Autor: TV News
Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2025 sesa në tremujorin e tretë 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 kanë arritur në 826.6 milionë euro, krahasuar me 774.8 milionë euro sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2025 ishin 826.6 milionë ruro, derisa shpenzimet në TM3 2024 ishin 774.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: Kompensimi i punëtorëve (28,2%); Kontributet sociale dhe përfitimet…
Sonte, me fillim nga ora 19:00, Athletic Bilbao do të përballet me Real Madridin. Pritet të jetë një përballje shumë interesante, me të dy skuadrat që synojnë fitoren dhe pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport. Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare: ATHLETIC BILBAO XI: Unai Simon; Adama, Vivian, Laporte, Lekue; Galarreta, Jauregizar; Berenguer, Rego, Nico Williams; Guruzeta. REAL MADRID XI: Courtois; Trent, Militao, Rüdiger, Alvaro Carreras; Tchouaméni, Camavinga, Fede Valverde; Bellingham; Vinicius, Mbappe. /GazetaBlic Sport/ The post Athletic Bilbao – Real Madrid, formacionet zyrtare appeared first on GazetaBlic.
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar me forcë ndaj kërcënimeve të presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka paralajmëruar për mundësinë e një konflikti në Evropë. Në një deklaratë të fortë, Rutte theksoi se aleanca do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur qytetarët e saj dhe territorin e saj. Rutte, duke folur për mediat, theksoi se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe se angazhimi i saj për sigurinë e vendeve anëtare është i palëkundur. Ai nënvizoi se çdo kërcënim ndaj sigurisë së Evropës do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të vendosur. “Në fund, NATO…
Sonte, me fillim nga ora 19:00, Athletic Bilbao do të përballet me Real Madridin. Pritet të jetë një përballje shumë interesante, me të dy skuadrat që synojnë fitoren dhe pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport. Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare: ATHLETIC BILBAO XI: Unai Simon; Adama, Vivian, Laporte, Lekue; Galarreta, Jauregizar; Berenguer, Rego, Nico Williams; Guruzeta. REAL MADRID XI: Courtois; Trent, Militao, Rüdiger, Alvaro Carreras; Tchouaméni, Camavinga, Fede Valverde; Bellingham; Vinicius, Mbappe. /GazetaBlic Sport/
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i kërkoi prokurorisë evropiane të shtrijë hetimin edhe në Tiranë për Federica Mogherinin, ish-zyrtaren e lartë të Komisionit Evropian e cila aktualisht mban detyrën e rektores së Kolegjit të Evropës edhe në degën që është hapur në Shqipëri. Një ditë pas arrestimit të Mogherinit, Berisha akuzoi rektoren e Kolegjit të Evropës dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion në ndërtimin e kampusit të këtij kolegji me vlerë 17 milionë euro. “Ju bëj thirrje të hetojnë të gjitha emailet dhe SMS-të që Rama ka shkëmbyer me Lubi Mogherinin për këtë çështje dhe, në veçanti, të hetohen…
Barcelona ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Eric Garcia për një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë mbrojtësin 24-vjeçar në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano. Nënshkrimi pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, me klubin që tashmë ka lënë vetëm shpalljen e marrëveshjes. Garcia, i cili kishte kontratë deri në vitin 2026, kishte përfunduar në radarin e Paris Saint-Germain, që e shihte si një objektiv kryesor për një transferim të mundshëm me parametra zero verën e ardhshme. Megjithatë, Barcelon, nën drejtimin e Hansi Flick, veproi shpejt për të blinduar një…
Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmar për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Në një njoftim të shpërndarë ëpr mediat, PD bën me dije se kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. “Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se: Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit…
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat prodhoi debat mes deputetëve gjatë shqyrtimit dhe miratimit të projektligjeve të paketës fiskale. Ndërsa po diskutohej projektligji i rimbursimit të fermerit, deputeti Agron Shehaj kërkoi fjalën, po kryetarja Milva Ekonomi iu përgjigj duke sqaruar se prioritet kanë anëtarët e përhershëm, e më pas ata zëvendësues. “Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, sepse po na drejtohesh me ‘ju’. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e merrni pasi të sqarojmë ne që po punojmë për këtë çështje”, tha Milva…
Nesër në mbrëmje do të jetë paraqitja e parë e sezonit për Massimiliano Allegrin në Kupën e Italisë, edhe pse Milani ka luajtur tashmë tre ndeshje në këtë garë. Në dy raundet e mëparshme, kur skuadra mundi fillimisht Barin dhe më pas Lecce-n, ish-trajneri i Juventusit ishte ende duke vuajtur një pezullim prej dy ndeshjesh të vendosur pas finales së vitit 2024. Nesër ai do të ulet në stol në Olimpico kundër Lazios dhe duhet të bëjë zgjedhje kyçe. Sipas mediave italiane, Ardon Jashari pritet të startojë në këtë ballafaqim, pas lëndimit të Fofanas. Jashari u lëndua dhe nuk kishte…
Partitë politike duhet të tregohen më transparente sa i përket financimeve. Ky ishte mesazhi i ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili theksoi se raportimi i burimit të parave është i domosdoshëm për një konkurrencë të drejtë. “Shqipëria duhet ta përdorë këtë moment për të çuar përpara reformat që sigurojnë transparencë në financimin e partive dhe fushatave, forcojnë mbikëqyrjen e pavarur, adresojnë nevojën për të parandaluar abuzimin e burimeve publike për qëllime zgjedhore, nevojën për të mbështetur debatin publik të bazuar në fakte dhe për të mbrojtur konkurrencën zgjedhore nga ndikimi i padrejtë, duke përfshirë edhe në sferën…
