Autor: TV News
Në seancën plenare të ditës së sotme, ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026. Malaj tha se luhatjet e kursit të këmbimit nuk varen nga qeveria, por nga politikat e Bankës së Shtetit. Ai nënvizoi se një kurs i ulët ndihmon uljen e borxhit, por njëkohësisht dëmton të ardhurat nga TVSH-ja në dogana. Malaj: Kursi i këmbimit, sikurse e dini tregtohet në treg të lirë që bazohet në bazë të kërkesë dhe ofertës. Qeveria nuk ndërhyn dot në kursin e këmbimit, është banka që bën politikat monetare, që intervenon për të bërë rregullime të caktuara. Siç e…
Kur jemi nën stres, veprojmë në mënyrë më bashkëpunuese dhe më bujare. Përballë një padrejtësie, jemi më të prirur të ndihmojmë viktimën sesa të ndëshkojmë autorin e fajit. Arsyeja është se dëmtimi i të tjerëve kërkon më shumë përpjekje njohëse (kognitive) sesa ndihma ndaj tyre dhe truri, tashmë i ngarkuar nga tensioni, zgjedh rrugën më të lehtë. Si u vërtetua? Për të shkaktuar një gjendje stresi, studiuesit e Universitetit Normal të Pekinit bënë që gjysma e pjesëmarrësve në studim, të zhytnin duart në ujë akull të ftohtë për tre minuta. Pjesëmarrësit mund të ndëshkonin personin egoist (duke ia hequr paratë)…
Televizioni Publik i Polonisë i ka kushtuar një shkrim analizues Kombëtares së Kosovës. ‘Dardanët’ janë një kundërshtar i mundshëm për Poloninë në gjysmëfinale të ‘Play-off’-it të Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic Sport. Polakët po e respektojnë maksimalisht Kosovën, madje e kanë veçuar si shumë të merituar suksesin e arritur. “Ekipi më i ri kombëtar i anëtarësuar në UEFA dhe i vetmi ekip evropian që Polonia nuk ka luajtur ende. Kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë në fazën eliminuese, por e merituan plotësisht. E udhëhequr nga gjermani Franco Foda, Kosova mundi dy herë Suedinë, siguroi një fitore vendimtare…
Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është zyrtarisht e pandehur me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Akuza iu komunikua nga Prokuroria e Posaçme zyrtarisht më 31 tetor. Për herë të parë , Balluku e pranishme në Kuvend ka folur lidhur me hetimet që po kryehen ndaj saj. Ministrja theksoi se nuk do të sulmojë kurrë drejtësinë e re, pasi Reforma në Drejtësi është vullnet i Partisë Socialiste dhe kreut të qeverisë Edi Rama. Më tej tha se do të presë deri në përfundim të hetimeve derisa e vërteta, cilado qoftë ajo, të marrë…
FC Ballkani ka njoftuar se trajneri Orges Shehi nuk është më pjesë e klubit. Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani, transmeton GazetaBlic Sport. Klubi ka falëndruar Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës. Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri…
Një debat me tone të larta u zhvillua mes deputetit Agron Shehaj dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Deputeti i Partisë Mundësia ndërhyri gjatë kohës që ministrja Balluku po mbante fjalën e saj në Foltore. Edhe pse u paralajmërua nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi për përjashtim, Shehaj vijoiu të akuzonte Ballukun për vjedhje dhe të mos e lejonte të fliste. Balluku i kërkoi që të zbresë në shesh të burrave dhe të përballet dhe jo të bëjë betejë në Facebook Debati: Balluku: Unë me shumë prej jush jam përballur politikisht dhe jam përballur në…
Në fundjavën që po vjen, do të zhvillohet derbi i madh i Madonninës. Inter dhe Milan, do të përballen të dielën, duke filluar nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport. Pritet të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, me shumë rivalitet e spektakël, me dy skuadrat që e kanë nisur mirë edicionin në Serie A. Neruazzurët janë në vendin e parë me 24 pikë, kurse Rossonerët në vendin e tretë me 22 pikë. Të gjitha biletat janë shitur për këtë përballje, me atmosferën që pritet të jetë e mrekullueshme në ‘San Siro’. /GazetaBlic Sport/
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Çeke me ftesë të Presidentit Petr Pavel. Kreu i Shtetit u prit në një ceremoni solemne në Pragë. Fillimisht, Presidenti Begaj zhvilloi takimin kokë më kokë më homologun Pavel dhe pas takimit me praninë e delegacioneve përkatëse u mbajt konferenca e përbashkët për mediat. Integrimi i Shqipërisë në BE, mbështetja e Republikës Çeke në këtë proces, thellimi i bashkëpunimit ekonomik e kulturor, çështje të sigurisë evropiane dhe Euroatlantike ishin në fokus të këtyre takimeve. Presidentët Begaj dhe Pavel konfirmuan angazhimin për forcim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Çekisë…
Kombëtarja gjermane i mbylli me sukses kualifikueset të hënën mbrëma, me një paraqitje madhështore 6-0 ndaj Sllovakisë. Pas ndeshjes, trajneri Julian Nagelsman komentoi edhe për çështjen e portierit, por deklaratat e tij nuk sollën shumë qartësi. Në garën për fanellën e titullarit mes shtyllave, aktualisht duket se avantazhin e ka Oliver Baumann i Hofenhajm. 35-vjeçari luajti në të gjashtë ndeshjet e kualifikueseve dhe ishte një nga më të mirët në fushë. “Jo, e kemi trajtuar mjaftueshëm temën e portierit,” u shmang Nagelsman. Ai shtoi se Baumann është “një djalë fantastik dhe i përulur. Ne jemi shumë të kënaqur me të…
Deputeti socialist Ulsi Manja, ndërsa fliste në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm, është ndalur edhe te situata e përmbytjeve në vend. Ndërsa replikonte me deputeten demokrate Eldi Hoti, Manja tha se sot qytetarë në të gjitha bashkitë e vendit, e sidomos në veri, nuk presin t’u japin zgjidhje ata që nuk i kanë votuar. Ai “këshilloi” deputeten demokrate që kur shkojnë në zonat e veriut për të bërë foto me përmbytje, të mos shkojnë të veshura me veshje 5-6 mijë euro. “Zonja Hoti, kur ngrini telefonin, ju këshilloj që kur të shkoni në ato…
