Autor: TV News
Nga Mola Luku Fuqizimi i bashkive sa i përket financave, burimeve njerëzore si dhe projekteve konkrete, janë sfidat kryesore dhe fokusi i Partisë Socialiste që pritet të adresohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territorial. Në një intervistë për Vizion Plus, bashkëkryetari Arbjan Mazniku u tregua i qartë se objektivi i mazhorancës është që të forcohen kapacitetet e institucioneve vendore. “Ne duhet të shohim kompetencat e bashkive. Sa kapacitet apo buxhet kanë bashkitë për t’i ofruar qytetarëve shërbimin e nevojshëm. Cilat janë ndryshimet që duhet të kryejmë në mënyrë që ne ti arrijmë pikërisht këto elementë që do të fuqizojnë…
Përgatitjet e Barcelonës për ndeshjen e së martës në mbrëmje të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat u prishën nga një sulm ndaj autobusit të ekipit të tyre, ndërsa ai po i afrohej Stamford Bridge. Sipas raportimeve në Mirror, automjeti u zu në pritë nga sulmues të panjohur të cilët thyen të paktën një dritare. Nuk u raportuan të lënduar në skuadër ose në staf, por incidenti shkaktoi një hetim të menjëhershëm policor, me autoritetet që tani po punojnë për të identifikuar dhe gjetur personat përgjegjës. As Barcelona dhe as Chelsea nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për këtë çështje. /GazetaBlic…
Vdekja e hershme e Shpat Kasapit, ka mërzitur edhe ish të fejuarën e tij, Afërdita Dreshajn. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi të të ndjerit, ku ka shkruar: “Pusho në paqe Shpat”. Modelja e cila ishte në lidhje me Kasapin për disa vjet, i ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve të artistit. “Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, artistit shqiptar Shpat Kasapi. Përmes një telegram ngushëllimi, kryeministri shkroi se një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. “Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik”, u…
Manchester City do të mësojë masën që do të merret kundër klubit për 115 shkeljet financiare që janë konstatuar në vitet e fundit. Lajmin e bëri të ditur ish-këshilltari i klubit, Stefan Borson, i cili pohoi se komisioni i pavarur që hetoi këto shkelje do të japë verdiktin e tij përpara datës 25 dhjetor. Gjatë një interviste për “talkSPORT”, Borson pohoi se si City edhe Premier League nuk mund të fajësohen për zvarritjen e këtij vendimi. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se anëtarët e komisionit të ngritur për të nxjerrë të vërtetën në pah duhej që të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si rrallëherë është pozicionuar pro SPAK-ut dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi në përputhje me ligjin masën e sigurisë të vendosur ndaj numrit 2 të qeverisë, duke deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të refuzojë të marrë në shqyrtim ankimimin e Kryeministrit Edi Rama për këtë çështje. “Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale. Ata që përpiqen, vetë…
Përfundimi i punimeve për rindërtimin e “Spotify Camp Nou” është shoqëruar me polemika pasi sipas një kontrolli të bërë nga Ministria e Punës e shtetit spanjoll kanë rezultuar plot 79 punëtorë me mangësi në dokumentacion. Sipas inspektorëve mësohet se punëtorët, të cilët kanë punuar në Barcelonë pa u pajisur me lejet përkatëse, janë shtetas turk. Gjithashtu ata janë kthyer në vendlindje pa u paguar për punën e bërë. Sipas “El Periódico” kompania e nënkontraktuar për të bërë rikonstruksionin e impiantit të Barcelonës është gjobitur me një shumë prej 1.09 mln €.
Menaxhmenti i Shpat Kasapit ka bërë një reagim përmes Instagramit të të ndjerit, duke shkruar se humbja e këngëtarit është një goditje e rëndë dhe një dhimbje shumë e madhe për ta. Përmes këtij postimi, thuhet se së shpejti do të ketë përditësim në lidhje me detajet e plota rreth procedurave të varrimit. Më poshtë deklarata:
Në ambientet e FFK-së, është hedhur shorti për ndeshjet e Kupës së Kosovës. Ja përballjet e plota që do të luhen: Dukagjini – Ramiz Sadiku2 Korriku – DinamoBallkani – Rilindja 1987Flamurtari – VushtrriaDrenica – PrizreniKEK-u – VellaznimiPrishtina e Re – LepenciKika – Trepça ‘89Liria – SuharekaIstogu 03 – Feronikeli ‘74Top Football – PrishtinaGjilani – IstoguBesa – DritaLlapi – VjosaTrepça – MalishevaFerizaj – Tefik Çanga /GazetaBlic Sport/
Shtypi spanjoll ka qenë i pamëshirshëm në vlerësimin e dhënë për performancën e Barcelonës kundër Chelsea-t, pasi ekipi i Hansi Flick dhuroi një shfaqje për tu harruar në “Stamford Bridge”. Disfata e Barcelonës ishte e dukshme dhe mediet iberike nuk humbën kohë duke përshkruar ekipin katalan si një formacion që nuk kishte lidhje me stemën që mbante në fanellë. “Barca ishte larg nivelit të saj, vuajti një humbje të fortë”, shkruante “Mundo Deportivo”, e cila theksonte faktin se klubi anglez mund të kishte fituar edhe më thellë. Gazeta katalanase e konsideroi ndeshjen një “makth”, ku Chelsea e kishte “shkelur” Barcelonën.…
