Autor: TV News
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, raportoi sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes mbi nivelin e sigurisë në vend dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti. Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se Shqipëria është sot një vend më i sigurt se kurrë, fakt që sipas saj vërtetohet nga raportet ndërkombëtare, rritja e numrit të turistëve dhe interesit të shtetasve të huaj për të investuar në vend. Ajo nënvizoi se janë bërë përparime të ndjeshme në luftën kundër krimit të organizuar, konfiskimin e pasurive me burim kriminal dhe uljen e ndjeshme të krimeve të rënda…
Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme mori pjesë në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Të pranishëm ishin akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e të huaj të cilët ndanë analiza, studime e vizione për sfidat e ekonomisë moderne dhe të ardhmen e sistemit bankar shqiptar. Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi kontributin e Bankës së Shqipërisë gjatë një shekulli veprimtarie, duke theksuar rëndësinë që ka ky institucion në forcimin e stabilitetit financiar dhe në modelimin e institucioneve të pavarura në vend. Ai nënvizoi se historia e krijimit dhe konsolidimit të Bankës duhet…
Zinedine Zidane ka “hedhur bombën” për rikthimin e tij të shumëpritur në stolin e trajnerit, përmes një interviste të re. Legjenda e Francës është jashtë fushës së menaxhimit që nga maji i vitit 2021, kur u largua për herë të dytë nga Real Madridi. Gjatë kësaj kohe, ai është lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane – përfshirë Manchester United, Chelsean, Marseille dhe Fenerbahçen – por deri më tani ka refuzuar çdo ofertë për t’u rikthyer në drejtim. Në vitin 2022, Zidane kishte pranuar se nuk kishte plane afatshkurtra për të menaxhuar në Angli, pasi nuk flet rrjedhshëm anglisht. Prej…
Dashi Sot duhet te bëni zgjedhje te vështira juve qe jeni ne një lidhje. E ardhmja do jete edhe me e bukur se disa kohe me pare. Beqaret do kenë shume vështirësi për ta bere për vete personin qe pëlqejnë dhe kjo do i beje te ndihen keq. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do dini si ta menaxhoni buxhetin. Mund te ketë edhe ndonjë përmirësim. Demi Do keni interesa te përbashkëta sot me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni ne çdo moment. Do iu jepet edhe mundësia te zgjidhni disa probleme te vogla te mbetura pezull qysh…
Ai është njeriu më misterioz i skenës shqiptare. Një figurë hermetike që kurrë nuk e ka bërë jetën e tij private pjesë të lajmeve. Deri më sot. Lajmi i momentit vjen pikërisht nga Unikkatil: Reperi legjendar dhe gruaja e tij Valbona, i kanë dhënë fund martesës. Ky nuk ka qenë një thashethem i zakonshëm. Përkundrazi, ka qenë një “sekret” i ruajtur me fanatizëm dhe i ditur vetëm nga rrethe shumë të ngushta. Një ndarje e cila, tashmë, po konfirmohet. Por… historia nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm gjysma e saj. Burime ekskluzive të Prive By LS bëjnë me dije se…
Asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në Komisionet Parlamentare. Urdhri është dhënë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Përmes një mesazhi, Bardhi u kërkon të gjithë deputetëve që ditën e hënë të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit dhe asnjë të mos mungojë. Më tej, kërkon që asnjë nga deputetët të mos shkojë në Komisionet Parlamentare, deri në një vendim të dytë të grupit parlamentar. Mesazhi i Bardhit për deputetët: PD ka vendosur që deputetët e saj të mos shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare. NJOFTIM I RËNDËSISHËM: Nesër,…
Ka nisur procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës. Kutitë e para që po numërohen janë votat e Nivicës, aty ku kishte qendrën e votimit vetë Gramoz Sako, kandidati i PS-së. Ndërkohë në pritje janë për të nisur së shpejti Progonati dhe Sinanaj. Në KZAZ e pranishme është edhe drejtuesja e qarkut të PS Mirela Kumbaro, kandidati socialist Sako si dhe përfaqësues të PS vendore. Sipas të dhënave të KQZ, për Bashkinë e Tepelenës, kanë shprehur interes 34.63% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 2488 nga 7184 zgjedhës në total. Gara në këtë bashki është mes Gramoz Sakos nga mazhoranca…
Fillon procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit. Vizion Plus mëson se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti. Për bashkinë e Beratit kanë votuar 19.98%, ose 12.297 nga 61.541 qytetarë me të drejtë vote. Gara për Beratin është mes kryetarit të komanduar Ervin Ceca që përfaqëson PS-në dhe Pavllo Shkarpës, kandidat i pavarur. /vizionplus.tv
Ka nisur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Cërrikut. Të pranishëm gjatë procesit të numërimit janë Amarildo Hoxha dhe kandidati i “Shqipëria Bëhet” Eligert Hima. Për Bashkinë Cërrik kanë votuar 25% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 7954 nga 31.817 zgjedhës që ishin në total. Në këtë bashki Florenc Doka i PS është përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Ndërsa Eligert Hima kandidon nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ Kujtojmë se në të 5 bashkitë e vendit, nuk janë raportuar incidente gjatë procesit të votimit. /vizionplus.tv
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias, ka lavdëruar mentalitetin e skuadrës së tij pas fitores së tyre 3-0 në Premier League kundër kampionëve në fuqi, Liverpoolit, në stadiumin Etihad. Dias, i cili ndihmoi Cityn të mbante portën e paprekur me një paraqitje të vendosur mbrojtëse, tha se skuadra lulëzon në ndeshje të profilit të lartë: “Ne jetojmë për ndeshje si këto. “Nuk ka nivel më të lartë se ky nivel, kështu që jam shumë i lumtur për të [Pep], shumë i lumtur për ne dhe shumë i lumtur për të gjithë sepse të gjithë luajtën një ndeshje të shkëlqyer. “Kemi…
