Autor: TV News

Arsenali dhe Bayern Munich do të përballen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të raundit të pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Ndeshjet mes ketyre dy skuadrave gjithmonë kanë dhuruar spektakël, andaj asgjë më pak nuk pritet as në ballafaqimin e sotëm. Të dy ekipet mbërrijnë në këtë ndeshje me një ecuri fantastike të rezultateve, teksa tashmë dihet se që dyja së bashku me Interin janë ekipet e vetme me nga 12 pikë.Të dy trajnerët, Mikel Arteta dhe Vincent Kompany kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion. Mungesa të theksuara…

Read More

Këngëtari Rati ka rrëfyer i përlotur momentin kur mori lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mikut të tij, Shpat Kasapit. I ftuar në studion e Living Day me moderatoren Brunilda Lahe, ai tha se lajmin e ka lexuar në website-in e Vizion Plus.Lexo edhe :Related Posts Rati e kujtoi Shpatin si një djalë gazmor, energjik dhe me zemër të madhe, duke ndarë edhe episode të bukura nga koncerte e udhëtime të përbashkëta. Ai zbuloi se të dy kishin lënë përgjysmë një projekt muzikor që Shpati dëshironte ta realizonte, një këngë ritmike që shpreson të mund t’ia kushtojë mikut…

Read More

Është ndarë nga jeta sot (e mërkurë) në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur, Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare dhe ka prekur thellë zemrat e fansave dhe të komunitetit artistik. Për këtë u bënë reagime të shumta, e një telegram ngushëllimi u nda edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Read More

Edhe pse më i madh se vitet e kaluara, bashkitë e vendit kërkojnë fonde shtesë nga buxheti i shtetit për vitin 2026, kryesisht për investime në zonat rurale dhe për një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve. Të ftuar në seancë dëgjimore në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përfaqësuesit e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendor theksuan nevojën për më shumë investime, veçanërisht në infrastrukturën e fshatrave, e cila lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e ekonomisë lokale. “Një nga problematikat më të mëdha janë financimet e ulëta për rrugët rurale, pasi ato janë të domosdoshme për ekonominë lokale. Ne si shoqatë…

Read More

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me ndeshje fantastike. Kryendeshja e madhe do të zhvillohet në Emirates Stadium, atje Arsenali e pret skuadrën e Bayern Munich, shkruan GazetaBlic Sport. Pritet të jetë një ndeshje shumë e rivalizuar, me të dy ekipet që fituan ndeshjet e tyre në ligat përkatëse, në fundjavën që shkoi. Skuadra e Arsenal shihet si pak më favorite nga kuotat e basteve, me fitoren e ‘Topçinjëve’ që ka vlerën prej 2.28, kurse ajo e skuadrës gjermane, vlerësohet me 3.35. /GazetaBlic Sport/

Read More

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka miratuar disa ndryshime, në rang zëvendës ministrash. Kështu, Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke zëvendësuar në këtë post Entela Ramosaçaj. Ish kandidatja për deputete Ina Majko është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Denada Seferi, është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe…

Read More

Lojtari i ri i Arsenalit, Luis Munoz, ka bërë histori duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e të Rinjve të UEFA-s. Munoz, i cili është 13 vjeç, hyri nga stoli për skuadrën nën-19 vjeç të Arsenalit gjatë ndeshjes së tyre kundër Bayern Munich të mërkurën pasdite. Mesfushori është tani lojtari më i ri që ka luajtur në Ligën e të Rinjve UEFA, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Liam Payas. Payas ishte 14 vjeç e 93 ditë kur luajti për Lincoln Red Imps në shtator të vitit të kaluar. Munoz ka…

Read More

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Ai ka thënë se Shpat Kasapi dhe artistë tjerë kanë qenë vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për të sa ishe në Hagë. “Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve. Në paqe qofsh,…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Ambasadorin e ri të Republikës së Panamasë, jo rezident në Tiranë, Winston Spadafore F., të cilit i pranoi Letrat Kredenciale. Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shkëmbyen mendime për konkretizimin e tyre në fusha me interes reciprok. Presidenti Begaj falënderoi Ambasadorin Winston Spadafore F. për njohjen e Kosovës dhe për mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizmat ndërkombëtare. Gjithashtu Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Indonezisë, jo rezidente në Shqipëri, Listiana Operananta. Në takim u bisedua për zhvillimin e mëtejshëm të…

Read More

Gazetari spanjoll Juanma Castano analizon humbjet e rënda të Barcelonës dhe Villarrealit në emisionin e tij El Partidazo de COPE. Katalanasit humbën ndaj Chelseat me rezultatin 3-0 në Stamford Bridge, ndërsa “nëndetësja e verdhë” humbi 4-0 ndaj Borussia Dortmund. Ai gjithashtu u rikthye te humbja 1-0 e Real Madridit nga Liverpooli në Anfield dhe theksoi kontrastin e fortë midis La Ligës dhe Premier Ligës. “Futbolli spanjoll, në ndeshjet kundër ekipeve të Premier League, këtë sezon, tetë fitore për Premier League dhe një për La Liga. Është e qartë se (Premier League) është më e mirë se La Liga, ka cilësi…

Read More