Autor: TV News
Golashënuesi i Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës, Florent Muslija është prononcuar pas ndeshjes. “E rëndësishme që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar që mund të luajmë kundër Zvicrës”. “Jam shumë i lumtur. Është shumë motivuese që nuk kemi humbur nga Zvicra. Tani e kemi play-offit në mars dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare. Të gjithë kemi dhënë maksimumin”. “E kemi merituar vendin që e kemi. Besojmë se mund të arrijmë ende. E kam vetëbesimin, e di që mund të luajë dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë ai. The post Muslija: Jam shumë i lumtur për…
Përfaqësuesi i lëvizjes Bashkë, Jani Marka, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, analizoi dhe komentoi protestën e PD një ditë më parë, para Kryeministrisë. Markaj tha se në Shqipëri nuk është vetëm faji i zotit Rama, por faji i gjithë sistemit. Sipas tij PD dhe forcat e tjera e kanë humbur legjitimitetin para qytetarëve. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë po ndodh në Shqipëri? Markaj: Ndodh që në Shqipëri e keqja nuk është vetëm zoti Rama, por sistemi që është ngritur, sistemi politik, sistemi oligarkik, krimi i organizuar. Ne si Lëvizja Bashkë jemi…
Ka përfunduar ndeshja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kosova ka barazuar me Zvicrën, në një ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1, me Vargas që realizoi për mysafirët, kurse Muslija shënoi super gol dhe vendosi shifrat përfundimtare. Kësisoji, Kosova i mbyll këto kualifikime në mënyrë historike, duke siguruar një vend në play off të Kupës së Botës. /GazetaBlic Sport/
Protesta e opozitës, numrat, pjesëmarrja ishin tema e debatit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. E ftuar në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, tha se shqetësuese nuk është pjesëmarrja në protestë, por qeverisja e Ramës. I menjëhershëm ishte reagimi i përfaqësuesit të “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, i cili me batutë tha se nuk është momenti për t’i qarë hallin Ramës. Pjesë nga biseda: Borakaj: Jeni e kënaqur nga pjesëmarrja? Kuçana: Mendoj që pa demokratë të cilët, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me PD, ata 500 mijë demokratë…
Kosova sonte barazoi me Zvicrën 1:1 në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” kualifkimin për në Kampionatin Botëror 2026-të duhet ta kërkojnë përmes playoff-it. E tashmë janë bërë të ditur edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës për gjysmëfinale dhe finale të kësaj faze që luhen në mars të vitit të ardhshëm. Në gjysmëfinale: Polonia, Çekia, Uellsi, Sllovakia (mysafir); Në finale: Italia, Turqia, Danimarka dhe Ukraina.
A frymëzon më kjo opozitë dhe Sali Berisha? Kjo ishte një nga pyetjet që krijoi debat të fortë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. E ftuar në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, ka theksuar se Sali Berisha është ai i cili mbajti të bashkuar PD-në, në një kohë kur rrezikonte shkrirjen. Pjesë nga biseda: Borakaj: Duhet të iki Sali Berisha që Rama mos ketë më me kë të merret, e besoni ju këtë? Kuçana: Do doja që debatin ta bëjmë për publikun. Borakaj: Besoni ju që Berisha pas 34 vitesh…
Golashënuesi i Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës, Florent Muslija është prononcuar pas ndeshjes. “E rëndësishme që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar që mund të luajmë kundër Zvicrës”. “Jam shumë i lumtur. Është shumë motivuese që nuk kemi humbur nga Zvicra. Tani e kemi play-offit në mars dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare. Të gjithë kemi dhënë maksimumin”. “E kemi merituar vendin që e kemi. Besojmë se mund të arrijmë ende. E kam vetëbesimin, e di që mund të luajë dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë ai.
Protesta e PD, retorika dhe e ardhmja politike kanë krijuar debate të forta në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Ndërsa po komentohej protesta e opozitës dhe pjesëmarrja e dobët, aktivisti Migen Qiraxhi bëri një pyetje se a ka strategji PD përballë Edi Ramës? E pranishme në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, theksoi se PD ka një strategji, e tillë është edhe protesta e një dite më parë. Pjesë nga biseda: Qiraxhi: A ka strategji opozita? Kuçana: Po ka strategji. Aktiviteti i djeshëm ishte foltore që duhet të shërbejë më shumë…
Sulmuesi Fisnik Asllani, u shpreh shumë i kënaqur me barazimin ndaj Zvicrës. Asllani deklaroi se tani do të përqëndrohet tek puna në klubin e tij Hoffenheim, ku synim e ka të shënojë edhe të asistojë. “Jam shumë i lumtur. I tërë ekipi ka bërë punë shumë të mirë. Jemi shumë krenarë, kemi arritur një sukses të rëndësishëm. Do të kthehem te klubi, do të jap maksimumin. Dua të shënoj më shumë, të asistojë dhe do të shohim për transferim kur të vije koha. Në kualifikime jemi paraqitur shumë mirë. Mezi e presim marsin dhe të sigurojmë Botërorin”, ka thënë Asllani…
Analisti politik Martin Leka tha se qeveria ka gabime, por gabimi më i madh është tek opozita. Ai u shpreh nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus se Sali Berisha duhet të largohet menjëherë, sepse ka 35 vite në politikë, teksa e cilësoi edhe si problemin kryesor të PD-së. Pjesë nga biseda: Leka: Tek qeveria ka 1 mijë gabime, një nga to është korrupsioni, por edhe krimi i organizuar, dikur edhe për kanabizimin. Gjithashtu kemi 2 zv.kryeministra të pandehur. Por problemi i madh që ka opozita është ai personi që ka 35 vjet në politikë që keni në krye,…
