Autor: TV News
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, i shpjegoi Sky Sport vendimin e tij për të mos e thirrur Mohamed Salah për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. “Nuk i prisja këto komente nga Salah, duke pasur parasysh mënyrën se si është stërvitur dhe si është sjellë ditët e fundit”, tha ai. “Po përballemi me një ekip vërtet të fortë, por do të përpiqemi të fitojmë”, tha Slot për ndeshjen. Liverpool dhe Inter ballafaqohen nesër nga ora 21:00 në San Siro. /GazetaBlic Sport
Si çdo të hënë, mbështetësit së opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë për të zhvilluar “Foltoren 2” të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Por grumbullimi i sotëm përkoi me 8 Dhjetorin, “Ditën e Rinisë”. Në fjalën e tij, Sali Berisha përkujtoi heronjtë e Dhjetorit të 35 viteve më parë, të cilët u përballën me regjimin diktatorial. Berisha tha se, ndryshe nga 35 vite më parë kur studentët e Dhjetorit nuk kishin një parti politike që t’i mbronte, sot shqiptarët kanë Partinë Demokratike. “Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e mirë e aspiratave njerëzore. Po të kthehemi 35 vite më parë, studentët…
Ter Stegen është rikthyer plotësisht në formë dhe po pret dritën jeshile mjekësore për t’u rikthyer në skuadrën e parë. Megjithatë, trajneri i Barçës, Hansi Flick, ka deklaruar se kush është portieri numër një te Barça. “Jam i qartë për këtë, të gjithë e dimë që Joan Garcia është numri një,” tha Flick. Flick nuk e ka përjashtuar mundësinë që Ter Stegen të përfshihet në skuadër për ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Eintracht. “Ai mund të jetë pjesë e skuadrës,” tha Flick. Sipas raportimeve, Ter Stegen beson se duhet të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Osasunës,…
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur një komunitet në Teksas, ku një 22-vjeçare me aftësi të kufizuara u gjet e mbyllur në një kafaz për qentë. Kjo situatë alarmante u zbulua falë një fqinj që dëgjoi britmat e saj dhe njoftoi policinë, duke e shpëtuar atë nga një fat i tmerrshëm. Si ka mundësi që një njeri mund të trajtohet në këtë mënyrë? Fqinji Justin Anderson, 24 vjeç, ishte ai që dëgjoi ulërimat e vajzës dhe vendosi të vepronte. Ai filloi të filmonte situatën dhe, duke e kuptuar se diçka e rëndë po ndodhte, thirri menjëherë policinë. Anderson, i cili…
Trajneri i Interit, Christian Chivu, ka thënë se debati i vazhdueshëm rreth Mohamed Salahut dhe komentet e tij të fundit rreth Liverpoolit nuk janë puna e tij, duke paralajmëruar se skuadra e Arne Slotit do të “ruajë një nivel të lartë” edhe pa egjiptianin në skuadër. Interi pret Liverpoolin në Giuseppe Meazza në raundin e gjashtë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve të martën. “Ne të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson ai për Liverpoolin dhe për botën e futbollit”, tha Chivu. “Kjo nuk është shqetësimi im. E di që ata kanë lojtarë që mund ta zëvendësojnë atë dhe…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka kujtuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka deklaruar se të rinjtë shqiptarë kërkohet të jenë më këmbëngulës dhe më pjesëmarrës, për të ecur më shpejt dhe më sigurt drejt anëtarësimit në BE. “8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e…
Çdo ndeshje e Kupës së Botës 2026 do të ketë një pauzë tre-minutëshe në mes të secilës pjesë – duke e ndalë ndeshjen për një “pushim hidratimi” të detyrueshëm, konfirmoi FIFA të dielën. Të gjitha palët – përfshirë ekipin mjekësor të FIFA-s – e mbështetën masën. Sipas FIFA-s, pushimi është kryesisht një iniciativë për sigurinë e lojtarëve që synon të zvogëlojë rreziqet e nxehtësisë dhe lodhjes. Por ajo gjithashtu mbart pasoja të qarta taktike: gjatë pauzës, trajnerët do të jenë në gjendje të flasin me lojtarët, të bëjnë rregullime dhe potencialisht të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjeve. /GazetaBlic Sport
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7 600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionisteve të ardhshëm të FA. Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional. Ministri Vengu nënvizoi rolin e kampusit të ri si qendër ekselence në formimin ushtarak dhe akademik, duke theksuar se standardet e reja infrastrukturore dhe pedagogjike do të përgatisin…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbretin e Jordanisë Abdullah II Bin al-Hussein. Kjo vizitë vjen në kuadër të dialogut ndërfetar i cili zhvillohet në kryeqytetin Amman në 8 dhe 9 dhjetor. Me anë të një postimi në Facebook, Rama pasqyroi disa foto të pritjes nga mbreti Al-Hussein ndërsa e cilësoi një monark të respektuar por edhe një mik të çmuar të kryeministrit. Në maj të këtij viti, mbreti i Jordanisë zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë ku u prit nga kreu i qeverisë./vizionplus.tv
Në një letër zyrtare drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të masave të BE-së ndaj Kosovës. Ai argumenton se vendi ka përmbushur të gjitha standardet demokratike dhe ka bërë sakrifica të rëndësishme në rrugën e tij drejt integrimit europian. Hamza thotë se Kosova ka zhvilluar tre procese zgjedhore brenda një viti, të cilat, sipas tij, kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Kjo, thekson ai, dëshmon për “pjekurinë demokratike të Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave të BE-së…
