Autor: TV News
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme, ku pritet të votohet buxheti për vitin 2026. Kjo vendim është shpallur në një komunikatë zyrtare, ku LDK thekson se nuk dëshiron të angazhohet në improvizime politike që sipas tyre e reduktojnë agjendën shtetërore në një dekor elektoral. Partia shpreh shqetësimin se këto veprime janë të motivuara nga interesa zgjedhore dhe se ato nuk kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. “Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore,” theksohet në komunikatë, duke shprehur qartë qëndrimin e LDK-së…
Më 5 dhjetor 2025, shumica e 48 kombeve që garojnë në Kupën e Botës FIFA 2026 do të mësojnë fatin e tyre, ndërsa shorti i fazës së grupeve do të zhvillohet në Qendrën Kennedy në Uashington D.C. Pavarësisht rritjes së ndjeshme të ekipeve garuese, vendimi i FIFA-s për të mbajtur grupe me katër ekipe do të thotë që kombet do të ndahen në katër vazo për shortin e fazës së grupeve. Tre vendet pritëse, SHBA, Kanada dhe Meksika janë vendosur në vazon 1, dhe atyre u janë bashkuar nëntë kombet e renditura më lart, të përcaktuara nga renditja botërore e…
Këngëtari Mentor Haziri është larguar nga shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” pas qëndrimit të shkurtër prej pak më shumë se 24 orësh. Arsyet e largimit të tij janë personale. Ai u shpreh se ka humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht dhe e ka rënduar. Ai mblodhi të gjithë banorët, dhe u kumtoi këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi. “Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën,…
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana është përplasur në një debat të fortë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndërsa ky i fundit po raportonte për situatën në terren pas reshjeve të forta të shiut. E ftuar në Quo Vadis, Kuçana kërkoi informacion se si paraqitet situata dhe pse ka ende përmbytje në vitin 2025. Lidhur me këtë pyetje, ministri Vengu tha se situata paraqitet ende nën kontroll dhe se pavarësisht reshjave të shumta çdo gjë është menaxhuar. Nuk kanë munguar as replikat politike, ku palët akuzuan njëri-tjetrin. Pjesë nga biseda: Kuçana: Si ka mundësi që në vitin…
Curacao do të luajë në Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada vitin e ardhshëm! Kombi i vogël ishullor nga Karaibet siguroi pjesëmarrjen e tyre të parë historike në forumin më të fortë të futbollit në botë pas një barazimi pa gola kundër Xhamajkës nga Grupi B i kualifikueseve të zonës së Amerikës Qendrore. Curacao ruajti pozicionin kryesues dhe përfundoi në krye me 12 pikë, ndërsa “Reggae Boys” mbeten të dytët me 11 dhe do të shpresojnë të kualifikohen për në playoff. Popullsia e vendit është vetëm 156,115 banorë, secili prej të cilëve do të jetë jashtëzakonisht krenar vitin…
Dashi Energjia të përqendrohet tek detyrat praktike dhe zgjidhja e çështjeve që kanë mbetur pezull. Një situatë e vogël mund të kërkojë më shumë durim, por arrin ta menaxhosh me qetësi. Organizimi i mirë të kursen kohë dhe lodhje. Në marrëdhënie, ka më shumë hapësirë për mirëkuptim. Një bisedë e shkurtër, por e sinqertë, ndihmon të qetësosh një tension të vogël. Lidhjet forcohen nëse ruan tonin e butë dhe të qëndrueshëm. Në financa dhe punë, një detaj i vogël të tregon drejtimin e duhur. Mbaji shpenzimet nën kontroll dhe shmang vendimet impulsive. Përmirësimi vjen gradualisht. Demi Dita sjell një ritëm…
Analisti Martin Leka, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar protestën e opozitës një ditë më parë. Leka tha se protesta zhgënjeu dhe tregoi se nuk prodhon as frymë e as aksion. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë ju ngeli nga protesta e djeshme e opozitës? Leka: E kam të vështirë të perifrazoj disa që thonin foltore, revoltore etj. Për mua ishte zhgënjim i madh. Borakaj: Pse? Leka: Sepse unë prisja nga opozita njerëz që të mund të ndryshojnë regjimin. Regjimi i çdo lloji qoftë nuk mund të ndryshojë pa njerëz, pa frymë. Po të…
Analisti Basir Çollaku, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar protestën e opozitës një ditë më parë para Kryeministrisë. Çollaku tha se numrat në protestë nuk tregojnë aspak mbështetjen ndaj opozitës.Pjesë nga biseda: Çollaku: Pjesëmarrja nuk përkon me pjesëmarrjen e këtij tubimi. Nga informacionet dhe organizimi nuk ishte për një tubim madhështor. Borakaj: Unë mbaj mend vetëm atë të 7 korrikut. Çollaku: Edhe ajo nuk e rrëzoi. Gjendja ku ne ndodhemi është problem i mbarë shqiptarëve. Situata ku ne gjendemi ka disa pyetje, a kemi siguri ekonomike, shëndetësore, arsimore? Borakaj: Po, kemi për…
Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri. Kosova dhe Zvicra po luajnë pa gola pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati është 0 me 0, me të dy kombëtaret që po tregohen të kujdesshme në lojën e tyre. Vlen të cekët që Granit Xhaka po vërshëllehet nga tifozët e pranishëm në stadium. /GazetaBlic Sport/
Gazetari dhe analisti Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të marte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Ai theksoi se sot në prokurorinë belge çështjet më të nxehta janë ato të mafies shqiptare. Çollaku tha se sot janë 3 çështje që përfshijnë mafien shqiptare, por që janë të lidhura edhe me politikën në vend. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë po hetonte prokurori belg që shqetësoi mafien shqiptare? Çollaku: Sipas këtyre dosjeve, janë 3 miliardë euro të investuara në Shqipëri. 3 dosje që janë në proces gjyqësor, një është “Toyota…
