Autor: TV News
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Serbia vazhdon të paraqesë një kërcënim serioz për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke ndjekur taktika të ngjashme me ato të Rusisë. Në fjalimin e tij në Forumin e Varshavës për Siguri, me temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e gjeopolitikës dhe integrimit evropian,” Kurti e cilësoi Serbinë si një aktor destabilizues, duke përmendur veçanërisht sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. “Serbia që sot është e njëjtë sikurse në kohën e Millosheviqit, vazhdon t’i kërcënojë fqinjët, duke dhunuar sovranitetin dhe territorin e shteteve, përfshirë Kosovën. Ajo…
Bruno Genesio, trajneri i Lille ka folur para ndeshjes kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të mërkurën. Trajneri 58-vjeçar francez tha se skuadra e tij nuk ka asgjë për të pritur kundër klubit mbretëror. “Ne luajmë nesër kundër ekipit më të mirë në botë. Nëse humbasim, është logjike dhe krejtësisht normale. Çdo gjë përveç humbjes do të ishte fantastike”, tha trajneri francez, i cili drejton Lille që nga kjo verë. Deri më tani ai ka drejtuar skuadrën franceze në 11 ndeshje këtë sezon. Në kampionat janë në vendin e pestë pas gjashtë xhirove, ndërsa në Ligën e Kampionëve humbën…
Ministrja e Puënëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Schwarz, përmes një njoftimi në “Facebook”, ka njoftuar se në Berlin po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit. Schwarz po merr pjesë me me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, sot kam mbërritur në Berlin, ku po marr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të…
Është zbuluar edhe moderatori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Producentja Olsa Muhameti në një intervistë të fundit bëri të ditur se Alaudin Hamiti do të jetë sërish në moderim të këtij spektakli. Ai mbase edhe këtë herë do të jetë i shoqëruar nga Jonida Vokshi, e cila ka qenë me të në formatet e kaluara. Ky reality shou do të nisë në fillim të muajit tetor dhe premton shumë befasi për publikun. Tashmë kanë dalë edhe disa nga emrat që fliten se do të jenë pjesë e këtij sezoni, por që nuk ka asgjë zyrtare. Fitues…
Parlamenti i Japonisë zgjodhi të martën politikanin Shigeru Ishiban si kryeministër të ri të vendit. Ai pason Fumio Kishidën, nga e njëjta parti, që u detyrua të largohej nga detyra për shkak të një skandali korrupsioni. Zoti Ishiba planifikon të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 27 tetor, për të marrë votë-besimin e publikut. Ai ka bërë thirrje për një aleancë më të fortë ushtarake rajonale. Zoti Ishiba ka propozuar krijimin e një versioni aziatik të NATO-s. Po ashtu ai ka propozuar një partneritet më të barabartë në fushën e sigurisë mes Japonisë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë komandimin e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman Michael Roth. Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë. Në njoftim thuhet se Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces. “Gjermania ka qenë një aleate tradicionale e popullit të Kosovës dhe ne e…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim sot nga Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbok, ku tha se u është “rikonfirmuar partneriteti i fortë mes Kosovës dhe Gjermanisë. Këtij njoftimi i replikoi edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si partnere e besueshme. “Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, ka shkruar Rohde në rrjetin social “X”. Our close partnership will continue to…
T: Të ndërrohen udhëheqësit e policisë Moto: Mt: Masat e ndërmarra për përmirësimin e gjendjes në sigurimin shtetëror Në frymën e qëndrimeve e të konkluzave të Plenumit të IV të KQ të LKJ-së, Plenumit të VI të KQ LKS dhe Plenumit të VII të Komitetit Krahinor të LKS-së janë ndërmarrë një varg masash e qëllim të përmirësimit të gjendjes në Shërbimin e sigurimit shtetëror dhe në shërbimet tjera të organeve të punëve të brendshme në territorin e Krahinës. Rëndësia dhe llojet e deformimeve në Shërbimin e sigurimit shtetëror kanë kërkue që menjëherë të ndërrohen udhëheqësit…
Izraeli tha se trupat e tij kanë nisur një operacion “të shënjestruar dhe preciz” tokësor në jug të Libanit, që ka në shënjestër Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – që mbështetet nga Irani njofton BBC përcjell Dukagjini. Izraeli nisi këtë operacion tokësor pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara në mes të frikës se një veprim i tillë do të mund të nxjerrë jashtë kontrollit ngjarjet në Lindjen e Mesme. Pavarësisht thirrjeve nga e mbarë bota për uljen e tensioneve, Izraeli është zotuar se do të mbajë presionin ndaj Hezbollahut dhe ka…
Kombëtarja shqiptare shkon me probleme mungesash në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, që do të jenë edhe vendimtare. Kuqezinjtë luajnë jashtë fushë tani në tetor, dhe trajneri Silvinjo ka pasiguri në sulm dhe në mesfushë. Armando Broja vazhdon të mos luajë tek Evertoni, dhe ende nuk është e sigurt se kur sulmuesi do të jetë gati pas dëmtimit në tendinin e Akilit. Padyshim që kjo do të ndodhë pas ndeshjeve ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, ndërsa ylli I Premier Ligës nuk ishte as në shtator, në Pragë kundër Ukrainës dhe në “Arenën Air Albania” ndaj gjeorgjanëve. Në dyshim edhe…
