Autor: TV News
Mbrojtja ajrore ukrainase mëngjesin e 3 tetorit ka rrëzuar rreth 15 dronë rusë mbi Kiev, tha Serhiy Poko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas. Copëzat e dronëve të rrëzuan ranë në një qark të Kievit, por sipas Popko, nuk shkaktuan viktima apo dëme materiale. Sulmet ruse ndaj Kievit zgjatën të paktën pesë orë, sipas autoriteteve ukrainase. Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë neutralizuar dronë rusë edhe në rajonet e Çernihivit, Poltavës, Çerkasit, Sumit dhe Vinitsjas. Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se 113 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet e Belgorodit, Voronezhit, Kurskut dhe Brianskut.…
Një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë është vetëdorëzuar të mërkurënnë Policinë e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 6 korrik 2021. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. “Prishtinë / 06.07.2021 – 04:00. Lidhur me rastin është raportuar se me 02.10.2024 është vet-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Skuadra e Real Madridit pësoi humbje në Ligën e Kampionëve mbrëmë ndaj Lille-t me rezultatin minimal 1:0. Mbrojtësi spanjoll që është edhe kapiten te klubi mbretëror, Dani Carvajal ishte tejet i inatosur me disfatën. Kamerat kanë xhiruar futbollistin në fjalë, i cili shihet tejet nervoz në minutat e ndeshjes, duke kërkuar në çdo formë që skuadra e tij të barazonte rezultatin. Madje në një moment, ai shtyu një futbollist të Lille-t – i cili nuk ia dha topin kur kishte dalë në rivënje anësore. Kujtojmë se në këtë ndeshje paraqitje të mirë pati lojtari kosovar, Edon Zhegrova.
Një person është vetëplagosur në Bjeshkën e Lumëbardhit – Levoshë të Pejës të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, ai e ka qëlluar veten në dorë dhe pas trajtimin në Spitalin e Pejës, është dërguar në QKUK. “I dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin Rajonal –Pejë është dërguar në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë. Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari por jo për bartje. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën se ai nuk do të mbështeste asnjë sulm izraelit në objektet dhe qendrat bërthamore të Iranit, në përgjigje të sulmit të Teheranit dhe i bëri thirrje Izraelit të reagojë në mënyrë “proporcionale”. Presidenti Biden ka folur një ditë pasi Irani sulmoi me 180 raketa balistike Izraelin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të paguajë për sulmin. “Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7-ës bien dakord se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por duhet të…
Gjermania këtë të mërkurë shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit të zhvilloheshin në mënyrë të barabartë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi për RTK se Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shumë e rëndësishme për popullin gjerman. Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar se dy vendet kanë marrëdhënie të mira në shumë fusha. Rohde përmendi forumin e fundit ekonomik që po mbahet në Kosovë si një shembull të këtij bashkëpunimi. Ambasadori Rohde konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të…
Dy ish konkurentët e Big Brother Vip Kosova 2, Meti Alshiqi dhe Azem Gagica po nisin një eksperiencë të re. Kësaj radhe dyshja kanë bashkuar forcat për të sjell një emision të ri. “Po ta sillim”, titullohet projekti i Metit dhe Azemit, që së shpejti pritet të filloj. The post Met Alshiqi dhe Azem Gagica së shpejti me një projekt të ri appeared first on GazetaBlic.
Leo Messi ka shënuar eurogol nga fauli në ndeshjen e MLS në Amerikë. Messi ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Columbus Crew, për të dërguar Inter Miamin në pushim me avantazhin 0:2, shkruan GazetaBlic Sport. Goli i dytë nga Messi ishte special, me argjentinasin që shënoi direkt nga fauli. Ja pamjet: MESSI AGAIN!! ARE YOU KIDDING?! 🔥 pic.twitter.com/0myWHJwu1d — FOX Soccer (@FOXSoccer) October 3, 2024
Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, nga partia e presidentit Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet sa më parë. Në një intervistë për “Debat Plus”, Shormaz ka theksuar se “është e rëndësishme që të përfundohet ky proces, pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që deri në vitin 2030 të gjithë vendet e rajonit të jenë anëtare”. Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Shormaz ka kritikuar Vuçiqin për menaxhimin e sulmit terrorist në Banjskë, i cili përfundoi me humbjen e policit Afrim Bunjaku. Ai ka shtuar se ndryshimet në veri tashmë janë të dukshme, me…
Zbokthi mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh. Mund të vijë si rezultat i tharjes së skalpit apo nga sëmundje të ndryshme që mund ta prekin atë siç është dermatiti seborheik. Zbokthi mund të shkaktohet edhe nga produktet e pasura me kimikate, ose nga shkaqe të brendshme siç janë sëmundjet e skalpit të kokës. Në raste të tjera lëkura e dëmtuar dhe kruajtja e kokës mund të shkaktohen nga psoriaza apo ekzema Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë mënyrat për të larguar zbokthin nisin që nga shampot kundlr zbokth tek trajtimet që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi. Në këtë artikull…
