Autor: TV News

AC Milan është i interesuar të transferojë portierin e Liverpoolit, Alisson. Sipas mediave italiane, Milani ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e 33-vjeçarit brazilian. Ai mund t’i bashkohet Milanit në verën e vitit 2026 nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij. AC Milan pret që portieri i tyre aktual i zgjedhjes së parë, Mike Maginan, të largohet në fund të sezonit 2025/26. Një mundësi është një transferim te Chelsea. Në sezonin 2025/26, Alisson ka pësuar 19 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat, duke mbajtur portën e paprekur në katër prej tyre. Kontrata e…

Read More

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një veturë dhe një kamion. Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë aksident, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. “Sot, rreth orës 07:40, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 26-të, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues, kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”. “Si pasojë e…

Read More

Karim Benzema mendon se në Madrid nuk ka vetëm një fajtor për situatën e krijuar. Sipas tij shkaktarët e krizës së javëve të fundit janë të shumtë dhe ndodhen në dhomat e zhveshjes. “Ajo që mungon është lidhja mes lojtarëve si Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Secili prej tyre duhet të dijë se çfarë duhet që të bëjë në fushë. Bellingham duhet që të kuptojë se është mesfushorë dhe nuk duhet të tentojë që të jetë ai goleadori i ekipit. Mbappe është sulmues, jo mesfushor. Vinicius nuk është mesfushor mbrojtës, por sulmues krahu. Po flasim për lojtarë niveli të lartë,…

Read More

Mjegulla që ka përfshirë kryeqytetin në ditët e fundit, jo vetëm që ka ulur dukshmërinë, por ka shtuar edhe rrezikun në komunikacion. Prandaj Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar, pasi ngasja në mjegull mund të jetë e rrezikshme. Ekspertët e komunikacionit këshillojnë që në mjegull të kemi më shumë kujdes, t`i ndjekim rregullat dhe t`i shmangim daljet e panevojshme. “Çfarëdo situate që është si mjegull, si shi, si borë, nëse kemi kujdes, normal që mund t’ia dalim më lehtë dhe më mirë. Në ditët me mjegull duhet të ulet shpejtësia, nëse na zë gjatë rrugës mjegulla, por nëse…

Read More

Xabi Alonso nuk duhet të shqetësohet shumë për shkarkimin nga Real Madridi. Pavarësisht se është cilësuar si njeriu që do të sillte një epokë të re te Real Madridi, ai përballet me shkarkimin nga klubi pas vetëm 28 ndeshjesh. Pakënaqësia është e lartë tek drejtuesit e Realit, humbjet nga Manchester City dhe Celta brenda pak ditësh vetëm sa e kanë thelluar krizën dhe po shtohen spekulimet se Xabi së shpejti do të shkarkohet. Ultimatumi për specialistin 44-vjeçar është një fitore në ligë kundër Alaves. Nëse ka një dështim tjetër, Alonso me siguri do të largohet. Megjithatë, të paktën financiarisht, Xabi…

Read More

Pas mesnatës, Kuvendi miratoi me 81 vota pro buxhetin e shtetit për vitin 2026. Totali i fondit buxhetor arrin në 886.7 miliardë lekë, ose rreth 8.8 miliardë euro, të cilat do të vihen në dispozicion të institucioneve shtetërore. Të ardhurat pritet të rriten në 8.2 miliardë euro nga 7.7 miliardë euro që janë aktualisht. Kjo rritje atribuohet zgjerimit të aktivitetit ekonomik, vijimit të ritmeve të turizmit dhe përmirësimit të administrimit fiskal. Borxhi publik për vitin 2026 parashikohet të ngjitet në 14.9 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro i këtij viti. Ndërkohë, rritja ekonomike është planifikuar në nivelin 4%, e mbështetur…

Read More

Borxhi neto i Manchester United ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve për herë të parë për shkak të kredive për transferime gjatë verës. Në raportin e tremujorit të parë të klubit, të publikuar të enjten, huazimet afatgjata të United u raportuan në 644 milionë dollarë. Por, pasi klubi anglez përdori edhe 105 milionë £ nga kredia e tij rrotulluese, një strukturë shtesë huamarrjeje, për të arritur një total prej 268 milionë £ në kredi, borxhi neto total i “Djajve të Kuq” u rrit në 1.002 miliardë dollarë. United ka qenë duke i shërbyer borxhit të madh që kur familja…

Read More

Drejtuesi i “Brain Gain” në PD, Tedi Kopliku, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Duke iu referuar një postimi të ambasadës së SHBA në Tiranë një natë më parë, gjatë një takimi në SPAK, Kopliku tha se Shqipëria nuk ka nevojë për prokurorë të emëruar nga Facebook-u. Pjesë nga biseda: Kopliku: Për mua ka shumë rëndësi funksioni i institucioneve sesa karriera politike. Unë nuk dua hapësirë artificiale. Sa i përket drejtësisë kemi konceptin “politika e vjetër”. Sa i përket skandaleve, ka…

Read More

Bishtaja, mashkura, barbunja… sido që t’i quani, këto të fundit duhet të jenë pjesë e regjim tuaj ushqimor , pasi janë një burim i mirë i vitaminave A, C, dhe K, fibrave etj. Kjo perime e familjes së bishtajoreve është një nga ushqimet më të pasura me antioksidantë dhe flavanoidë. Më poshtë do të lexoni të gjitha përfitimet shëndetësore të barbunjave: Shëndeti i kockave Niveli i ulët i vitaminës K është i lidhur me një rrezik më të lartë të frakturës së kockave. Marrja e sasisë së duhur të vitaminës K mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të kockave…

Read More

Drejtuesi i Brain Gain, Ted Kopliku tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se votat e krimit mbajnë politikanë në parlament, teksa përmendin rastin Çyrbja. Kopliku u shpreh se nuk ka asnjë krim elektoral të dënuar, si dhe nuk është zhbërë dëmi ekonomik. Për Koplikun, SPAK nuk e ka provuar se mijëra vota në zgjedhje janë produkt i krimit elektoral. Pjesë nga biseda: Kopliku: A është zhbërë dëmi ekonomik? Nuk kemi asgjë që i është kthyer shtetit. Nuk kemi asnjë krim elektoral të dënuar. Ne kemi një parlament që nuk është legjitim. Kemi rastin Cyrbja. Iku Cyrbja, u…

Read More