Autor: TV News
Shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, (ish Task- Forca), Shemsi Haziri është shkarkuar nga pozita e tij më 08.07.2024. Departamenti brenda Policisë së Kosovës që udhëhiqej nga Shemsi Haziri ka hetuar rastin e kryeshefit tashmë të suspenduar të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; ushtrimi i ndikimit, dhe konflikti i interesit. Për këtë shkarkim është pyetur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë një interviste në “Kallxo Përnime”. Ministri mohoi që Haziri është…
Presidenti Joe Biden e quajti të shtunën sulmin izraelit që vrau Hassan Nasrallahun, udhëheqësin e Hezbollahut një “masë drejtësie” ndaj sundimit të tij prej katër dekadash përmes terrorit. Komentet e tij vijnë pasi grupi militant konfirmoi më herë të shtunën se Nasrallah, një nga themeluesit e grupit, u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë. Zoti Biden vuri në dukje se operacioni për të eliminuar Nasrallahun u ndërmor në kontekstin më të gjerë të konfliktit që filloi me masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve më 7 tetor 2023. “Nasrallah, të nesërmen, mori vendimin fatal për të…
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Osasunas dhe Barcelonës. Rezultati pas 45 minutave të parë është 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Budimir dhe Zaragoza realizuan golat për skuadrën vendase, me Barcelonën në anën tjetër që nuk e pati asnjë rast para portës kundërshtare. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në 45 minutat e dytë. /GazetaBlic Sport/
Një pjesë e punës që bëhet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, së shpejti do të duhet të realizohet në një vend tjetër. Kjo pasi që objekti i IML-së, i cili dy herë u përfshi nga zjarri do t’i nënshtrohet renovimit. Nënshkrimi i kontratës nga ministrja e Drejtësisë, është mirëpritur nga drejtuesit e IML-së, të cilët tregojnë se në cilët pjesë do të intervenohet. “Gjatë kësaj kohe do të punohet në kulm, në hapësirat e brendshme, në sistemin kundër zjarrit do të punohet në ventilim dhe klimatizim, do të bëhet dizajnimi i të gjitha hapësirave, do të rinovohen edhe…
Mbi një ton është sasia e drogës që një ditë më parë u konfiskua në një fshat të Klinës, por të premten kur u realizua operacioni, nuk u dhanë shumë detaje. Në vendin e ngjarjes, Prokuroria e Pejës dhe Policia treguan që një pjesë e substancës ishte e gatshme për të dalë në tregun ndërkombëtar. E, disa prej hollësive u bënë ditura të shtunën nga Policia përmes raportit të saj 24 orësh. Aty u tregua se 2850 bimë të mbjellura kanabis janë shkatërruar, ndërsa janë sekuestruar 133.95 kilogramë marihuanë dhe një sasi e madhe e drogës së përpunuar dhe të…
Koalicioni global për mposhtjen e grupit terrorist të Shtetit Islamik po përgatitet të përfundojë misionin e tij ushtarak në Irak, pjesë e një plani me dy faza që zyrtarët amerikanë thonë se nuk do të pengojë operacionet kundër ISIS-it në zona të tjera të rajonit. Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u tha gazetarëve të premten se misioni do të ndryshojë nga një koalicion shumëpalësh në një partneritet dypalësh sigurie me qeverinë irakiane. “Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga Iraku”, u tha zëdhënësja Singh gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës në konferencën për shtypin. “Nuk mund…
Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri është martuar. Ajo ka kohë që është në lidhje me Kreshnik Gjergjin. Dafina ka postuar në Intagram copëza nga ceremonia e tyre martesore. The post Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë appeared first on tëvë1.info.
Kardiokirurgia nga Kosova e cila jeton dhe vepron në Sarajevë tash e 25 vjet, Ilirjana Haxhibeqiri- Karabdiq konsideron se organizimi i Kongresit të katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe fantastik, për çka tha se janë shkëmbyer përvojat më të avancuara në lëmin e kirurgjisë. Në ditën e tretë të punimeve të këtij kongresi, që bëri bashkë mbi 500 pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe bota, Haxhibeqiri Karabdiq foli për Kardiokirurgjinë endoskopike. “Organizimi i Kongresit të katërt nga ana e Kolegjit të Kirurgëve është fantastik, me të vërtetë është organizuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Kemi pasur…
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim(ShKKSh) ka njoftuar se këtë të shtune, bashkë me policinë kanë marrë pjesë në një operacion kërkimi pasi janë njoftuar për humbjen e një personi nga fshati Veriq i Istogut. Në njoftim të ShKKSh-së thuhet se pas një kërkimi intensiv dhe të organizuar mirë, personi i humbur është gjetur afër fushës së futbollit nga ana e Policisë së Kosovës. “Operacioni ka përfunduar me sukses dhe falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e ShKKSh-së përcjell Dukagjini. Për shëndetin e personit nuk është bërë e ditur nga ShKKSh-ja.
Një zjarr masiv shpërtheu në objektin e Tata Electronics Limited (TEL) në Hosur, Tamil Nadu, të Indisë, të shtunën, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e saj. Sipas mediave të huaja, objekti luan një rol vendimtar në montimin e komponentëve për iPhone të Apple dhe shpërthimi i zjarrit çoi në pengesa operacionale edhe kur ekipet e zjarrfikësve punuan për të kontrolluar zjarrin. Sipas raportimeve, rreth 1500 punëtorë ishin në detyrë gjatë turnit të parë në momentin e incidentit, shkruan Telegrafi raporton Dukagjini. Fire breaks out at Tata Electronics manufacturing unit in Hosur, Tamil Nadu. It is learnt that around…
