Autor: TV News
Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Vlorës. Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote. Në këtë bashki kandidatja Brunilda Mersinit përfaqëson Partinë Socialise, përballë kandidatëve të pavarur Dionis Sota, i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.
Liverpooli pësoi një humbje 3-0 kundër Manchester Cityt në xhiron e 11-të të Premier League. Në pjesën e parë, me rezultatin 0-0, sulmuesi i Cityt, Erling Haaland, humbi një penallti, e cila u prit nga portieri kundërshtar, Giorgi Mamardashvili, i cili u hodh në të majtën e tij. 25-vjeçari gjeorgjian është ndër pesë portierët më të mirë për numrin më të madh të penalltive të pritura që nga fillimi i sezonit 2023/24, gjithsej 6. Para fillimit të sezonit aktual, ai luajti për Valencian. /GazetaBlic Sport
Këtë të hënë, në orën 14:00 do të mblidhet Sekretariati i Etikës, i cili do të shqyrtojë dy këresa, atë të PS për përjashtim të Sali Berishës nga Kuvendi deri në 60 ditë dhe atë të PD për përjashtim të Taulant Ballës. PS të premten dërgoi një kërkesë zyrtare ku kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi pas deklaratave të tij lidhur me projektligjin për “Barazi gjinore” ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ata i kanë cilësuar këto deklarata sulm ndaj Gonzatos. Ndërsa PD kërkon përjashtimin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me 10 ditë pasi sipas tyre,…
Dardanët nisin përgatitjet për dy sfidat e nëntorit. Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndajSllovenisë dhe Zvicrës, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport. Në seancën e sotme morën pjesë 10 futbollistë, të cilët punuan me përzgjedhësin Franco Foda, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për rigjenerim në hotel pas ndeshjeve të zhvilluara me klubet e tyre në fundjavë. 📅 Sllovenia – Kosova, e shtunë, 15 nëntor 📍 Lubjanë 📅 Kosova – Zvicra, e martë, 18 nëntor 📍 Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur në SPAK lidhur me hetimet për 21 janarin. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Berisha është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të premten në orën 10:00. Më herët, më 30 tetor në SPAK u paraqit ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili për mediat tha se ishte thirrur nga Struktura e Posaçe si person në dijeni për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues. Më 21 Janar të vitit 2011, Lulzim Basha ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. Në korrik…
Kohët e fundit, në Itali është folur për mundësinë e dorëheqjes së Antonio Conte nga roli i tij si trajner i Napolit pas disa performancave të dobëta në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio Di Laurentiis, i ka hedhur poshtë të gjitha këto raportime. “Është një histori e rreme,” tha Di Laurentiis. “Jam krenar që kam një njeri si Conte pranë meje, klubit dhe skuadrës. Ai është një garanci për klubin tonë, lojtarët tanë dhe tifozët tanë”. Napoli ka humbur lidershipin në Serie A pasi humbi ndeshjen kundër Bolognas dhe po vuan në fazën e…
Për herë të parë, Vlora do të drejtohet nga një grua. Brunilda Mersini do të jetë kryebashkiake deri në pranverën e vitit 2027 falë 78% të votave të siguruara nga procesi zgjedhor I të dielës. Mersini fitoi me një diferencë të thellë votash përballë dy kundërshtarëve të tjerë, Dionis Sota i mbështetur nga opozita dhe Gjergji Nika, i pavarur. Nga kampi opozitar i vetmi reagim erdhi nga kandidati i pavarur, Gjergji Nika, për të cilin këto zgjedhje ishin një mesazh që qytetarët i dhanë politikës. Vlora në këtë proces do të mbahet mend si bashkia më e madhe me pjesëmarrjen…
Rreth një vit më parë, Didier Deschamps njoftoi se do t’i jepte fund periudhës së tij të gjatë dhe shumë të suksesshme në krye të ekipit kombëtar francez pas Kupës së Botës 2026. Tani, në një intervistë të re, ai ka dhënë më shumë sqarime rreth planeve të tij të ardhshme. Duke folur për emisionin Telefoot të kanalit televiziv francez TF1, trajneri konfirmoi se një klub në Ligën Profesionale Saudite i ishte afruar. Edhe pse nuk e zbuloi emrin e ekipit të interesuar, Deschamps e bëri të qartë se ishte i hapur për mundësi të reja. “Kam pasur kontakte, jo…
Nga sot kryetari i ri i bashkisë së Matit do të jetë Altion Bojni, i dalë nga zgjedhjet e 9 nëntorit. Kandidati i cili vinte nga PS arriti që të siguronte 66.5 përqind të votave kundrejt 28 përqind të votive që mori rivali i tij i pavarur por që mbështetj nga opozita Eduart Brahilika. Procesi i votimit shkoi i gjithë normalisht në të gjithë bashkinë e Matit ku në 47 QV nuk pati incidente që të pengonin procesin. Numërimi i votavë nisi mbrëmjen e së dielës rret orës 22 e 30 minuta dhe u mbyll në orën 7 të mëngjesit…
Ish-kapiteni i Kombëtares Altin Lala ka folur në pragë të dy ndeshjeve për kualifikueset e “Botërorit 2026” që do vendosin shumëçka për fatet e Shqiperisë. Objektivi është vendi i 2-të, e përkthyer me fazën “play-off”, por së pari nevojitet fitorja kundër Andorrës, e shoqëruar me humbjen e Serbisë në Angli. Lala ka analizuar edhe shanset që grupi i Sylvinhos të arrijë në finalet e këtij kompeticioni kaq elitar, teksa do ishte historike: “Ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë na gjejnë në momentin më të mirë të mundshëm. Sylvinho e njeh shumë mirë skuadrën. Janë luajtur goxha ndeshje në fazën e parë…
