Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bedri Hamza i shkruan letër BE’së, i kërkon largimin e masave ndaj Kosovës- e përmend edhe Gjykatën Speciale

TV NewsBy TV News8 Dhjetor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në një letër zyrtare drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Ai argumenton se vendi ka përmbushur të gjitha standardet demokratike dhe ka bërë sakrifica të rëndësishme në rrugën e tij drejt integrimit europian.

Hamza thotë se Kosova ka zhvilluar tre procese zgjedhore brenda një viti, të cilat, sipas tij, kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Kjo, thekson ai, dëshmon për “pjekurinë demokratike të Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave të BE-së e konsideron “të paarsyeshëm dhe të padrejtë”.

Në letër, Hamza kujton edhe çmimin politik dhe juridik që Kosova ka paguar ndër vite, duke përfshirë votimin në Kuvend për themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Parlamenti i Kosovës themeloi Dhomat e Specializuara, një kërkesë e imponuar vetëm mbi vendin tonë, të cilat fatkeqësisht janë shndërruar në një instrument monoetnik”, shkruan ai, duke rikujtuar se deri tani para drejtësisë kanë dalë vetëm udhëheqësit e gjeneratës themeluese të shtetit.

Ai shton se Kosova “ka paguar një çmim të lartë për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e një Republike demokratike që respekton detyrimet ndërkombëtare”. Për këtë arsye, Hamza kërkon që BE-ja ta trajtojë Kosovën njësoj si vendet e tjera të rajonit dhe të mos e privojë më nga “mjetet, mundësitë dhe mbështetja e nevojshme” për ecjen drejt BE-së dhe NATO-s.

Me poshte, letra në gjuhën angleze:

Lexuar: 53

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.