Autor: TV News

Pasi ishte subjekt i thashethemeve për transferim për pjesën më të madhe të verës, Rodrygo ka mbetur te Real Madridi. Anësori brazilian foli së fundmi për kohën e tij të kufizuar të lojës me Madridin: “Nuk luaj shumë? Nuk kam se çfarë të bëj… thjesht punoj shumë në çdo seancë stërvitore”. Dhe, sipas raportimeve në Brazil, ka një ekip të gatshëm t’i japë Rodrygos kohë loje: Arsenali. Topçinjtë po monitorojnë nga afër zhvillimet në situatën e anësorit me Real Madridin, madje janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për ta sjellë atë në Londër.

Read More

Në Kuvend, diskutimet këtë të mërkurë janë përqendruar tek projektbuxheti i vitit të ardhshëm, ku çështjet kryesore mbeten rritja e pagave, e pensioneve dhe financimi i sektorëve jetikë si shëndetësia dhe arsimi. Deputetja e PS , Zamira Sinaj zbuloi më shumë detaje në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizon Plus me moderator Aleksandër Furxhi. Sinaj u shpreh se opozita nuk ka ofruar alternativa, ndërsa qeveria garanton rritje reale të pagave, pensioneve dhe investimeve publike. INTERVISTA E PLOTË: Debatet kryesore janë në këtë moment për rritjen e rrogave, për rritjen e pensioneve në parlament. qeveria…

Read More

Sigal Prishtina është mundur në udhëtim te Manchester Basketball me rezultat 99:74 (25:18, 16:19, 29:20, 29:17). Sfida u zhvilluar në kuadër të grupeve të Ligës ENBL. Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, duke përfunduar 41:37, por vendasit ishin më të mirë në pjesën e dytë, për të fituar në fund me 25 pikë dallim, 99:74. Te bardhekaltrit, Deondre Burns kishte 23 pikë. Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e dy humbje

Read More

Leo Messi fitoi çmimin e lojtarit më të dashur në historinë e Barcelonës, çmim që u dha nga ‘Gazeta Sport’. Ishte një çmim që e emocionoi shumë legjendën argjentinase, i cili tha se dëshira e tij ishte që ta përfundonte “Doja të qëndroja në Barcelonë deri në fund të karrierës sime sportive dhe të mos i bashkohesha asnjë klubi tjetër, por për fat të keq gjërat nuk shkuan ashtu siç doja, jam shumë krenar për këtë çmim që jam lojtari më i dashur i këtij klubi”, deklaroi Messi.

Read More

Prej mëngjesit të ditës së sotme në Kuvendine  Shqiëprisë vijon seanca maratonë ku po diskutohet projektbuxheti i vitet të ardhshëm. Në fjalën e tij ish-ministri, Igli Hasani, tha se ky projektbuxhet vjen në një moment historik, pasi Shqiëpria brend a13 miuajve mbylli të gjithë grupkapitujt dhe tashmë ëhstë në dyert e BE, gati përt tu anëtarësuar brenda kësaj dekade. “Ky është moment historik për vendin. 2 ditë pas hapjes së gjithë negociatave në BE, një arritje që vendos themelet e një faze të re ëpr Shqiëprinë. Ky ëhstë kulmi i përpjekjeve për më shuëm se 3 dekada. Vetëm në 13…

Read More

Sulmuesi polak Robert Lewandowski është një nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e futbollit, por në fund të sezonit 2022/2023 ai mori një urdhër të habitshëm nga drejtuesit e Barcelonës – të ndalonte së shënuari gola. Pretendimi vjen nga Sebastian Staszewski, autor i biografisë së sulmuesit polak. Sipas tij, arsyeja për këtë kërkesë të pazakontë është një klauzolë specifike në kontratën e transferimit të Lewandowskit nga Bayern Munich te Barcelona, transmeton GazetaBlic Sport. Kur Lewandowski arriti shifrën e 23 golave ​​për sezonin, klubi i urdhëroi të ndalonte së shënuari. Në atë kohë, kriza financiare e Barcelonës ishte në kulmin…

Read More

Ministrja e Punëve të Brendshme, Alban Koçiu deklaroi se buxheti i parashikuar për institucionin që ajo drejton do të përdoret për teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin. Koçiu shtoi se përgjatë vitit 2026 do të avancohet me projektin e vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat. Fjala e plotë e Albana Koçiut: Është fakt që Shqipëria sot është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon. Vendi ku 12 milionë turistë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre. Vendi ku gjithmonë edhe më shumë investitorë të…

Read More

KF Vëllaznimi ka njoftuar sot zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi. Vendimi është marrë nga Kryesia e klubit, ndërsa lajmi është komunikuar përmes një njoftimi publik. Nga klubi gjakovar kanë falënderuar trajnerin Rexhepi për punën dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, duke i uruar njëkohësisht suksese në vazhdimin e karrierës. “Kryesia e klubit ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Xhengis Rexhepi. E falënderojmë për kontributin dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e KF Vëllaznimit. Klubi ka bërë të ditur se informacione të tjera lidhur me përbërjen e shtabit…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka zgjedhur një mënyrë efikase për t’i sqaruar qytetarëve që e ndjekin përmes ekranit seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë, ku po diskutohet për buxhetin, por edhe deputetëve të opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve. Braçe tha se gjatë gjithë viteve si deputet, qoftë në opozitë apo dhe në mazhorancë, për herë të parë po flitet për rritje pensioni me mijë lekë, jo më me qindarka. Për t’i dhënë fund lojërave të fjalëve për rritjen e pensioneve, Braçe kishte marrë me vete një zarf me kartëmonedha, për t’i demonstruar para qytetarëve por edhe…

Read More

Pas mbylljes së kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Botëror të vitit 2026, Kosova edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e “play-offit” të Botërorit. Kosova përfundoi e dyta në Grupin B me 11 pikë të tubuara nga gjashtë ndeshje, teksa Zvicra shkon në Botëror direkt me 14 pikë, transmeton GazetaBlic Sport. Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë të “play-offit”, ndërsa do të përballet me një kundërshtarë nga vazo e dytë. Aty janë pjesë Sllovakia, Republika e Çekisë, Uellsi dhe Polonia, pra njëra nga këto katër kombëtare do të jetë kundërshtari ynë. Këto janë vlerat financiare të këtyre kombëtareve: /GazetaBlic…

Read More