Autor: TV News
Edon Zhegrova ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi kosovar fitoi penalltinë – teksa David realizoi për të dërguar ekipin francez në pushim me avantazhin minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport. Zhegrova poashtu kishte momente të mira në lojë – ku vëreheshin driblimet e tij. Në një moment, Zhegrova ia humbi topin Camavingas, duke e dribluar për mrekulli. Ja momenti: Edon Zhegrova plays a lot . pic.twitter.com/isTPgtsVTZ — حمودي . (@hmdmd_70) October 2, 2024 The post Momenti kur Zhegrova ia humbi topin Camavingas me driblimin e tij! appeared first on GazetaBlic.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka hedhur poshtë akuzat për falje borxhesh ndaj kompanive që ambalazhojnë ujë. Për Debat Plus, Aliu ka theksuar se nuk ka asnjë vendim për falje borxhesh apo për faturim të tillë siç është raportuar. “Çështja e ambalazhimit të ujit, ka qenë çështje që është ngritur kemi pasur edhe padi në prokurori nga ana e PSD-së, unë nuk jam intervistuar për këtë punë. Nuk ka çështje fare këtu, nuk ka as faturim as vendim i faljes, nuk ekziston asnjë vendim i faljes të ujit siç nuk ka vendim të faturimit të tillë…
Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën vonë se tetë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve kundër grupit militant Hezbollah brenda Libanit. Forcat izraelite e nisën mëngjesin e së martës një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut në jug të Libanit, duke i përshkallëzuar edhe më shumë tensionet. Në një video ngushëlluese, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: “Ne jemi në kulmin e një lufte të vështirë kundër Boshtit të së Keqes së Iranit, i cili dëshiron të na shkatërrojë”. “Kjo nuk do të ndodhë, sepse ne do të qëndrojmë të bashkuar, dhe me ndihmën e Zotit, ne do të fitojmë së bashku”, tha…
Ish-deputeti serb Dragan Shormaz ka deklaruar se Milan Radojçiq, i cili akuzohet për sulmin terrorist në Banjskë, duhet ose të gjykohet në Serbi, ose të ekstradohet në Kosovë. “Nuk shoh asnjë problem juridik që Radojçiq të ekstradohet në Kosovë për t’u gjykuar, ose të përballet me drejtësinë në Serbi”, ka thekuar Shormaz. Megjithatë, ai shprehu skepticizëm për arrestimin e Radojçiqit, duke e lidhur këtë me ndikimin e presidentit Aleksandër Vuçiq. “Nuk besoj se Radojçiq do të ekstradohet apo të gjykohet përderisa Vuçiq është në pushtet, sepse ai është shefi i tij. Si mund ta arrestojë Vuçiq atë dhe pastaj të…
Kjo sallë e Kuvendit Komunal të Gjilanit kështu mund të mbetet, tash e tutje. Kjo pasi që kryetari i kësaj komune Alban Hyseni kërkoi nga ministri i MAPL-se Elbert Krasniqi shpërndarjen e Kuvendit Komunal, meqenëse ky organ nuk po arrin të kaloj buxhetin e vitit 2025 siç e parashikon ligji. “I nderuar Ministër, Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit…
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim lidhur me, siç thotë, veprimin pengues të shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut drejt gazetares së “Kallxo”, Florinda Kelmendi dhe gazetares së “Telegrafit”, Blinera Mehmeti. AGK-ja ka theksuar se gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes. “Derisa unë po xhiroja arrestimin e Alleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së…
Sipas një statistike interesante nga CIES, një organizatë që studion futbollin përmes të dhënave, Amir Rrahmani është mbrojtësi më i fortë në botë në ajër. Në renditjen e hartuar, kapiteni i Kosovës spikat mbi Van Dijk dhe Ousmane Diomande. Vendin e katërt e zë blerja e re e PSG-së, Willian Pacho, pak më poshtë është Lucas Merolla, argjentinasi nga Mazatlan Qendërmbrojtësi kosovar i Napolit duket se është rikthyer në nivelet e sezonit të Scudettos, në të cilin ishte një mbrojtës fizik, taktik dhe jashtëzakonisht i fokusuar. /GazetaBlic Sport 🔵 @sscnapoli | Amir #Rrahmani is currently the best central defender in…
Përqafimi është një gjest i thjeshtë, por me një ndikim të thellë në shëndetin tonë mendor dhe emocional. Gjatë viteve të fundit, shkenca ka filluar të hetojë më në detaje përfitimet e këtij veprimi, veçanërisht në lidhje me ankthin dhe stresin. Një nga mekanizmat kryesorë përmes të cilit përqafimet ndihmojnë në uljen e ankthit është çlirimi i oksitocinës, një hormon i njohur si “hormoni i dashurisë”. Ky hormon ka efekte qetësuese dhe ndihmon në forcimin e lidhjeve emocionale midis individëve. Studimet kanë treguar se oksitocina kontribuon në uljen e nivelit të kortizolit, hormoneve të stresit, duke rezultuar në një ndjenjë…
Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me operacionin e së mërkurës kundër fajdeve, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Gjatë kontrollit në tri lokacione, janë arrestuar tre persona me inicialet A.Th., I.Th., dhe J.Th., të cilët dyshohen se i kanë dhënë viktimës para me kamata mujore prej 25 për qind, duke e vendosur atë në kushte të paqëndrueshme financiare. “Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të viktimës, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 25%. I dëmtuari disa herë ka paguar kamata, dhe kur…
Enisa Nikaj është shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, e lindur në Brooklyn. Edhe pse ka lindur në Amerikë, ajo ndjehet 100% shqiptare dhe është krenare për origjinë e kulturën e saj. Këtë e bën të ditur me anë të postimeve në rrjetet sociale ku çdoherë tregon se është e lumtur për prejardhjen e saj. Mbrëmë presidentja e Kosovës e cila ka disa ditë që gjendet në New York, e ka nderuar artisten me medalje. “Pata privilegjin të nderohem nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shumë dashuri për Kosovën Shqiptarët në mbarë botën, ne jemi një Faleminderit edhe Senatores…
