Autor: TV News

Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, është arrestuar nga autoritetet belge. Ajo akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim detyre, lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE. Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, tha se Federica Mogherini është mbështetur nga Soros.Lexo edhe :Related Posts I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Kalaja tha se Mogherini do të hetohet edhe për mbështetje okulte që u ka dhënë organizatave të LGBTQ, para që janë keqpërdorur. Pjesë nga biseda: Borakaj: Mund të shkaktojë arrestimi i Mogherinit tërmet?…

Read More

Can Yaman, aktori i dashur për publikun dhe protagonisti kryesor i serialit “Sandokan”, i cili së shpejti do të transmetohet në televizionin kombëtar Vizion Plus, ka zbuluar në një intervistë për mediat italiane se ka origjinë shqiptare. Yaman theksoi se nëna e tij është me origjinë nga Kosova, ndërsa babai i përket diasporës shqiptare që ka mbërritur herët në Turqi.  “Jam rritur në Suadiye, një lagje rezidenciale në pjesën aziatike të qytetit, me fusha futbolli e basketbolli për djemtë. Është një zonë e banuar nga emigrantë të gjeneratës së dytë e të tretë, si gjyshërit e mi me origjinë kosovare…

Read More

Debati mbi krizën e brendshme të opozitës dhe sfidat e skenës politike shqiptare u rikthye në qendër të vëmendjes mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt. Ish-kandidati për deputet i PD-së, Aulon Kalaja, dhe ish-zëvendëskryeministri Gazmend Oketa (PD) analizuan zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe klimën politike në vend, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e parimeve demokratike në funksionimin e partive kryesore dhe nevojën urgjente për diskutim të hapur mbi reformimin e Kodit Zgjedhor. Kalaja: Është e rëndësishme të kthejmë gishtin nga vetja jonë, të kuptojmë se ku jemi. Në rast…

Read More

Ish-kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të martë në studion e Quo Vadis në Vizion Plus. Ai tha se kanë qenë vetë deputetë të Partisë Socialiste që kanë dorëzuar dosje në SPAK për zonjën Balluku. Kalaja u shpreh se deputetët socialistë kanë folur me oligarkë që kanë marrë tenderat e rrugëve, kanë marrë përgjigjen dhe ia kanë dërguar SPAK-ut. Sipas ish-kandidatit të PD-së, brenda grupit të PS-së ka shumë njerëz që e urrejnë Ballukun. Pjesë nga biseda: Kalaja: Unë di një informacion që deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar dosje në SPAK…

Read More

Barcelona e ka siguruar një fitore të madhe ndaj Atletico Madrid. Katalanasit kanë triumfuar me shifrat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Baena shënoi për avantazhin e mysafirëve, por që Barcelona përmbysi gjithçka me golat e Raphinhas, Dani Olmos dhe Ferran Torres. Me këtë fitore, Barcelona forcon edhe më shumë vendin e parë, ku tashmë ka 4 pikë më shumë se Real Madrid. /GazetaBlic Sport/

Read More

Shemsi Prençi, eksperti i kriminalistikës tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Partia Demokratike me në krye Sali Berishën dhe krah të djathtë Flamur Nokën, nuk është një prespektivë e duhur e opozitës për të ardhmen. Ai sulmoi Nokën, pas gafën që bëri për festat e Nëntorit. Prençi: PD dhe çdo iniciativë e re brenda Partisë ka nevojë për prezencën e zotit Oketa sepse nuk është etiketuar për asgjë negative. Ne rast se ne mendojmë për ta parë prespektivën e opozitës shqiptare të Sali Berishës, me gjithë respektin, por kur në krah mban një njeri që s’di…

Read More

Edon Zhegrova ka luajtur diçka më shumë se 10-të minuta në fitoren e Juventusit kundër Udineses. Sulmuesi kosovar ishte i mrekullueshëm në minutat sa luajti, duke bërë disa lëvizje të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic Sport. Në një moment, Zhegrova dribloi 3 kundërshtarë dhe e dërgoi topin deri tek zona e Udineses, rast që nuk u shfrytëzua mirë nga bashkëlojtari i tij. Ja pamjet – VIDEO.

Read More