Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë dhe ndryshimet janë të dukshme, në numrin e lartë të turistëve dhe të ardhurat që vijnë nga investimet. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin e “Matchmaker Albania”.
Teksa renditi arritjet dhe ndryshimet rrënjësore që ka pësuar vendi, Rama theksoi se vendi jonë nuk është më ai shteti i korrupruar që ka qenë.
Duke mos dashur të bëj krahasime, Rama tha se krimi i organizuar dhe korrupsioni ekziston shumë herë më tepër në vendet europiane, sesa tek ne.
Fjala e Ramës:
Jemi shumë të lumtur të shohim që ambicioa jonë dhe e atyre që kthejnë sytë nga Shqipëria po rritet dita ditës.
Synojmë të promovojmë destinacionet turistike dhe turizëm të një cilësie dhe niveli tjetër të të kuptuarit.
Shtylla e dytë është bujqësia inteligjente që shfaqet si fushë sfiduese por po ndodhin shumë gjëra. Shumë produket të zhvilluara në Shqipëri po mbërrijnë në tryezat e 100 vendeve në mbarëbotën dhe objektivi ynë për të arritur në 1 mld euro është brenda orizontit tonë.
IA dhe siguria kibernetike. Jemi vendi i parë që i ka lënë hapësirë në qeveri një ministre me IA. Digjitalizimi për ne përfaqëson bekim sepse është një mundësi unike për të mbyllur endeqe historike që tjetërsoj nuk do të mund të mbylleshin në gamën e një apo dy brezave.
Shqipëria deri në fund të kësaj dekade të jetë sovrane dhe të sigurojë energjinë e vetë.
Korrupssioni dhe krimi i organizuar nuk është në Shqipëri. Ne nuk kemi korrupsion më shumë se vendet e tjera. Në fakt po themi qarkullimin e drogës në Europë. Nuk jemi më të mirë se të gjithë. Por për këdo që thotëqë jeni më tëkëqqinj, u them shikoni punën tuaj. Sot si dëshmi ndryshimi, ne kemi ecur nga një vend me pak muaj turizmi në një vend me shumë më tepër muaj turizmie më shumë turistë dhe investime të huaja.
Nuk më duket si një vend që vuan nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Këto po i lë pas dhe ky është fakt.

