Autor: TV News
Tre shenja të zodiakut po hyjnë në periudhën e tyre më të favorshme të vitit. Astrologët thonë se për këto shenja nis tani një dritare 30-ditore ku energjia hapet, rrethanat përputhen dhe fati duket se punon në favor të tyre. Gjatë kësaj kohe, Dielli ndriçon pikën më të fortë të hartës së tyre astrologjike, duke rritur qartësinë, besimin dhe potencialin. Rezultatet vijnë më shpejt, vendimet marrin formë dhe jeta rrjedh me lehtësi. Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se fati funksionon vetëm kur e ndjekim. Kjo periudhë shihet si moment ideal për të marrë vendime të rëndësishme, për të kërkuar atë që ju…
Ambasadori i Suedisë në Shqipëri zhvilloi një vizitë zyrtare në Pogradec, ku u prit nga kryetari i bashkisë. Ai u shpreh i impresionuar nga qyteti, duke e cilësuar “të bukur dhe pjesë të rëndësishme të Shqipërisë”. Gjatë takimit me kreun e bashkisë, diplomatiku suedez tha se diskutuan mbi kapitujt e Bashkimit Europian dhe detyrat që bashkitë duhet të kryejnë në kuadër të procesit të integrimit. “Suedia e mbështet Shqipërinë, qeverinë lokale dhe atë qendrore. Sot jemi të lumtur të tregojmë edhe një film suedez, sepse është e rëndësishme të rrisim njohjen e ndërsjellë,” deklaroi ai. Ambasadori vlerësoi progresin e Shqipërisë…
Trajneri i mirënjpohur kosovar, Gani Sejdiu, e ka komentuar shortin e ditës së nesërme, atje ku Kosova do të mësojë kundërshtarin për gjysmëfinalen e ‘Play-off’-it. Polonia, Çekia, Uellsi dhe Sllovakia janë katër kombëtaret me të cilat do të shortohet Kosova, me hedhjen e shortit që bëhet nesër me fillim nga ora 13:00. Në prononcimin e tij për ‘GazetaBlic Sport’, Sejdiu tha se Uellsi dhe Sllovakia janë kombëtare më të përballueshme, kurse, Polonia dhe Çekia janë kundërshtarë më të vështirë. “Për të qenë i sinqertë, të gjitha këto kombëtare janë pothuajse në të njëjtin nivel, por unë mendoj se Uellsi dhe…
Kryeministri Edi Rama prezantoi në parlament buxhetin dhe paketen fiskale që çel mandatin e 4 të qeverisjes socialiste. Por diskutimi i ligjeve më të rëndësishme financiare të vitit u kthye nga opozita në një debat për nivelin e korrupsionit në Shqipëri, dhe në shenjë proteste deputetët demokratë i kthyen kurrizin kryeministrit Edi Rama gjatë gjithë fjalimit të tij. “Shumë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim, sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj.” Para se të sqaronte buxhetin, kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj akuzave të demokratëve për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, dhe marrjen të pandehur të…
Rusia planifikon të zhvillojë një turne gjatë kohës së Kupës së Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, dhe pritet të ftojë ekipet kombëtare që nuk arritën të kualifikohen, pretendojnë mediat serbe. Kombëtarja ruse është e pezulluar të marrë pjesë në garat e FIFA-s dhe UEFA-s për shkak të agresionit në Ukrainë, dhe tani do të organizojë një turne, në të cilën do të marrë pjesë me disa ekipe të tjera. Kombëtarja serbe do të jetë ndër të parat që do të marrë ftesë, dhe përmendet se edhe Bosnja dhe Hercegovina mund të përfundojë në turne nëse nuk kualifikohet për kualifikueset…
Glauk Konjufca, mandatari i dytë i Vetëvendosjes ka dështuar të zgjidhet kryeministër i vendit. Ai ka marrë 56 vota për, 53 deputetë votuan kundër dhe 4 prej tyre abstenuan. Deputetë e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe ata të Listës Serbe votuan kundër. Ndërkohë, Limaj dhe dy deputetet e Nismës abstenuan.
Ndeshja e madhe e Conference League mes Dritës dhe Shkëndijës do të luhet me 27 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Klubi kosovar, FC Drita ka njoftuar se biletat për këtë ballafaqim tani janë në shitje, shkruan GazetaBlic Sport. Çmimi i biletave: 8 euro në lindje, 10 euro në perendim dhe 5 euro në veri, teksa jugu është i rezervuar për tifozët mysafir, ‘Ballistët’. Më poshtë keni linkun për t’i blerë biletat: KLIKO KËTU /GazetaBlic Sport
Shtetet e vogla kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duhet të heqin dorë nga e drejta e vetos pas anëtarësimit. Kështu deklaroi të hënën kryeministri shqiptar Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e përkohshëm të Holandës, Dick Schoof. “E drejta e vetos nuk është vetëm një pengesë psikologjike në procesin e anëtarësimit,” tha Rama në një intervistë për de Volkskrant, “ ajo gjithashtu paraqet, siç e keni parë shpesh vitet e fundit, një kërcënim real për unitetin e BE-së. Dhe ne duam pikërisht të kundërtën. Ne nuk jemi këtu për të…
Si çdo vjet zhvillohet ceremonia gala e “Globe Soccer Awards”. Ky çmim i cili mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, tenton tju bëjë konkurrencë çmimeve si “Topi i Artë” apo dhe ajo e “FIFA The Best”. Këtë vit janë të nominuar 25 lojtarë për këtë çmim: Vitin e kaluar fituesi i kësaj ceremonie është ylli i Real Madridit, Vinicius Jr i cili la pas fituesin e “Topit të Artë” , Rodrin. Kjo ceremoni do të mbahet më 28 dhjetor të këtij viti në Dubai.
Fëmijët nuk do të jenë më në gjendje të bisedojnë me të rritur të panjohur në Roblox – një nga platformat më të njohura të lojërave në botë – si pjesë e zgjerimit të masave të sigurisë. Ky vendim vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e fëmijëve në internet janë në rritje, duke e bërë Roblox një nga platformat më të diskutueshme. Verifikimi i detyrueshëm i moshës do të futet për llogaritë që përdorin opsionet e bisedës, duke nisur në dhjetor për Australinë, Zelandën e Re dhe Holandën, e më pas në gjithë botën nga janari. Roblox është…
