Autor: TV News
Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, duke e kryer sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj armikut të vet të përbetuar. Sulmi i 1 tetorit ishte më i madh dhe më i guximshëm se sulmet e papritura të Iranit kundër Izraelit në prill. Këtë herë, Teherani gjithashtu përdori raketa më të përparuara dhe nuk dha paralajmërime të dukshme para kryerjes së sulmit. Dëmet e përgjithshme dhe viktimat që sulmi raketor i Iranit i ka shkaktuar ende janë të paqarta. Por, Izraeli është zotuar se do të përgjigjet shumë ashpër. Ekspertët kanë thënë se hakmarrja e Izraelit…
Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën për dy ndeshjet e këtij muaji, Lista e Kombëtares për dy ndeshjet e ligës së kombeve me 11 tetor me Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor në Tbilisi me Gjeorgjinë, ka pasur disa ndryshime, transmeton GazetaBlic Sport. Adrion Pajaziti është ftuar për herë të parë nga Sylvinho, kurse pjesë e grupit rikthehet të jetë edhe tek Mirlind Daku.
Ridvan Muharremi po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Rasti ndërlidhet me keqpërdorimin e rezervave shtetërore. Avokati Mahmut Halimi e ka konfirmuar për Nacionalen se Muharremi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. “Po, për rastin e rezervës. Në cilësinë e të dyshuarit është, tash te këqyrim çka po thotë Prokurori”, tha Halimi. Me 18 gusht 2023 ishte arrestuar Ridvan Muharremi nën dyshimin për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës. Lidhur me rastin kishte folur avokati i tij i cili kishte thënë se Muharremi është i pafajshëm. Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit Muharremi pas lirimit të tij për t’u…
Rritet niveli i manganit në Badoc, IKShPK-ja rekomandon që uji nga ky liqen të mos përdoret për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që uji i Liqenit të Badocit të mos përdoret për pije. Pas analizave, është konstatuar se vlerat e manganit kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Prandaj, IKShPK ka bërë thirrje që ky ujë të përdoret vetëm për qëllime higjienike dhe nevoja të tjera. Postimi i plotë: Informatë për media (Informatë me rekomandime për nivelet e larta të Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit) Prishtinë, 04.10. 2024 Pas marrjes së njoftimit nga Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” përmes postës elektronike (me datë 02. 10. 2024, në…
Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët që të evakuohen nga komunitete në jug të Libanit që janë jashtë zonës të shpallur neutrale nga Kombet e Bashkuara, duke sinjalizuar se do të zgjerojë ofensivën tokësore të nisur më herët gjatë kësaj jave kundër Hezbollahut, grupit militant që është edhe parti politike dhe që kontrollon shumicën e Libanit jugor. Forcat izraelite thanë se kanë goditur rreth 200 caqe të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit. Sulmet ajrore kanë vazhduar gjatë natës dhe ka pasur një seri shpërthimesh masive në periferi të Bejrutit. Luftimet kanë detyruar pothuajse 1.2…
Qytetarët e komunitetit serb në veri të Kosovës janë duke marrë ditëve të fundit paralajmërime për ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të borxheve të papaguara. Paralajmërimet, që i pa Radio Evropa e Lirë, jepen nga kompania serbe, Elektrosever, e krijuar në bazë të Marrëveshjes për Energjinë, e cila është arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Afati për shlyerjen e borxheve për rrymën e konsumuar është 15 ditë. Zyra e Rregullatorit për Energji, e cila monitoron punën e kompanisë Elektrosever, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se një numër i madh i qytetarëve…
Në Shkodër u mbajt takimi tre ditor “FloodNorthALB”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 9 vende të Europës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. “FloodNorthALB”, është një nga programet e Bashkimit Europian që synon të përmirësojë gatishmërinë për mbrojtjen civile në Shqipëri dhe të testojë kapacitetet për të përballuar situatat e krijuara nga përmbytjet, sidomos në rajonin e Shkodrës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ultësira e Shkodrës është rajoni më i prekur në Shqipëri nga përmbytjet e shkaktuara gjatë 15 viteve të fundit, të cilat kanë rrezikuar jetën e banorëve dhe ekonominë e zonës. Takimi i ekspertëve…
Një sulm ajror izraelit gjatë natës në kryeqytetin libanez, Bejrut, ka lënë të vrarë shtatë punëtorë shëndetësorë dhe të ekipeve të shpëtimit, ka thënë një organizatë shëndetësore islamike më 3 tetor. Autoritetet thanë se sulmi u krye gjatë natës dhe goditi një ndërtesë banimi në qarkun Bashura. Banorët kanë raportuar se pas sulmit kanë ndierë erë të sulfurit dhe agjencia shtetërore e lajmeve në Liban e ka akuzuar Izraelin se po përdor bomba fosfori, që janë të ndaluara ndërkombëtarisht. Edhe në të kaluarën, grupet për të drejtat e njeriut e kishin akuzuar Izraelin se kishte përdorur predha me fosfor të…
Harry Maguire nuk ka kursyer fjalët e tij në vlerësimin e paraqitjes së Man United në barazimin 3-3 ndaj FC Porto. Duke folur për TNT Sport pas ndeshjes, ai deklaroi: “Kur jeni duke fituar 2-0 jashtë shtëpisë në një vend si ky, duhet të jesh më solid. “Kishte shumë boshllëqe, shumë krosime dhe ata na ndëshkuan për këtë. Nëse duam të jemi të suksesshëm këtë sezon, nuk mund të pranojmë dy gola në aq minuta.” Maguire ndihmoi Man United pas hyrjes në fushë. Ai shënoi një gol jetik në fund për të ndihmuar ekipin e tij të fitonte një pikë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi deputetët opozitarë dogjën karriget e Kuvendit. Ai ka thënë se “ne përpiqemi te shërojmë, mbjellim dhe ata shkatërrojnë, shkulin dhe djegin”. Rama thënë se zjarri u shkaktua nga deputetët e zgjedhur “për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje”. “Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu…
