Në kuadër të bashkëbisedimeve për Punët e Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama ka zhilluar një takim me pensionistë të Njësisë nr. 2 ku foli për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për tu 5-fishuar deri me 2030-ën. Kreu i qeverisë theksoi se pavarësish sfidave me të cilat është përballur vendi, si tërmeti i vitit 2019, pandemia dhe luftrat, qeveria ka marrë masa për t’iu gjendur afër qytetarëve.
Rama: Janë gjëra që nuk i vendosim ne por duhet t’i përballim. Që nga pandemia e tërmeti, deri ta lufta në Ukrainë e tani lufta në Lindjen e Mesme që vjen këtu. Çmimi i naftës kërcen jashtë çdolloj parashikimi befasisht. Shpresojmë që armëpushimi dy javor të çojë në një zgjidheje përfundimtare përpara se çmimi i naftës të shfaqet edhe te çmimet e ushqimeve. Nëse do shfaqet edhe te çmimet e ushqimeve, ne gjëja e para që do mendojmë jeni ju, pensionistët. Të tjerët vijnë mbrapa. Ju jeni të parët.
Shefi i qeverisë tha se do të vijojnë edhe me rritjen e pagave. Paralelisht theksoi se pagat janë rritur edhe në sektorin privat, përveç atij publik.
Rama: Ne duam të vazhdojmë të rrisim dhe pagat. Sot po rriten edhe në sektorin privat. Sot nuk është më pyetja “sa do ia jap rrogën, por ku do ta gjej personin e duhur për të ma bërë këtë punë”. Sot Shqipëria është më tërheqëse për të huajt dhe zhvillime të cilat deri dje ishin të paimagjinueshme.
Gjithashtu kryeministri iu përgjigj akuzave se integrimi i vendit është bllokuar. Ai tha se negociatat po vijojnë sipas planit.
Rama: Negocitat vazhdojnë sipas planit. Në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi hapur gjithë kapitujt e negociatave dhe tani jemi duke diskutuar me Komisionin Evropian, duke negociuar piketat e ndërmjetme. Fundi i marsit dhe prilli ishin të planifikuara në kalendarin tonë si momenti i diskutimit mes nesh dhe vendeve anëtare për piketat e ndërmjetme. Na ka ardhur sot në dorë ne fati i këtij vendi dhe nuk i ka buzëqeshur fati Shqipërisë si tani.

