Autor: TV News

Kombëtarja U-21 ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në qendrën e Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në kuadër të ndeshjes miqësore që do të luhet të enjten ndaj Moldavisë U-21. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë bashkuar me ekipin që të dielën, ndërsa mesditën e sotme në grumbullim mbërritën edhe Giulio Veliaj, Gjergji Kote, Besar Gudjufi, Rrok Toma, Elton Fikaj dhe Etnik Brruti. I fundit që do të mbërrijë në grumbullim është Elmedin Rama, i cili do të bashkohet sonte në mbrëmje me grupin. Nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik, Kombëtarja u…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha, ka komentuar për mediat se lajmin se SPAK e ka thirrur për të dëshmaur për 21 janarin në fund të javës. Ai tha se nuk ka marrë ende një fletëthirrje zyrtare nga Prokuroria e Poscaçme, megjithatë shtoi se është i hapur për çdo hetim. “Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për faktin e thjeshtë se Alfredi, ua jep gazetarëve para se të ma çoj mua. Nuk kam asnjë problem. Unë kam kërkuar hetim, prokuror ndërkombëtar kam kërkuar për ngjarjen. Nga 2013 që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, hetimin e ka penguar ai”, tha Berisha.

Read More

Vështirësitë e Rodrygo Goes para portës vazhdojnë, pasi braziliani ka kaluar 29 ndeshje dhe 250 ditë pa shënuar për Real Madridin. Goli i fundit i 24-vjeçarit erdhi më 4 mars kundër Atlético Madrid në Ligën e Kampionëve. Që atëherë, Rodrygo mezi është paraqitur rregullisht nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe nuk ka qenë në gjendje të gjejë rrjetën ndërsa lufton për atë pozicion të krahut të majtë me Vini Jr. Pushimi i Rodrygos pa gola është bërë një nga temat kryesore të diskutimit rreth sulmit të Madridit, veçanërisht kur Mbappé dhe Vinícius nuk mund të kombinohen për të shënuar siç…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident. Kujtojmë që Ermal Dredha dha dorëheqjen në 10 shtator të këtij viti si kryetar i Bashkisë së Vlorës, pasi ishte zgjedhur në këtë post nga qytetarët vlonjat në 14 maj 2023.

Read More

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka zbuluar se anësori i Liverpoolit, Federico Chiesa, ka vendosur përsëri të mos luajë për Azzurrët. “Unë flas shpesh me të. Duhet të respektojmë vendimet dhe problemet që ka secili prej nesh. Ne e dimë shumë mirë se çfarë themi dhe unë duhet të respektoj atë që më thotë lojtari. Nuk mund të them asgjë më shumë”, tha Gattuso. I pyetur nga gazetarët nëse vendimi ishte tërësisht i Chiesas dhe jo i stafit të trajnerëve, Gattuso e bëri të qartë se situata nuk ishte e re. “Po, kjo është hera e katërt apo e pestë…

Read More

Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar. Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2026. Vitin e ardhshëm, sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përpara një mision historik, të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare. “Duhet t’i japim vulën e pakthyeshmërisë së gjithë reformave që na kanë sjellë në pikën ku kemi arritur. Mali që kemi përpara nesh është ende i lartë, por duke parë pas, tatëpjeta që kemi ngjitur…

Read More

Në kuadër të ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Shqipëri – Angli, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve. FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme: Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më…

Read More

Kreu i PD Sali Berisha është përjashtuar nga Komisioni i Etikës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e tij pasi konsideroi si fyerje fjalën e Berishës në Kuvend ku përmendi ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. “Dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi këtu ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ky sulm ndodhi nga një njeri që ka 35 vite që sulmon ambasadorët dhe që bie ndesh me interesin tonë kombëtar dhe me partnerët ndërkombëtare dhe me parimin dhe objektivin se Shqipëria në vitin 2030 do jetë anëtare e BE-së. Por ju…

Read More

Kombëtarja e Kosovës në futboll, këtë muaj do t’i zhvillojë dy ndeshje vendimtare në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. “Dardanët” më 15 nëntor do të përballen kundër Sllovenisë derisa tri ditë më pas do të luajnë në “Fadil Vokrri” kundër Zvicrës. Sot, trajneri Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth përgatitjeve që po bëhen. Foda u shpreh se gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit. “Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit – dhe ne jemi gati! Duhet të marrim të…

Read More

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhje, u ndal te përdorimi i AI në numërimin e votave në Tepelenë, ku tha se rezultoi me sukses. Celibashi: Në Tepelenë testuam përdorimin e AI në numërimin dhe vlerësimin e votave. Kjo mënyrë e numërimit asesi nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale që përcakton Kodi Zgjedhor. Përdorimi i AI ishte test teknik, nëpërmjet të cilit ne si KQZ donim të shihnim sesa e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie. Së paku përdorimin…

Read More