Policia dhe institucionet kompetente kanë sekuestruar rreth 1.1 milion euro nga një kompani dhe dy persona fizikë në Strumicë, nën dyshimin për evazion fiskal dhe pastrim parash.
Gjatë kontrolleve janë gjetur 597.500 euro në cash, për të cilat personat nuk kanë pasur dokumentacion përkatës. Ndërkohë, hetimi financiar ka zbuluar edhe rreth 500 mijë euro të tjera të depozituara në një llogari bankare në vitin 2018.
Autoritetet thonë se është konstatuar mospërputhje e madhe mes të ardhurave, shpenzimeve dhe kursimeve, ndërsa po hetohet origjina e parave dhe lidhja e mundshme me veprat penale.
Ndaj dy personave fizikë dhe një personi juridik është ngritur kallëzim penal.

