Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

27 vjetori i Policisë së Kosovës, zv.ministri Iseni në Prishtinë: Partneritet i palëkundur për sigurinë e qytetarëve tanë!”

7 Shtator, 2026

Alarm në kufijtë e BE-së: Rikthehen kontrollet biometrike, pritje më të gjata dhe kaos për udhëtarët!

6 Shtator, 2026

Luksi i Luanes, publikon pamjet e para nga festa magjike e ditëlindjes

6 Shtator, 2026

Kush është më i votuar në sondazhin për president të Kosovës?

6 Shtator, 2026

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

6 Shtator, 2026

“Unë isha aty!” – Komandant Hoxha shpërthen për luftën e 2001-shit: “Krismat e para nisën në Tanushë!”

6 Shtator, 2026

Edhe 9 ditë deri te verdikti, më 16 shtator Specialja shpall aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së

6 Shtator, 2026

Shqiptarët që thyen rekorde Guinness

6 Shtator, 2026

Zv.kryeministri i parë Bekim Sali nga Zvicra: Mërgata nuk është vetëm remitancë, por dije, përvojë dhe potencial

6 Shtator, 2026

“Intervenimi i hershëm – pse është i rëndësishëm dhe çfarë duhet të dinë prindërit?”

6 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 7 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pak siguri në Prishtinë, për tetë muaj afër 4 mijë vepra penale

TV NewsBy TV News28 Shtator, 2024 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjuajtje me armë sikur nëpër filma në mes të lagjes “Aktash”, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi i (Capave), pas konfliktit me Sekiraqët, kërcënimi me armë i punëtorit që dërgoi pica në po të njëjtën lagje, e shumë veprime tjera, kanë bërë që qytetarët e Prishtinës, mos të ndihen të sigurt në rrugë, madje thonë se nuk janë të sigurt as në shtëpitë e tyre.

Në Prishtinë kemi parë vozitje të shfrenuar, shkelje të polices së komunikacionit, gjuajtje e vrasje me armë nëpër lokale, vrasje të kalimtares së rastit, laboratore të kokainës, e shumë vepra tjera penale, të cilat shpesh herë krijojnë ndjenjën e pasigurisë për qytetarët.

Policia e Komuna ka vite që kanë nis procesin për krijimin e policisë së Prishtinës, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, derisa vetëm nga janari deri në muajin gusht të këtij viti, janë regjistruar 3952 vepra penale.

Mosthemelimi i Policisë së kryeqytetit po vlerësohet se ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në sigurinë në Prishtinë. Kurse, drejtoria e sigurisë dhe emergjencave në Komunën e Prishtinës njofton se janë në fazat e fundit të caktimit të hapësirës ku do vendosen Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.

Ndërsa, sipas ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani themelimi sa më shpejt i kësaj drejtorie, do i ndihmonte policët nga lirimi i punës dytësore e jo të merren me mbështetje për inspektorët, ndërtimet, parkingjet apo kundërvajtje të tjera.

Ramadani ka thënë për KosovaPress, se është jashtëzakonisht me rëndësi që Qeveria e Kosovës të mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës, në të cilën do të riformulojë planin operacional të policisë për siguri.

Ndërsa, drejtori i sigurisë dhe emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica është shprehur se deri më tani janë vendosur 58 kamera në hyrje-dalje të kryeqytetit dhe në dy vitet e ardhshme do vendosen dhe 200 të tjera.

E nga ana e qytetarëve, rrugët e kryeqytetit për momentin nuk janë të sigurta.

Qytetari Selver Lejnjani është shprehur se përveç varfërisë, tashmë është shtuar edhe frika se çka po ndodh rrugëve.

Sipas mendimit të Edon Hazirit, vaksinat e COVID-19, kanë ndikuar te faktori njeri. Sipas tij, nuk mundesh të flasësh me askënd.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim në disa statistika ka deklaruar se në vitin 2023 në Prishtinë janë regjistruar 6 mijë e 185 vepra penale.

Lexuar: 9

Lajme te ngjashme

Kush është më i votuar në sondazhin për president të Kosovës?

Rama i pret shpresat Veliajt: Bashkia pa kokë! Ishte talent, po e hëngri pushteti

Ndërron jetë bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt, Afrim Mehmetaj

E shpëtoi jetën e 3-vjeçarit në mes të detit, Erlindi – heroi i muajit gusht.

Heshtin Kurti, Haxhiu e Gërvalla-Asnjë reagim nga krerët e shtetit për aktakuzën e Prokurorisë Speciale për krimet në lagjen Jasharaj

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë

Lajmet e fundit

27 vjetori i Policisë së Kosovës, zv.ministri Iseni në Prishtinë: Partneritet i palëkundur për sigurinë e qytetarëve tanë!”

7 Shtator, 2026

Alarm në kufijtë e BE-së: Rikthehen kontrollet biometrike, pritje më të gjata dhe kaos për udhëtarët!

6 Shtator, 2026

Luksi i Luanes, publikon pamjet e para nga festa magjike e ditëlindjes

6 Shtator, 2026

Kush është më i votuar në sondazhin për president të Kosovës?

6 Shtator, 2026

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

6 Shtator, 2026

“Unë isha aty!” – Komandant Hoxha shpërthen për luftën e 2001-shit: “Krismat e para nisën në Tanushë!”

6 Shtator, 2026

Edhe 9 ditë deri te verdikti, më 16 shtator Specialja shpall aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së

6 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.