Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg: Me vjen turp qé BE-ja nuk dénon dhunen e policisë ndaj të rinjve shqiptarë

20 Tetor, 2026

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

19 Tetor, 2026

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët

19 Tetor, 2026

​Vlora Çitaku përfaqëson Kuvendin në grupin punues për strategjinë për ish-krerët e UÇK-së

19 Tetor, 2026

Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë

19 Tetor, 2026

“Ndaloni agresionin ndaj protestuesve”- Senatori amerikane Gary Peters reagon per protestat studentore: Populli shqiptar meriton një geveri gě respekton të drejtat e tyre

19 Tetor, 2026

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

19 Tetor, 2026

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

19 Tetor, 2026

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

19 Tetor, 2026

Ali Ahmeti kujton Komandant Ilirin në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta: Ishte unifikues dhe njeri i fjalës

19 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 20 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Koalicioni global kundër Shtetit Islamik afër përfundimit të misionit në Irak

TV NewsBy TV News28 Shtator, 2024 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Koalicioni global për mposhtjen e grupit terrorist të Shtetit Islamik po përgatitet të përfundojë misionin e tij ushtarak në Irak, pjesë e një plani me dy faza që zyrtarët amerikanë thonë se nuk do të pengojë operacionet kundër ISIS-it në zona të tjera të rajonit.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh u tha gazetarëve të premten se misioni do të ndryshojë nga një koalicion shumëpalësh në një partneritet dypalësh sigurie me qeverinë irakiane.

“Shtetet e Bashkuara nuk po tërhiqen nga Iraku”, u tha zëdhënësja Singh gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës në konferencën për shtypin. “Nuk mund të hyj në më shumë detaje se si do të duket kjo në të ardhmen.”

Faza e parë e marrëveshjes, pritet të hyjë në fuqi menjëherë, parashikon përmbylljen e operacioneve të forcave të koalicionit në në Irak brenda një viti, thanë të premten zyrtarë të lartë amerikanë.

Faza e dytë, thanë ata, do të fillojë shtatorin e ardhshëm dhe do të zgjasë të paktën një vit, duke lejuar që një pjesë e mbetur e forcave të koalicionit të qëndrojë në Irak me qëllimin e vetëm për të mbështetur operacionet kundër Shtetit Islamik në Sirinë fqinje.

Zyrtarët amerikanë, të cilët informuan gazetarët në kushte anonimitetit, nuk pranuan të thonë se çfarë ndikimi do të ketë marrëveshja me dy faza tek 2500 trupat amerikane në Irak dhe 900 trupat amerikane në Siri, ndonëse zëdhënësja Singh nuk pranoi ta karakterizonte marrëveshjen si një tërheqje të Shteteve të Bashkuara nga rajoni.

“Ky është një evolucion i misionit ushtarak në Irak”, shtoi zyrtari. “Ne po shkojmë drejt llojit të marrëdhënieve produktive dhe afatgjatë të sigurisë që Shtetet e Bashkuara kanë me partnerët në mbarë botën.”

Zyrtarë të tjerë thanë se pavarësisht një marrëveshjeje të gjerë për përfundimin e rolit ushtarak të koalicionit në Irak, ende nuk është vendosur për detajet kryesore të operacioneve.

Numri i trupave amerikane në Irak dhe fati i bazave amerikane “mbetet në një proces planifikimi dhe nën shqyrtim”, tha një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes, duke theksuar se pavarësisht se çfarë ndryshimesh do të zbatohen përfundimisht në fazën e parë të tranzicionit, kjo nuk do të ndikojë negativisht në mbështetjen për forcat amerikane të angazhuara në operacionet kundër Shtetit Islamik në Siri.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh tha se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Irakun mbeten shumë të rëndësishme, pavarësisht se kërcënimi nga Shteti Islamik në Irak nuk është aq i madh sa dikur.

“Shteti Islamik nuk i ka më bazat e forta që i kishte dikur në Irak”, tha ajo në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës.

Njoftimi i shumëpritur i së premtes vjen 10 vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera bashkuan forcat për të shkatërruar kalifatin e vetëshpallur të Shtetetit Islamik, i cili në kulmin e tij shtrihej në gati një të tretën e Irakut dhe Sirisë./VoA

Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

Franca vendos orë policore në disa zona, pas protestave të dhunshme

Revolta e të rinjve në Francë, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm

Tragjedia e shqiptarëve të vrarë përdoret në përplasjet politike në Serbi

Shefi i ushtrisë britanike: Politikanët së shpejti do t’u tregojnë qytetarëve se çfarë po ndodh

Dimër më i butë dhe më pak borë në Ballkan, por shkurti dhe marsi mund të sjellin surpriza!

FAO nderon gratë kontribuese në sistemet agro-ushqimore

Lajmet e fundit

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg: Me vjen turp qé BE-ja nuk dénon dhunen e policisë ndaj të rinjve shqiptarë

20 Tetor, 2026

Hoxha Zekirija Bajrami, me mesazh për policët shqiptarë: Mos e vrit vëllanë tënd për lekë

19 Tetor, 2026

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët

19 Tetor, 2026

​Vlora Çitaku përfaqëson Kuvendin në grupin punues për strategjinë për ish-krerët e UÇK-së

19 Tetor, 2026

Vuçiq: Kurti e di se nuk do ta njoh Kosovën sa të jem gjallë

19 Tetor, 2026

“Ndaloni agresionin ndaj protestuesve”- Senatori amerikane Gary Peters reagon per protestat studentore: Populli shqiptar meriton një geveri gě respekton të drejtat e tyre

19 Tetor, 2026

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

19 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.