Autor: TV News

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me procesin e verifikimit paszgjedhor. 210 kuti nga të gjitha qarqet si të vendit ashtu dhe të diasporës po rihapen për të parë nëse ka pasur mospërputhje me shifrat e dala nga procesi i numërimit gjatë zgjedhjeve të 11 majit. KQZ ka lënë jashtë listës kutitë në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërimi u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Nga ky proces i korrikut, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi…

Read More

Skuadrat kosovare nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë do të zbresin në fushë për të zhvilluar duelet e 1/16 në Kupën e Kosovës. Ditën e sotme në program janë për t’u zhvilluar 10 ndeshje, derisa nesër (e enjte) do të luhen edhe gjashtë sfida të tjera. Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën modeste Top Futbolli, ndërsa Ballkani kërkon hakmarrje ndaj Rilindjës. Dukagjini para adhuruesve të vet pret Ramiz Sadikun, derisa Drita do të ndeshet me Besën e Pejës në Gjilan. Drenica në ‘Bajram Aliu’ përballet me Prizrenin, ndërsa Prishtina e…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese vendosi nën presionin e kryeministrit shqyrtimin në séancë plenare të çështjes së pezullimit të numrit 2 të qeverisë Belinda balluku.  Në konferencën me gazetarët, Berisha i bëri apel Kushtetueses që të zhvillojë séancë të hapur publike për ankimimin e kryeministrit Edi Rama. “Gjykata në një presion të tmerrshëm vendosi të shqyrtojë çështjen e përfaqësuar nga avokati i vjedhjeve qeveritare, Edvin Kristaq Rama. Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë…

Read More

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka nisur turin e “Foltoreve” mbrëmjen e kësaj të marte. Në fjalën e tij ai tha se PD-ja do të bëjë një analizë të shkëlqyer të zgjedhjeve, ku  edhe ftoi të japin mendime, të bëjë kritika dhe propozime kushdo. Berisha: Do kisha dashur të isha shumë kohë përpara në takim me ju, se ne jemi parti e debatit. Absolutisht e debatit të lirë. Por, debati gjatë periudhës së raportit, hartimit të raportit, do të ishte kundër nesh. Do ta përdorte Edi Rama për të mashtruar botën se ky këtu nuk mbrojti kutinë atje, nuk u…

Read More

Ditën e enjte do të vendoset nëse ankimi i qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e masës së pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku do të kalojë për gjykim apo jo. Gjykata Kushtetuese e ka lënë ende në pritje verdiktin për çështjen Balluku. Tre gjyqtarët, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja, nuk arritën dot unanimitet për të vendosur nëse ankimi i kryeministrit Rama do të kalojë për shqyrtim, dhe çështja i kaloi Mbledhjes së Gjyqtarëve. Juristi Ledio Braho, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, sqaroi hapat që do të ndiqen për zëvendëskryeministren e pezulluar…

Read More

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga tre anëtarë nuk arriti dot sot të merrte një vendim për t’i kaluar Mbledhjes së Gjyqtarëve ankimin e kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nga funksionet, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, Kolegji nuk shprehet për kalimin ose jo të një çështjeje në seancë plenare, por për moskalimin ose jo të saj. Dhe në këtë rast “vendimi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare nga kolegji merret njëzëri”. Duke qenë se trupa e…

Read More

Barcelona e ka përmbysur rezultatin ndaj Atletico Madrid. Dani Olmo ka realizuar në minutën e 63-të. Rezultati tashmë është 2 me 1 në ‘Camp Nou’. Ja pamjet – VIDEO. The post Olmo shënon dhe lëndohet, Barcelona përmbys shifrat appeared first on GazetaBlic.

Read More

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini është arrestuar nga autoritetet belge këtë të martë. Mogherini dyshohet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi 9 mujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin prestigjioz të Evropës. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, ngjarjet kanë ndodhur gjatë viteve 2021-2022, dhe veprat penale të dyshuara janë: mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional. Ish-zëvendëskryeministri Gazmend Oketa, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se e…

Read More