Autor: TV News

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të Astrit Isufin i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 6 nëntor në fshatin Golluboc të Komunës së Malishevës. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se A.I., rreth orës 11:25, ka privuar nga jeta D.M. dhe N.M., të dy nga i njëjti fshat. I dyshuari, që është dhëndër i familjes së viktimave, kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e tij, I.M., dhe fëmijët e tyre, të cilët ndodheshin aty për ceremoninë…

Read More

Me 26 vota pro dhe 54 kundër, u rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës. Pavarësisht mos realizimit të mocionit, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pati një qëndrim për situatën në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës. Ministrja tha se  me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në projekt buxhetin e vitit 2026, i cili pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh, vetëm për barnat onkologjike është akorduar buxhet i dedikuar, prej 1 miliard lekësh. Kjo është një risi, sipas Salës. Evis Sala: Nuk dua të hyj në debatin e…

Read More

Më 9 nëntor, 5 bashki të vendit i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Vlora, Tepelena, Berati, Mati dhe Cërriku janë 5 bashkitë aktualisht pa kryetar bashkie. Ndërsa për Tiranën zgjedhjet u pezulluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu Erion Veliajn në detyrë. Brunilda Mersini, kandidatja e PS për bashkinë e Vlorës, Gramoz Sako, kandidat për Tepelenën,  Ervin Cece, kandidat për Beratin. Altin Bojni, kandidat për Matin dhe Florenc Doka, kandidat për bashkinë e Cërrikut ditën e sotme iu bashkuan podcastit “Flasim” të kryeministrit Rama. Të pestë kandidatët u shprehën optimist lidhur me rezultatin…

Read More

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila la në detyrë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, për Kryeministrin Edi Rama ka lënë kryeqytetin si një trup pa kokë. Në serinë e radhës të podcastit të tij “FLASIM” kreu i qeverisë theksoi se ky vendim i trupës gjykuese është në dëm të bashkisë më të madhe në vend, e cila nuk mund të lihet pa një drejtues. “E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri…

Read More

“Maratonomaku” Ramadani. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që luan me Leçen në kampionatin italian është lojtari që ka vrapuar më shumë deri në këtë pikë të sezonit në Serie A. Sipas statistikave të publikuara nga faqja zyrtare e Serie A, Ramadani ka përshkruar 115.9 km në fushë deri më tani dhe zë vendin e parë në këtë renditje specifike, i ndjekur nga Karlstrom i Udinezes me 114.7 km. 29-vjeçari shqiptar është një nga “shtyllat” e Leçes në mesin e fushës. Këtë sezon ai ka luajtur si titullar në të 10 ndeshjet e kampionatit italian, duke koleksionuar 874 minuta në total.  …

Read More

Kryeministri Edi Rama foli sot mbi paketa fiskale tw vitit 2026 ku u shpres se do të sjellë një “kapitull të ri bashkëpunimi dhe besimi” mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore, përmes asaj që ai e quajti “Paqja Fiskale”. Në fjalën e tij, Rama theksoi se angazhimet e Partisë Socialiste pas zgjedhjeve nuk janë “premtime për vota”, por zotime konkrete ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes shqiptare. Rama: Përsëri për të rejat e vitit që po troket. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po jua kujtoj atyre që thoni se premtonit për vota dhe harroni. Ja ku jemi, nuk kemi zgjedhje dhe ne jo…

Read More

Partia Socialiste kërkon dënimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me gjuhën e përdorur nga ky i fundit një ditë më parë në Kuvend ndaj ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, sa i përket ligjit për barazinë gjinore. Në kërkesën drejtuar Sekretariatit të Etikës, socialistët kërkojnë që kreu demokrat të përjashtohet deri në 10 ditë, 30 apo 60 ditë nga punimet e Kuvendit. “Në seancën plenare të datës 6 nëntor 2025, deputeti Sali Berisha ka bërë deklarata publike fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, duke cenuar jo vetëm dinjitetin…

Read More

Lajme të mira nga kampi i Shkëndijës pas shqetësimit të krijuar mbrëmë në ndeshjen ndaj Jagiellonias (1:1) në kuadër të xhiros së tretë të UEFA Conference League. Në minutën e 40-të të takimit, Arbin Zejnullai pësoi një goditje të fortë në fytyrë, pas së cilës humbi për disa momente vetëdijen. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të ekipit mjekësor, situata u vu menjëherë nën kontroll, ndërsa lojtari u largua nga loja për arsye sigurie. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, sot Zejnullai iu nënshtrua një radiografie, e cila nuk evidentoi asnjë dëmtim serioz. Stafi mjekësor ka ndjekur të gjitha protokollet e…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Taulant Balla. Në seancën e datës 6 nëntor, sipas Grupit të PD-së, Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. Kërkesa e Grupit Parlamentar të PD-së Z.Kryetar i Kuvendit, Në seancën e datës 06.11.2025, në shkelje të plotë të etikës dhe gjuhës parlamentare, gjatë diskutimit të tij në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërkohë që fliste për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërmori një…

Read More