Autor: TV News
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përsëriti kërkesën për uljen e taksave mbi karburantin. Berisha shfrytëzoi mbledhjen e grupit parlamentar për të theksuar se regjimi fiskal mbi naftën duhet të ndryshojë rrënjësisht për tu ardhur në ndihmë qytetarëve “Grupi ynë parlamentar dhe opozita kërkon me çdo kusht përmbysjen e sistemit fiskal aktual mbi litrin e naftës. Sistem absolutisht ndëshkues totalisht mbi qytetarin shqiptar. Sistem i cili ka në bazë një taksë prej 1.1 euro për litër nafte. Një marrëzi, një taksë që tejkalon çdo vend tjetër të planetit”, tha Berisha. Sipas Berishës, sot nafta rëndon mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ka përshëndetur amrëpushmin dy-javor të arritur mes SHBA-së dhe Iranit. Në fjalën e tij ai tha se uron që ky armëpushim të shndërrohet në një marrëveshje paqeje të qëndrueshme për vendet dhe popujt e këtij rajoni. Berisha: Së pari, shpreh vlerësimin tim, tonin, të PD dhe opozitës për armëpushimin e arritur në luftën në Gjirin Persik midis SHBA, Izraelit dhe Iranit.Le të urojmë që ky armëpushim të shndërrohet në një marrëveshje paqeje të qëndrueshme për vendet dhe popujt e këtij rajoni, rajoni siç faktohet i një rëndësie…
Çmimi i naftës është një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në ekonominë e përditshme të qytetarëve. Sot, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja për naftën, duke vendosur një çmim tavan që do të ndikojë në xhepat e shumë konsumatorëve. Ministria ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për naftën sot është 1.89 euro për litër. Ky vendim vjen si rezultat i analizave të tregut dhe kërkesave të konsumatorëve, të cilat janë marrë parasysh për të mbajtur stabilitetin në sektorin e energjisë. Çmimet e reja për derivatet e naftës janë si më poshtë:…
Në 27 prill, në orën 11:00, Gjykata e Posaçme do të mbajë seancën e parë të gjykimit për ish-presidentin Ilir Metaj, ish-deputeten Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Ata akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Gjatë zhvillimit të seancës paraprake, ata mohuan akuzat dhe pretenduan se hetimi ndaj tyre është politik.
Lezhë – Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në Spitalin e ri Rajonal, me drejtuesit e bluzave të bardha mbi kushtet dhe ambiciet, për rreth 22 mijë mjekë, infermierë e staf mjekësor në të gjithë vendin. Ai shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sala. Ministrja bëri me dije se punimet për rikonstruksionin e spitalit të Lezhës kanë përfunduar në vitin 2025 dhe tani ofrohet një infrastrukturë dhe teknologji bashkëkohore. Ndërsa kreu i qeverisë, theksoi se përmirësimi i ekonomisë ka krijuar mundësi për rritje domethënëse të pagave në disa sektorë, si arsimi dhe ushtria, ndërsa paralajmëroi se kjo politikë do të…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar socialist. Në takimin që zgjati rreth një orë në kryesinë e kuvendit, kreu i qeverisë u la një sërë porosish deputetëve. Fokusi ishte tek takimet në bazë por edhe me qytetarët, ndërsa vetë Rama bëri me dije se do të zhvillojë takime me simpatizantët e PS dhe qytetarët në çdo qytet të vendit për t’u njohur me problemet që kërkojnë zgjidhje konkrete. Burime nga PS bëjnë me dije se ligjvënësit e majtë kanë raportuar aktivitetet publike të fushatës “Për Shqipërinë”, e cila do të zgjasë 9 javë, ku fokusi i…
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik. Çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se ky sistem i ri u mundëson qytetarëve të ndjekin hap pas hapi procesin e punësimit dhe garanton transparencë të plotë në çdo aplikim. Ai shtoi se kjo iniciativë forcon besimin e publikut tek administrata dhe tregon qartë se aftësitë dhe…
Kreu i qeverisë Edi Rama, ditën e sotme mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik. Rama iu përgjigj opozitës e cila disa ditë më parë deklaroi se negociatat e vendit tonë me BE kanë ngrirë. Rama: Flitet lart e poshtë, se negociatat janë bllokuar, janë ndaluar, janë penguar. Kjo është e pavërtetë. Kush i thotë këto nuk e ka idenë për çfarë flet. Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por një proces testimi i vazhdueshëm dhe provimesh të vazhdueshme. Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtarë është një…
“Shqipëria sot ka më pak korrupsion”. Kështu deklaroi kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik. Kryeministri theksoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që i ka hapur korrupsionit luftë dhe i ka çliruar duart drejtësisë. Rama: Të thuash që sot Shqipëria ka më shumë korrupsion se më parë do të thotë të flasësh përçart. Sot flitet më shumë për korrupsionin qoftë për shkaqe objektive, qoftë për shkaqe subjektive. Si asnjëherë më parë i është hapur korrupsionit luftë. Lufta i është hapur në radhë të parë…
Kamerat inteligjente në shkolla: çfarë funksioni do të kenë, ku do të shkojnë të dhënat, kush i kontrollon ato? Kjo ka qenë tema e emisionit të sotëm “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, avokati Asllan Dogjani tha se ky është një projekt i rrezikshëm, i cili vë në rrezik të dhënat kombëtare. Sipas tij, sot nuk ka transparencë se kush do t’i kontrollojë të dhënat e shqiptarëve. Pjesë nga biseda: Borakaj: Pse jeni kundër një iniciative të tillë? Dogjani: Duhet ta rrëzojmë këtë lloj vëzhgimi masiv. Borakaj: Mund ta rrëzojmë tani? Dogjani: Patjetër.…
