Autor: TV News

Të enjtën fillon formati i ri i UEFA Conference League për sezonin 2024/25. Në ndeshjen mes Heidenheim dhe Olimpija drejtësinë do e ndajnë gjyqtarët nga Shqipëria. Enea Jorgji, asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj, Eldorjan Hamiti arbitër i katërt, Kreshnik Barjamaj përgjegjës i VAR dhe Juxhin Xhaja si përgjegjës i AVAR, do të vendosin drejtësi në ndeshjen Heidenheim – Olimpija e vlefshme për UEFA Conference League. Ndeshja mes klubit gjerman dhe atij slloven zhvillohet nesër nga ora 18:45 në stadiumin “Voith Arena”.

Read More

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mblidhet sot duke filluar nga ora 11:00. Sipas njoftimit do të bëhet shqyrtimi në parim të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Auditim dhe Raportim Financiar. “Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023”, vijon njoftimi. Mbledhje sot gjithashtu në ora 14:00 ka edhe Komisioni për Integrime Evropiane,  i cili në rend të ditës ka takimin…

Read More

Alarmet për sulm ajror janë lëshuar për disa lokacione në Izraelin verior, me sirena që bien në një numër qytetesh në Galilenë e Epërme. IDF ka lëshuar paralajmërime të reja për banorët në Libanin jugor, duke thënë se luftime të rënda po zhvillohen kundër Hezbollahut. Imazhet që vijnë në redaksi tregojnë njësitë e lëvizshme të artilerisë izraelite që gjuajnë nga Izraeli verior drejt Libanit. Më herët, Hezbollahu tha se ishte përballur me forcat izraelite që ishin infiltruar në qytetin libanez të Adaisseh dhe i detyroi ata të tërhiqeshin. Adaisseh ndodhet në anën libaneze të kufirit me Izraelin, vetëm 200 metra nga qyteti izraelit i Misgav Am, ku sirenat e…

Read More

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane do të organizojnë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, që do të mbahet më 2 dhe 3 tetor. Sipas njoftimit, forumi do të hapet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, teksa të pranishëm do të jetë edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe deputei i Bundestagut, Peter Beyer. “Ky forum do të shërbejë si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova do të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike. Forumi do…

Read More

Meriton Mjekiqi sivjet ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 3. Ai gjatë qëndrimit brenda rrëfeu për publikun gjëra të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale. Mes të tjerash, prezantuesi nga Kosova shpesh ka folur edhe për djalin e tij të vetëm, Loarin dhe për raportet me ish-partneren. Në një nga spektaklet e këtij formati, ai u shpreh se kishte vite pa e parë duke hedhur akuza për ish-të dashurën. Në bazë të asaj që deklaroi, shihej se ish-çifti nuk ruan raporte të mira dhe…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të shtojnë numrin e trupave e tyre në Lindjen e Mesme për “disa mijëra”, duke sjellë njësi të reja dhe duke i zgjeruar disa nga njësitë që tashmë ishin të dislokuara atje, tha Pentagoni. Rritja e pranisë ushtarake të Uashingtonit në Lindjen e Mesme vjen në një kohë konflikti në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupit militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar, duke ngritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq…

Read More

Përfundoi 1-0 ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe Milanit e vlefshme për xhiron e dytë të Champions League. Në fund të ndeshjes, Paulo Fonseca u deklarua për Sky Sport. “Ne nuk fituam, por është ndeshja që e kam shijuar më shumë që kur jam këtu. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Jemi të zhgënjyer me rezultatin”, tha fillimisht trajneri. Fonseca më pas vazhdoi duke komentuar për kontaktin në Loftus-Cheek: “Kur keni një situatë të tillë, duhet të paktën të shikoni VAR-in. Për mua ishte një penallti.” “Ata krijuan probleme me kombinimet në krahun e djathtë, por në vështirësi u mbrojtëm…

Read More

Pagat që në sektorin publik zakonisht ekzekutohen para datës 1, këtë muaj dolën me një ditë vonesë. Shkak u bë vazhdimi i funksionimit të pozitave kyçe të shtetit me ushtrues detyre. Edhe ajo e Drejtorit të Thesarit ishte me ushtrues detyre e të cilit i kishte skaduar me 30 shtator mandati dhe rrjedhimisht nuk lejohej të nënshkruante vendimin për ekzekutim pagash. Megjithëkëtë, shteti edhe këtu ka improvizuar duke caktuar një tjetër ushtrues detyre. Siç ka raportuar gazeta Nacionale, në këtë pozitë është caktuar Xhevat Zejnullahu. Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Financave por ata nuk kanë kthyer përgjigje. Por, pagat janë…

Read More

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljeta Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show. Epo një lajm shumë i mirë vjen nga nëna e Çiljeta Xhilagës. Majlinda Xhilaga ka treguar në profilin e saj në Instagram se ka fituar betejën me kancerin. “E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar ajo krah disa fotove të saj.

Read More

Janë publikuar pamje të sulmit të Iranit mbi Izraelin me raketa balistike. Gjithashtu, janë dëgjuar edhe sirenat paralajmruese për sulmin ajror. Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, thotë ushtria izraelite Raketat janë lëshuar nga Irani në Izrael, sipas një deklarate të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Sirenat po tingëllojnë në të gjithë Izraelin, raporton CNN përcjell Dukagjini. Pamje të raketave janë publikuar në Kanalin Telegram nga NEXTA Live të cilat mund ti shihni. Gjitashtu në vijim mund të shihni pamjet e drejtpërdrejta nga Tel Avivi. SHBA: Irani po përgatitet për një sulm raketor ndaj Izraelit

Read More