Autor: TV News
Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tre anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Ata akuzohen për hakimin e fushatës presidenciale të Donald trupit dhe për tentim që të pengojnë zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit. Departamenti amerikan i Thesarit, ndërkaq tha po ashtu se ka vendosur sanksione ndaj shtatë anëtarëve të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike. Ngritja e kësaj akuze është përpjekja e fundit e administratës të presidentit Joe Biden, për të luftuar përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në garën për Shtëpinë e Bardhë janë ish-presidenti republikan Trump, dhe nënprsidentja demokrate, Kamala Harris./REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti gjatë takimit i ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. “Diskutuan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Kryeministri Kurti theksoi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot fjalimin e së premtes që ka mbajtur në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Rama kishte thënë se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe se krahasimet me Ukrainën nuk qëndrojnë. “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuçiqit’”, ka shkruar Rama, sot në “Facebook”. Ndër tjerash, Edi Rama në New York ka thënë se…
Ushtria izraelite kreu bombardime të reja mëngjesin e së shtunës kundër atyre që i cilësoi si shënjestra të Hezbollahut në jug të Bejrutit dhe në lindje të Luginës Beka të Libanit. Një ditë më herët, ushtria izraelite e bombardoi një rrethinë të Bejrutit në përpjekje për t’i vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe figura të tjera të larta të këtij grupi. Mediat izraelite raportuan të shtunën në mëngjes se vajza e Nasrallahut, Zainab Nasrallah, është vrarë. Hezbollahu nuk e ka konfirmuar këtë lajm. Djali i Nasrallahut, Hadi, u vra gjatë luftimeve kundër trupave izraelite më 1997. Ushtria izraelite tha…
Ushtria izraelite ka njoftuar të shtunën se e ka vrarë Hassan Nasrallahun, liderin e grupit militant Hezbollah, gjatë një sulmi në Bejrut të premten. Në njoftimin e Ushtrisë thuhet se ajo kreu një sulm ajror preciz në selinë qendrore të Hezbollahut në Dahieh, ku ishin mbledhur liderët e Hezbollahut. Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe komandatë të tjerë të Hezbollahut, u vranë nga ky sulm gjithashtu, tha ushtria izraelite, raporton The Guardian. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 6 njerëz u vranë dhe 91 të tjerë u plagosën nga sulmet e të premtes, si pasojë e…
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, thotë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë 3.9 për qind, derisa nënvizon se sektori financiar në Kosovë është stabil dhe brenda parametrave rregullator. Përkitazi me këtë, guvernatori Ismaili e pranon se fitimet për bankat komerciale në Kosovë janë të larta, por shton se BQK-ja do të ketë një qasje të re sa përket kapitalizmit të fitimeve dhe konservimit të tyre. Ismaili në një intervistë për KosovaPress flet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër dhe zbatimin e vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë. “Ekonomia ka…
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova bashkë me aleat do të jetë në NATO teksa ka shtuar se është interes historik dhe kombëtar i qytetarëve të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se në zgjedhjet e 9-shkurtit do të vendoset nëse do të “dorëzohet Kosova tej e majta” apo do ketë “kthim në rrugëtimin tradicional”. “Ne duhet të vendosim, a po i kthehemi rrugëtimit tonë tradicional apo po e dorëzojmë Kosovën tek e majta e tek ata që edhe na prishin me aleatë, as nuk bëjnë zhvillimin ekonomik, edhe i…
Gjuajtje me armë sikur nëpër filma në mes të lagjes “Aktash”, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi i (Capave), pas konfliktit me Sekiraqët, kërcënimi me armë i punëtorit që dërgoi pica në po të njëjtën lagje, e shumë veprime tjera, kanë bërë që qytetarët e Prishtinës, mos të ndihen të sigurt në rrugë, madje thonë se nuk janë të sigurt as në shtëpitë e tyre. Në Prishtinë kemi parë vozitje të shfrenuar, shkelje të polices së komunikacionit, gjuajtje e vrasje me armë nëpër lokale, vrasje të kalimtares së rastit, laboratore të kokainës, e shumë vepra tjera penale, të cilat shpesh…
Vaji esencial i arrës është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3. Ky vaj përmban një sasi të lartë të fitoushqyesve dhe është një burim i konsiderueshëm i fosforit, seleniumit, zinkut, magnezit, kalciumit dhe hekurit. Ai ofron një sasi thelbësore vitaminash B2, B1, B3 së bashku me niacinën dhe vitaminën E. Vaji i arrës mund të konsumohet, edhe pse ai gjen më pak përdorim në gatim në krahasim me vajrat e tjerë. Ky vaj ka një aromë dhe shije delikate dhe një ngjyrë të çelët. Vlerat ushqimore Në një racion prej 220 gramësh (ose një gotë) të vajit të…
Ndërkohë që shumë njerëz kanë dëshirë që të kenë flokë më të trashë e më të shëndetshëm, ka disa mënyra për ta arritur këtë. Times of India ka shkruar disa mënyra që ndihmojnë për trashësinë e flokëve. Uji i qepës mund të ndihmojë në këtë drejtim. Ai mund të përzihet edhe me vaj kokosi apo disa pika limoni dhe mund të shpëlahet duke përdorur shampo që nuk ka përmbajtje të sulfatit. Uji i orizit mund të ndihmojë flokët duke e aplikuar me dorë apo më anë të një shisheje me spërkatës. Vezët mund të ndihmojë për t’i trashur flokët duke…
