Autor: TV News

Bora ka fituar në Pejë, ndërsa Sigal Prishtina ka marrë një triumf krejt në fund në një ndeshje dramatike ndaj Rahovecit. E enjta ka sjellë dy ndeshje në javën e dhjetë të ProCredit Superliga në basketboll. Në një përballje tejet të fortë, Bora ka arritur fitore si mysafire ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:82. Prishtinasit e kanë nisur ndeshjen më mirë dhe e kanë dominuar çerekun e parë 15:30, por vendasit kanë reaguar në të dytin, 26:13, duke shkuar në pushim me vetëm dy pikë disavantazh (41:43). Edhe në periodën e tretë Bora ka qenë më më e saktë, 14:24,…

Read More

Endrit Shabani u zgjodh me 85 vota pro Avokat i Ri i Popullit mbrëmjen e kësaj të enjteje. Edhe pse u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës, përfaqësuesi i PS në studion e Quo Vadis, Alfred Muharremi, tha se kjo ishte zgjedhja më e gabuar. Sipas tij, meqë është rënë dakord që Avokati i Popullit t’i mbetet opozitës, atëherë duhet të ishte zgjedhur Adriana Kalaja. Pjesë nga biseda: Muharremi: Unë, të isha në Parlament, do të votoja kundër Endrit Shabanit. Një njeri që nuk ka lënë gjë pa thënë për PS dhe grupin parlamentar. Nëse kishte një marrëveshje që ky…

Read More

Borxhi neto i Manchester United ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve për herë të parë për shkak të kredive për transferime gjatë verës. Në raportin e tremujorit të parë të klubit, të publikuar të enjten, huazimet afatgjata të United u raportuan në 644 milionë dollarë. Por, pasi klubi anglez përdori edhe 105 milionë £ nga kredia e tij rrotulluese, një strukturë shtesë huamarrjeje, për të arritur një total prej 268 milionë £ në kredi, borxhi neto total i “Djajve të Kuq” u rrit në 1.002 miliardë dollarë. United ka qenë duke i shërbyer borxhit të madh që kur familja…

Read More

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, iu rikujtua sesi e quajti opozitën “hajvanë”, por ai mohoi se e kishte fjalën për të gjithë opozitën “I quajte të gjithë opozitën hajvanë”, ia rikujtoi moderatori i Politko në Kanal 10. “Nuk është e vërtetë që i kam quajtur gjithë opozitën ashtu”, reagoi Kurti. “Ka qenë raport me premtimet lajthitëse…”, shtoi Kurti. “Iracionaliteti i premtimeve ka bërë që të them ashtu siç thash, ndoshta është dashur të gjej një fjalë tjetër…”, u shpreh Kurti, transmeton Express. “Është e pakrahasueshme çfarë kanë thënë për mua…”, vlerësoi Kurti.

Read More

Probleme për Milanin në prag të duelit me Sassuolon në kampionat. Kuqezinjtë vijnë me mungesa në këtë takim, kryesisht në repartin e avancuar. Rafael Leao dhe Santiago Gimenez do të jenë jashtë, për shkak dëmtimi. Portugezi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Torinos, ndërsa meksikani mungon prej kohësh dhe nuk është rikuperuar ende. Në këtë situatë, trajneri Massimiliano Allegri ka vetëm dy lojtarë në dispozicion për sulmin, Christopher Nkunku dhe Christian Pulisic. Ky i fundit ka hedhur pas krahëve problemet e javëve të fundit, por ende nuk dihet nëse është në maksimumin e tij për të luajtur të gjithë…

Read More

Si mund të rikthehet PD në pushtet? Kjo ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja Pranvera Borakaj në studion e Quo Vadis këtë të enjte në Vizion Plus. E ftuar në studio, kryetarja e PD Dega 9, Eda Grimci, tha se PD duhet të bëjë analizë, të rikthejë llogaridhënien si dhe të ndajë grupin parlamentar nga drejtimi. Ndërsa për drejtuesin e “Brain Gain” në PD, Tedi Kopliku, në PD më shumë se ndarja e posteve ka rëndësi ndarja e detyrave. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë duhet të ndryshojë PD që të vijë në pushtet? Grimci: Të rikthehet llogaridhënia. Të ndahet grupi…

Read More

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është prononcuar pas humbjes nga AZ Alkmaar. “E dinim se kemi përballë skuadër mjaft e efikase. U munduam t’i ndërpresim aksionet e rrjedhshme. Ishte ndoshta kundërshtari më i vështirë në garat evropiane”. “Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve dhe kjo na jep shpresë të vazhdojmë para. Siç ishte ky kundërshtar, ndoshta Vallecano është edhe më i fortë. Kemi edhe një javë kohë për t’u përgatitur”. “Nuk e kemi komplet ekipin, secili ndjen dhimbje, por janë tre javët e fundit, do të bëjmë të pamundur të kthehemi të pamposhtur”, ka thënë Ramadani. /GazetaBlic…

Read More

Avokati Altin Kaziaj, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho. Duke bërë batuta, Kaziaj tha se zgjedhja e kreut të ri të SPAK ishte pak a shumë si Albania’s Got Talent, duke iu referuar spektaklit të Vizion Plus. Kaziaj tha se prokurori Braho është me eksperiencë të madhe dhe ka shumë dosje të suksesshme siç ka hetuar, ashtu siç edhe ka dosje që kanë lënë shenjë jo për mirë, siç është Dosja 184. Për Kaziajn, këtë herë KLP kishte mundësinë që t’i…

Read More

Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme në Conference League. ‘Intelektualët’ janë mposhtur nga AZ Alkmaar, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 0 me 3, shkruan GazetaBlic Sport. Mijnans, Jensen dhe Sadiq shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire, e cila mori tre pikë shumë të rëndësishme. Pavarësisht humbjes, Drita vazhdon të jetë në pjesën e tabelës që dërgon në fazën eliminuese. /GazetaBlic Sport/ The post Drita mposhtet nga AZ Alkmaar, mbetet në zonën që dërgon në fazën eliminuese appeared first on GazetaBlic.

Read More

Studimi i ri nxjerr në pah një korrelacion midis sëmundjes dhe një organi specifik në trup, duke zbuluar mosfunksionime që mund të jenë një tregues prognostik. Sëmundja e Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës, është sinonim i një sërë simptomash shkatërruese dhe dobësuese, duke përfshirë humbjen e kujtesës afatgjatë, harresën, çorientimin dhe, në fund të fundit, pamundësinë për të funksionuar në mënyrë të pavarur në baza ditore. Tani, një studim i ri i botuar në The Lancet Neurology po tërheq vëmendjen ndaj një simptome të hershme të margjinalizuar: Atrofia Kortikale Posteriore (PCA). Ky është një grup simptomash vizuospatiale, të…

Read More