i tyre, Astrit Isufi, nga një fshat i komunës së Drenasit, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Klankosova ka mësuar dje ngjarja ka ndodhur rrëth orës 11:30, kur i dyshuari kishte shkuar […] The post Zbulohet motivi që çoi në vrasjen e dy vëllezërve appeared first on InfoKosova.
Elita e futbollit të Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës. Dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën, ndërsa derbi i madh i kësaj xhiro mes Dritës dhe Prishtinës, i paraparë fillimisht të luhej në fundjavë, është shtyrë për shkak të angazhimeve të ekipit gjilanas në garat evropiane. Një prej dueleve më të rëndësishme të kësaj jave do të jetë ai mes Drenicës dhe Ballkanit, ku të dy skuadrat kanë nevojë urgjente për pikë — kuqezinjtë për t’iu shmangur zonës së rrezikut, ndërsa therandasit për ta mbajtur hapin me…
Portali Kallxo.com ka siguruar dosjen e Astrit Isufit, personit që dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës, ngjarje që tronditi opinionin publik ditë më parë. Në dosje përfshihen të dhëna të hollësishme për të kaluarën e tij dhe rastet e mëparshme për të cilat ai kishte rënë në kontakt me organet e drejtësisë. Sipas dokumenteve që ka siguruar Kallxo.com, Astrit Isufi ishte dënuar më herët nga Gjykata në Prishtinë, Dega në Drenas për një rast të ndodhur më 30 mars 2025, gjatë ditës së festës së Bajramit. Në dosje përshkruhet se atë ditë, në shtëpinë e…
