Autor: TV News

Avokati Tomë Gashi e ka quajtur të drejtë intervistimin e biznesmenit Ridvan Muharremi nga Prokuroria Speciale, duke theksuar se do të ishte një skandal nëse ky veprim nuk do të ndodhte. Gashi ka shtuar se Muharremi nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrin Albin Kurti, përveç faktit se restoranti i tij ndodhet pranë shtëpisë së Kurtit. “Ridvani nuk është i afërt më kryeministrin Kurti por me mu. Për shkak se e njohe prej fëmijërisë. E kam shok. E afërsia me Kurtin si kryeministrin është restauranti që e ka aty afër dhe, që kryeministri që e ka shtëpinë aty… Sa më…

Read More

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, ka komentuar vënë në dukje rreziqet që mund të përballet Kosova në kontekstin e largimit nga Procesi i Berlinit. Koci theksoi se Kosova po përballet me presion të njëanshëm nga ana e Gjermanisë, duke theksuar një dallim të qartë në qasjen ndaj Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës. Koci ka theksuar Procesi i Berlinit përfaqëson një mundësi më të favorshme për Kosovën, duke e trajtuar atë si të barabartë në rajon, teksa paralajmëroi se nëse Kosova nuk merr pjesë në takimin e ardhshëm të Procesit të Berlinit pas 10 ditësh, mund të ndodhë izolimi i…

Read More

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë, ku një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur me armë zjarri nënën e tij. Këtë raportim të Dukagjinit e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Dukagjini gjithashtu ka mësuar se i dyshuari është pjesë e gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi në gusht të këtij viti. Siç thuhet në njoftim i dyshuari është shoqëruar në IPK, ndërsa është rekomanduar suspendimi i tij. Arma zyrtare, që dyshohet të jetë përdorur në këtë incident, është konfiskuar nga autoritetet për hetime të mëtejshme. “Lidhur me rastin…

Read More

Sot rreth orës 12:20 në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është grua e cila është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa, sipas informacioneve jozyrtare të Dukagjinit, dyshohet se një polic ka plagosur nënën e tij. “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është  lënduar një person.  E…

Read More

Me ndeshjen Dukagjini – Ferizaj fillon java e 8-të e Superligës së Kosovës. Të dy skuadrat nuk po kalojnë në një moment aspak të mirë dhe do të tentojnë që sot të rikthehen tek rezultatet pozitive, shkruan GazetaBlic Sport. Stadiumi i qytetit në Ferizaj është arena e përballjes mes “Ujqëve” dhe “Hithave”, me takimin që luhet me fillim nga ora 15:00.

Read More

Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk ua ekzekutoi pagat e muajit shtator. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emisionin “Rreth e Rrotull”, tha se pyetja se pse nuk u ekzekutuan pagat duhet të jetë për Ministrin e Financave dhe përgjegjësit tjerë. “Pyetja se pse nuk u paguan mëimdhënësit, në Viti duhet drejtuar Ministrit të Financave, e atyre që janë përgjegjës, buxheti për vitin 2024 është i miratuar, kuvendi komunal në Viti ka miratuar buxhetin 2024 në vjeshtë të vitit 2023, aty kanë qenë pagat e planifikuara,”…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij janë miratuar katër projektligje dhe 20 akte-nënligjore. Sipas tij, punë e madhe është bërë edhe në sferën infrastrukturore dhe në furnizim me barna. Këto komente ministri Vitia i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjinë legjislative të MSH-së dhe zhvillimet në sektorin e shëndetësisë. Vitia tutje ka deklaruar se janë afër fillimit të zbatimit të Ligjit për çmimet e barnave. “Është rrugës për të nisur zbatimin ligji për çmimet e barnave. Ka pasur sfida por edhe vëmendjen tonë në çdo hap. Në…

Read More

CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë. Agjencia kryesore amerikane e spiunazhit postoi udhëzime se si të kontaktohej në mënyrë të sigurt, në dialektin mandarin, në gjuhën farsi dhe atë koreane, në llogarinë e saj në mediat sociale në X, Facebook, Instagram, Telegram, LinkedIn dhe në Dark Web, njoftoi një zëdhënës i CIA-s nëpërmjet një deklarate. “Përpjekjet tona në këtë front kanë qenë të suksesshme në Rusi dhe ne duam të sigurohemi që individët…

Read More

Partitë opozitare kanë drejtuar kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili po raporton në komisionin parlamentar. Sipas tyre, përkundër rritjes së buxhetit për barna esenciale, ato mungojnë në spitale dhe blihen deri në 400 për qind më shumë. Krahas çmimit të barnave, kritikë e opozitës ishin edhe mungesa e investimeve kapitale dhe ikja e profesionistëve shëndetësor. Armend Zemaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, duke thënë se është rritur buxheti për barna por ato po mungojnë në spitale. Sipas Zemajt, barnat po blihen më shtrenjtë dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kritikat ndërkombëtare për trajtimin nga qeveria e tij në raport me pakicën serbe në Kosovë ishin të tepërta. Dhe ky koment, vlerëson një shkrim i Bloomberg, ka të ngjarë të shqetësojë mbështetësit perëndimorë që kanë bërë thirrje për përmbajtje. Siç shkruan Bloomberg, lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga SHBA dhe Bashkimi Evropian se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan. “Ata janë shumë të shqetësuar”, citohet të ketë thënë Kurti për…

Read More