Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Behgjet Pacolli ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt

TV NewsBy TV News26 Mars, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një zhvillim i rëndë dhe thellësisht tronditës ka dalë sot në sallën e gjykatës, gjatë dëshmisë së të akuzuarit Granit Plava, në një nga rastet më makabre që ka prekur opinionin publik në Kosovë vitet e fundit.

Gjatë mbrojtjes së tij, Plava ka bërë një deklaratë që pritet të shkaktojë valë të forta reagimesh.

Ai deklaroi se gjatë planifikimit të vrasjes së tani të ndjerës Liridona Ademaj, i akuzuari tjetër Naim Murseli i kishte thënë se për këtë krim ishte në dijeni edhe Behgjet Pacolli.

Sipas këtij rrëfimi, Murseli i kishte dhënë siguri Plavës se, për shkak të pushtetit dhe ndikimit që Naim Museli dhe Behxhet Pacolli kanë, ai nuk do të qëndronte më shumë se dy vite në burg, duke krijuar kështu një perceptim të frikshëm për një skemë të paramenduar dhe të mbështetur në besimin për imunitet nga drejtësia.

Ky deklarim, nëse provohet ose edhe vetëm nëse hetohet seriozisht, e ngre çështjen në një nivel krejt tjetër – nga një vrasje e rëndë familjare, në një aferë potencialisht me implikime të thella politike dhe institucionale.

Rasti i vrasjes së Liridona Ademaj ka qenë që nga fillimi një ndër ngjarjet më të rënda dhe më të diskutuara në vend.

Fillimisht u raportua si grabitje që përfundoi me fatalitet, por hetimet zbuluan një skenar të dyshuar të organizuar, ku në qendër qëndronte bashkëshorti i saj.

Deklarimi i sotëm i Granit Plava pritet të nxisë reagime të menjëhershme dhe kërkesa për sqarime zyrtare, veçanërisht nëse emri i Behgjet Pacolli përfshihet në hetime apo trajtohet nga organet e drejtësisë.

Ngjarja vazhdon të mbetet një plagë e hapur për opinionin publik, një rast që jo vetëm tronditi për brutalitetin e tij, por që tashmë rrezikon të marrë përmasa edhe më të mëdha, me pretendime që prekin nivele të larta të ndikimit dhe besimit në sistemin e drejtësisë.

Procesi gjyqësor është në zhvillim, ndërsa çdo deklaratë e tillë duhet të trajtohet me kujdes maksimal nga organet kompetente.

A do ftohet Behxhet Pacolli si dëshmitar në gjykim apo ndaj tij do fillojë hetim, mbetët të shihet në ditët në vijim.

Lexuar: 133

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.