Autor: TV News
Ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se fondet e IPARD për bujqësinë mund të zhbllokohen vitin tjetër, pas oezullimit që u bë rreth dy vite më parë sepse Zyra Evropiane kundër Mashtrimit gjeti shkelje në përdorimin e tyre. Kjo temë nxiti debate në komision mes përfaqësuesve të opozitës dhe ministrit. “Në këndvështrimin tuaj, Belinda Balluiku është një ministre e susksesshme sepse përmes tenderave vjedh miliopna euro, si mund të thoni që ipard ësht2ë histori suksesi kur 33 mln euro vidhen. Si mund të quani histori suksesi bllokimiin e fondeve” , tha kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj “Çështja nëse skema…
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues. Sulmuesi i talentuar, Baton Zabërgja është shprehur i lumtur me rikthimin në ekipin kombëtar. “Jam shumë i lumtur për rikthimin, duke pasur parasysh se kemi përpara dy ndeshje jetike për Kombëtaren. Shpresoj që me seriozitet maksimal dhe qasje të mirë t’i kalojmë këto…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Halil të Krujës, ku një automjet është djegur pas një atentati të armatosur që ndodhi në afërsi të aeroportit të Rinasit. Kjo situatë alarmante ka ngritur pyetje mbi sigurinë në zonat me trafik të lartë dhe rrezikun e krimeve të organizuara. Ngjarja e dhunshme ndodhi kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke, duke i drejtuar armët ndaj një automjeti tjetër. Si rezultat, një person humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë, duke krijuar një atmosferë frike dhe paniku në zonë. Viktima e këtij…
Raffaele Palladino është trajneri i ri i Atalantës, njoftoi klubi. Kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të qershorit 2027. Palladino ishte trajneri i Fiorentinës sezonin e kaluar, por u largua në verë pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit. Skuadra nga Bergamo ka fituar vetëm gjashtë pikë nga tetë ndeshjet e fundit në Serie A, duke çuar në shkarkimin e Ivan Juric. Pas 11 ndeshjeve në Serie A, Atalanta ka 13 pikë dhe është në vendin e 13-të në renditje. Në ndeshjen e tyre të radhës, skuadra nga Bergamo do të luajë jashtë fushe kundër Napolit. /GazetaBlic Sport
Ligji i ri për barazinë gjinore nuk do të ndikojë në programet shkollore apo të cënojë familjen tradicionale. Pretendimet e opozitës u sqaruan nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cila gjatë një aktiviteti në Liceun Francez në Korçë, u shpreh se çdo program shkollor kalon përmes disa filtrave të cilat tregojnë qartë se akuzat nuk qëndrojnë. “Merreni lexojeni ligjin, të gjitha programet shkollore i kemi të botuara, ato kalojnë në një proces shumë të gjatë diskutimi dhe trajnimesh nga mësueset. Ndaj është e rëndësishme të komunikojmë mesazhin e duhur prindërve dhe klasave, mësuesve para se të hedhim shashka sic…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dalje për mediat bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për humbjen në 5 bashkitë e vendit. Pas mbledhjes që zhvilloi në selinë blu me krerët e degëve, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë ku “është instaluar një regjim”. Ai denoncoi gjithashtu lidhjet me grupe kriminale dhe aleatët e qeverisë, të cilët sipas tij pengojnë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm. “Jemi në një situatë ku është instaluar regjimi. U shpalos me shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me të gjithë…
Federata Mbretërore e Futbollit e Spanjës (RFEF) ka konfirmuar tërheqjen e Lamine Yamal nga përfaqësuesja për ndeshjet e nëntorit, në një deklaratë të fortë ku kritikohen veprimet e Barcelonës. Tensionet mes Barcelonës dhe RFEF kanë qenë të larta që nga diagnoza e Yamal për një lëndim në ijë, më vonë e sqaruar si pubalgji, pas periudhës së ndeshjeve ndërkombëtare të shtatorit. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, pati një përplasje me homologun e Spanjës, Luis de la Fuente, për mungesën e mbrojtjes së talentit të ri. Yamal ishte tërhequr nga skuadra në muajin tetor për shkak të lëndimit, por pritej të…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja. Në senatin spanjoll, thekson Spiropali, spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE. Ndërkohë Shqipëria dhe Spanja, sipas Ministres, mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok. Postimi i Spiropalit: Bienvenidos a Tirana! 🇦🇱🙏🇪🇸 Mirëprita sot drejtuesit e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, ku spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.🇪🇺 Shqipëria dhe Spanja…
Një udhëzim i ri nga Departamenti i Shtetit të SHBA ka ndezur debate të forta në opinionin publik dhe mediat ndërkombëtare, pasi për herë të parë oficerët konsullorë do të marrin parasysh gjendjen shëndetësore të aplikantëve për viza, duke përfshirë sëmundjet kronike dhe obezitetin. Ky dokument, pjesë e politikës më të gjerë të administratës Trump për “shmangien e barrës publike”, nënkupton se aplikantët që mund të kenë rrezik të lartë për t’u bërë të varur nga ndihmat shtetërore mund të refuzohen. Kjo do të thotë se shëndeti dhe aftësia për vetëfinancim bëhen elementë vendimtarë në procesin e vizës. Udhëzimi përmban…
DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillNë fushën e dashurisë, sot mund të ndjeni nevojën për të folur hapur me partnerin tuaj, duke sqaruar disa pasiguri të vogla që janë shfaqur së fundmi. Nëse jeni beqar, një miqësi mund të marrë kthesë romantike, ndaj mbani sytë hapur për sinjalet e vogla. Në punë, pritet të merrni lajme të mira nga një projekt i lënë pezull, dhe kolegët do të vlerësojnë përkushtimin tuaj të madh. Megjithatë, shmangni debatet e panevojshme që mund të lindin nga keqkuptimet. Shëndeti është i qëndrueshëm, por është momenti i duhur për të filluar një regjim…
