Autor: TV News
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit. Ndër dhuratat që do të shiten është edhe shalli, që i dhuroi kryeministri shqiptar Edi Rama për ditëlindjen e 48-të të saj. Ligji ndalon që presidentja të mbajë për vete dhuratat me vlerë mbi 300 euro, ndaj ato do të dalin në shitje për publikun. Vlera totale e dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas mediave. Objekte të ndryshme do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Deri tani nuk është publikuar lista e…
Ka përfunduar mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Balluku”. Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë për shqyrtim ankimin. Çështja u ankimua nga Qeveria, pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Tifozët që duan të marrin pjesë në finalet e Kupës së Botës vitin e ardhshëm duhet të paguajnë mijëra paund për biletën më të lirë dhe kjo, sipas tyre, përbën një tradhti monumentale, sipas BBC. Tifozët e grupit ”Football Supporters Europe” (FSE) thonë se janë të habitur nga strategjia zhvatëse e çmimeve të FIFA-s dhe bënë thirrje që shitja e biletave të ndërpritet menjëherë. FIFA ende nuk ka komentuar mbi vendimet e saj për çmimet. Sipas BBC Sport, biletat për finalen në ”MetLife Stadium”, Nju Jork, ofrohen nga 3 119 deri në 6 615 paund (7 543 euro). Biletat për…
Jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliaj, avokati Artan Gjermeni. Dorëheqja vjen pas rrëzimit të kërkesës së avokatit nga gjykata për t’u njohur Veliaj me aktet në dosje. Kështu mbrojtësi ligjor Artan Gjermeni u zëvendësua nga një avokate tjetër, që u caktua me vullnet të Gjykatës së Posaçme për një proces të rregullt ligjor. Tanimë Veliaj do duhet të mbrohet nga Valentina Teodoresku, e cila nga ana e saj kërkoi kohë të njihet me dosjen e tij. Seanca në këto kushte u shty për në datën 5 janar. /vizionplus.tv
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se sot do të zhvillojë një takim vendimtar me Mohamed Salah, pas polemikave të krijuara fundjavën e kaluar. Sulmuesi egjiptian shpërtheu kundër trajnerit dhe drejtuesve pas barazimit ndaj Leeds, ndërsa më pas u la jashtë skuadrës për ndeshjen e Champions League ndaj Interit. “Do të kem një bisedë me Mo dhe rezultati i saj do të përcaktojë se si do të zhvillohen gjërat. Duhet të flas me të, dhe herën tjetër që të flas për Mo, dua të jetë ai para meje dhe jo këtu. Nuk kam shumë për të shtuar”, ka thënë…
Përveç drejtueses së veturës, ka vdekur edhe një grua tjetër si pasojë e aksidentit në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili tha se është sjellë në QKUK pa shenja jete. “Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendren Emergjente pa shenja jete”, është shprehur ai.
Elita e basketbollit kosovar, rikthehet këtë vikend me ndeshet e xhiros së 11-të. Superliga është bërë më interesant se kurrë, ku nuk ka favoritë absolutë në asnjë ndeshje. Çdo përballje pritet të jetë e paparashikueshme, ku fituesi nuk po dihet deri në momentet e fundit. Takimi i parë i xhiros së 11-të është mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ish-kampioni dhe kampioni përballen në një sfidë interesante në Therandë. Verdhezinjtë kanë tri fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e tri humbje. Bora-Vëllaznimi është tjetër përballje e së shtunës, ku dy skuadrat janë në formë të mirë në ndeshjet…
Një vdekje mjafton për të sjellë një gjendje të rënduar emocionale në çdo familje, por gjithçka bëhet edhe më e vështirë kur, në të njëjtën ditë, një familje humb dy persona të dashur. Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Duraj të Kaçanikut, ku brenda të njëjtës ditë kanë ndërruar jetë gjyshja dhe nipi i saj. Shpend Nexhmedin Zenuni, i riu nga Duraj, ka humbur jetën pas komplikimeve shëndetësore, të cilat, sipas burimeve familjare, dyshohet se lidhen me një ndërhyrje kirurgjikale në lukth, të kryer rreth dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës. ‘Pas operacionit, atij…
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata në vlerë afër 5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendrës së parë ndërkombëtare për trajnime në Kosovë. “Po e nisim edhe një kompleks modern sportiv, në përgatitje për Lojërat Mesdhetare. Kemi nënshkruar kontratën në vlerë afër 5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendrës së parë ndërkombëtare për trajnime në Kosovë”, ka shkruar ai në “Facebook”. Sipas tij, xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën, prandaj po krijohen kushte të plota…
Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për në datën 5 janar seancën ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Seanca paraprake ndaj Veliajt dhe të bashkëpandehurve të tjerë është parashikuar në orën 09:00 Në seancën e sotme, avokati i kryebashkiakut, Artan Gërmenji, ka kërkuar sërish që Veliaj të lirohet nga kafazi i qelqit në sallë dhe të qëndrojë pranë tij, një kërkesë e njëjtë me atë të paraqitur më 2 dhjetor. Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi ta rrëzojë atë. Po ashtu, sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja Blerina Cene, mbrojtja ka kërkuar që të vihen në dispozicion të kryebashkiakut…
