Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rama: Çliruam punonjësit e shtetit nga kthetrat e politikës, për herë të parë administrata filloi të funskionojë

TV NewsBy TV News7 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë sot në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, duke theksuar përparimet në reformën e administratës dhe çlirimin e saj nga ndikimi politik.

Gjatë fjalës së tij, Rama vuri në dukje se para ardhjes së qeverisë së tij, shumë punonjës të shtetit, përfshirë policinë, drejtorët e qarqeve, mësuesit dhe infermierët, ishin nën kontroll politik. “Të gjithë vendimet për karrierën e tyre shpesh vendoseshin nga partitë apo deputetët,” tha ai.

Kryeministri theksoi se për herë të parë administrata filloi të funksionojë sipas një ligji të shërbimit civil, duke mundësuar që punonjësit në vijën e parë të shërbejnë qytetarët pa ndërhyrje politike. Ai shtoi se edhe pse Shqipëria mbetet prapa vendeve të BE-së në disa standarde administrative, krahasimi me vende me kushte të ngjashme është pozitiv.

“Kur ne kemi marrë detyrën, të gjithë punonjësit e shtetit ishin në kthetrat e politikës: punonjësit e policisë, shefat e komisariateve, drejtorët e qarqeve. I vendoste partia, i vendosnin deputetët me telefona.

Mësuesit mund të zgjidheshin një ditë të transferuar gjetkë, sepse nuk ishin mjaftueshëm të investuar me partinë. Infermierët i gjetëm në kthetrat e partisë në pushtet. Pa vënë fare në diskutim administratën e ministrive dhe institucioneve.

Për herë të parë, administrata filloi të funksionojë me një ligj të shërbimit civil kur erdhëm ne në pushtet. Të gjithë punonjësit që përmenda, ata që janë në krye të detyrës, në vijën e parë për t’i shërbyer popullit shqiptar, janë të çliruara nga kthetrat e politikës. Nuk vendos politika që vendos fatin e tyre, por përpjekja është për të mbështetur ata që e meritojnë.

Nëse do ta krahasojmë këtë proces me proceset dhe standardet e disa vendeve të përparuara me BE, jemi shumë më mbrapa, por nëse do ta krahasojmë me vendet që kanë një ngjashmëri me ne, jemi padiskutim në kushtet që mund të jemi krenar për atë që kemi bërë.

Të gjitha llojet e shërbimeve ishin në kthetrat e politikës; sot janë në duart e teknologjisë, që kanë nevojë për një administratë të vetëdijshme mbrapa.
Jam i inkurajuar me punën që po bëhet. Është meritë e atyre që po e ushqëheqin këtë.

E përditshmja provon që sot kemi të gjitha arsyet që të jemi besimplotë se në këtë proces të negociatave për anëtarësimin në BE, edhe falë këtij procesi, ne do të kemi një administratë dinjitoze që do të gëzojë gjithmonë e më shumë respektin e qytetarëve shqiptarë, që janë skeptikë dhe kanë një perceptim, siç e kam patur edhe unë më parë, pasi llumi i rrjeteve të informacionit.”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Lexuar: 149

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.